Lajme

Java XVII: Prishtina – Gjilani

Java XVII: Prishtina – Gjilani

Bardhekaltrit vetëm fitorja e afron afër kreut

Prishtinë, 26 nëntor, 2017 – Prishtina dhe Gjilani e zhvillojnë nesër ndeshjen e fundit kampionale të javës së XVII. Derbi do të zhvillohet në Drenas nga ora 13:00. Pas përfundimit të ndeshjeve tjera, tani Prishtina mbetët pesë pikë mbrapa Llapit dhe një pikë mbrapa Dritës, ndërsa ka tre pikë më shumë se Gjilani, skuadër kjo që ka më së pakti humbje – vetëm një, edhe atë në “Rexhep Rexhepi”, por kundër Feronikelit. Andaj, për Prishtina fitorja në ndeshjen e nesërme është imperativi i vetëm. Dy rivalët në ndeshjen e parë të stinorit ishin ndarë baras pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjilan.

Prishtina, pa Boshnjakun e Khalidin, është e kompletuar, pa mungesa apo lëndime, ndërsa Mazrekaj ka ditë që është rikthyer në seancat stërvitore.

Java XVII

Prishtina – Gjilani

E hënë, 27 nëntor - ora: 13:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Jakup Musolli (Pd), Bekim Rama (Pd) - Selim Isufi (Mt)

Statistikat:

Dy rivalët pas luftës kanë zhvilluar 37 ndeshje të përgjithshme ku Gjilani ka vetëm tre fitore, njëra për Kupë që s’i kishte ndihmuar të kalonte tutje (pranverë, 2003), dhe e dyta për Superkupë (verë, 2000), ndërsa fitoren e parë historike e ka arritur në edicionin e kaluar, 1:0. Po me këtë rezultat janë mbyllur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit prej rikthimit të Gjilanit në Superligë e ku katër prej tyre i ka fituar Prishtina, një Gjilani dhe dy herë baras pa gola.

Pra, me 22 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje, Prishtina ka golldallim +37, 62:25.

Edhe pse për ndeshje efikasiteti është 2.3 gola për ndeshje (Prishtina 1.67 – 0.67 Gjilani), këto skuadra rezultatin më të shpeshtë, 10-herë, e kanë 1:0 (Prishtina 8 herë, 2 si mysafire – 2 Gjilani si vendas, njëra për Kupë).

Ndërsa Prishtina fitoren më të thellë kampionale pas luftës e ka me Gjilanin, 7:0 (pranverë, 2007). Por, Prishtina ka edhe fitore 5:1, 4:0 dhe 4:1.

62 golat e Prishtinës kanë shënuar 34 futbollistë dhe prin me 6 gola, Sheremet Isufi (1x3, 1x2), ndërsa nga futbollistët aktual dy gola ka shënuar Mazrekaj dhe nga një gol Khalid dhe Boshnjaku.

Për Gjilanin 25 golat i kanë shënuar 16 futbollistë dhe prin Premtoj Muja me 4.

Prishtinës i kanë prirë 15-trajnerë, Ajet Shosholli me 7 ndeshje (3-2-2), Ramiz Krasniqi 6 (3-3-0) dhe Afrim Tovërlani 5 (4-1-0).

Gjilanit i kanë prirë 11 trajner dhe vetëm tre kanë pasur fatin të shijojnë nga një fitore, si Arbnor Morina, Musa Selimi dhe Muharrem Sahiti. Ky i fundit ka më së shumti paraqitje, 18, por me bilanc katastrofal, me 1 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje. Asnjë tjetër nuk ka më shumë se tre paraqitje.

Nga 6 dhe 5 përballje kanë pasur Krasniqi dhe Sahiti (3-3-0), dhe Tovërlani me Sahitin (4-1-0).

