Lajme

Java XVI: Vllaznia – Prishtina

Java XVI: Vllaznia – Prishtina

Ndeshja zhvillohet në Gjilan

Prishtinë, 22 nëntor, 2017 – Bardhekaltrit pas dy humbjeve rresht i hyjnë takimit me debutuesit në Superligië, Vllaznia nga Pozherani. Ndeshje kjo e javës XVI e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Vllaznia renditet e fundit me vetëm 5 pikë, me një fitore e dy barazime dhe nga 11 ndeshjet e fundit i ka vetëm dy barazime dhe 9 humbje, prej tyre 4 të fundit rresht.

Kurse lajmi i mirë te Prishtina është se në seancat stërvitore janë rikthyer Khalid e Mazrekaj – i pari nuk ka gjasa, ndërsa “Menqa” mbase në ndeshjet e ardhshme mund të jetë pjesë e të ftuarve për ndeshje.

Prishtina e ka fituar përballjen e parë të zhvilluar në Drenas (2:1 – Mankenda 16’, Khalid 34’ – Shillova 38’) njëherësh është kjo vetëm përballja e dytë zyrtare ndërmjet skuadrave. E para ishte në kuadër të Kupës në vjeshtë të vitit 2013 kur Vllaznia nga rangu i tretë kishte eliminuar bardhekaltrit pas ekzekutimit të penalltive – ishte ky eliminimi ndër më të turpshmit në histori të klubit. 

Java XVI

Vllaznia – Prishtina

E enjte, 23 nëntor – ora: 13:00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Fatlum Berisha (FK), Ramadan Hyseni (Mt) – Leutrim Mustafa (Pd)