Lajme

Java XVII: Gjilani – Prishtina

Java XVII: Gjilani – Prishtina

Bardhekaltrit udhëtojnë të kompletuar

Prishtinë, 30 nëntor 2019 – Të dielën dhe të hënën zhvillohet java e fundit e stinorit vjeshtor. Prishtina e mbyll stinorin me ndeshjen në Gjilan kundër skuadrës që ka një pikë më shumë se Prishtina. Bardhekaltrit udhëtojnë të kompletuar pa asnjë mungesë.

Fakte para ndeshjes:

Nëse ka ndonjë kundërshtar në këtë edicion që mund të thuhet se e kishte dominuar Prishtinën, ishte Gjilani i cili megjithatë ishte mposhtur 2:1 me golin e vonshëm të Shillovës (90’+5). Armend Dallku kishte udhëhequr ndeshjen e parë si kryetrajner dhe nga atëherë ka regjistruat 13 ndeshje kampionale (9-2-2, 23:6).

Në 16 përballje kampionale në Gjilan, Prishtina e ka vetëm 1 humbje (fitorja e vetmja e Gjilanit në përballjet kampionale) duke fituar 7 ndeshje dhe 8 barazime me goldallim +9, 7:16. Prishtina ka fituar 6 përballjet e fundit rresht.

Gjilani është skuadra me më së shumti gola të shënuar (29), Prishtina e dyta me më së pakti gola të pranuar (9).

Gjilani e ka mbrojtjen e dytë më të mirë si vendase (4) – Prishtina mbrojtjen më të mirë si mysafire (4)

Gjilani si vendas nuk e ka sulmin më të mirë se gjashtë skuadra tjera (12) – Prishtina e ka sulmin e dytë më të mirë si mysafir (11) pas Gjilanit (17).

Gjilani me fitore mund të përfundoj si kampion vjeshtor, ndërsa Prishtina maksimumin mund ta mbërrij pozitën e 2-të me 1 pikë më pak.

Java XVII

Gjilani – Prishtina

E diel, 1 dhjetor – ora: 12:55

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Edmond Zeqiri (Pd), Fatmir Sekiraqa (Pd) – Fatmir Tahiri (Mt)

L. Boshnjaku: Gjilani skuadër e fortë – por ne udhëtojmë vetëm për tre pikë

“Përballja e Gjilanit e ka rëndësinë shumë të veçantë për shkak se është ndeshja e fundit e stinorit ku nuk do të kursejmë asgjë nga vetja duke e dhënë maksimumin e mundshëm. Ne i dimë cilësitë e Gjilanit, janë skuadër e fortë, por ne udhëtojmë atje vetëm për tre pikë si në çdo ndeshje tjetër pa marrë parasysh a jemi vendas apo mysafir. Ndërsa, sa i përket formës time individuale, e kamë thënë edhe më herët se e rëndësishme është ekipi, grupi, sidomos kur bëhen paraqitje të mira, e pastaj vije në shprehje edhe forma individuale e gjithsecilit futbollist. Unë tash për momentin jam mirë, po gëzoj formë të kënaqshme duke u stërvitur mirë me shpresën e madhe se do të vazhdoj njëjtë edhe në stinorin pranveror”, ka thënë mesfushori Lorik Boshnjaku i cili në disa ndeshje ka qenë pothuajse futbollisti deçiziv në mesfushën e Prishtinës.