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Gjilani – Prishtina 1:1 (1:1) F. Fetahu 38’ – K. Munishi 9’
Prishtina - Gjilani 1:0 (0:0) Ynall Duraku 68’
Superkupa: Prishtina - Gjilani 1:4 (0:1) F. Berisha 88’ – Xh. Muji 9’, 90’, N. Sahiti 56’, N. Ajeti 79’

2000/01:
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Besnik Kollari 89’ – Sheremet Isufi 88’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Bashkim Patoku 14’

2001/02:
Prishtina - Gjilani 3:1 (3:0) Sh. Isufi 14’, 32’, Fadil Vuçitërna 16’ – Burim Terziu 89’
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Halil Halili 62’ – Uliks Emra 60’

2002/03:
Prishtina – Gjilani 4:0 (3:0) Xhevdet Llumnica 4’, Sheremet Isufi 8’, 18’, 81’
Gjilani – Prishtina 0:0
Kupa: 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Fitim Krusha 11’, Arsim Plepolli 50’, 65’ – Premton Muja 87’
Kupa: 1/2: Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Arben Zeqiri 89’

2003/04:
Prishtina – Gjilani 3:0 – Gjilani ishte tërhequr nga garat
Gjilani – Prishtina nuk u zhvillua

2005/06:
Prishtina - Gjilani 2:0 (2:0) Malsor Gjonbalaj 8’, Florim Humolli 42
Kupa 1/8 Gjilani – Prishtina 0:3 (0:2) Artan Krasniqi 13’, Mervan Hoxha 31’, Nikollë Dushi 88’
Gjilani - Prishtina 0:0
Kupa 1/8: Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) Eduard Berisha 70’ – Liridon Hasani 20’

2006/07:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:0) Bashkim Arifi 74’ – Arben Zhjeqi 54’, Uliks Emra 70’
Prishtina - Gjilani 7:0 (5:0) N. Dushi 6’, 19’, 30’, Emin Baliqi 35’, 57’, Ardian Kozhani 43’, U. Emra 78’

2007/08:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:2) Arben Zeqiri 56’ – Ertan Hasan 25’, 42’
Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Kushtrim Munishi 18’, Yll Hoxha 88’, Ertan Hasan 90’ – Premton Muja 80’

2008/09:
Gjilani - Prishtina 0:1 (0:1) Suad Saliagiq 17’
Kupa 1/8: Gjilani – Prishtina 2:3 (1:1) Premton Muja 7’, Arifi 90+3’ – Berat Hyseni 38’, 80’, Behar Maliqi 52’
Prishtina – Gjilani 2:2 (0:1) Argjent Mustafa 14’, Berat Hyseni 52’ – Liridon Hasani 31’, 70’

2009/10:
Gjilani - Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 56’, Astrit Fazliu 72’
Prishtina – Gjilani 2:1 (1:0) Ardian Kozhani 22’, Suad Saliagiq 70’ – Sabri Osmani 84’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’

2010/11:
Kupa 1/2: Gjilani - Prishtina 1:1 (1:0) Sabri Osmani 21’ – Suad Saliagiq 74’
Kupa 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:1) I. Llumnica 1’, A. Fazliu 16’, S. Saliagiq 82’ – F. Frangu 33’

2011/12:
Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) A. Ahmeti 70’ – Vllaznim Jashari 45’
Gjilani - Prishtina 1:1 (1:1) Premton Muji 43’ – Mentor Mazrekaj 10’
Gjilani - Prishtina 1:5 (1:2) G. Sermaxhaj 12’ – M. Mazrekaj 18’, F. Zejnullahu 35’, 70’, A. Fazliu 62’, E.      Fetahu 78’

2015/16:
Gjilani – Prishtina 0:0
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Berat Hyseni (p) 81’
Gjilani – Prishtina 0:1 (0:0) Lorik Boshnjaku 54’

2016/17:
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Liridon Kukaj 2’
Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Betim Haxhimusa 59’
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Basit Abdul Khalid 87’

2017/18
Gjilani - Prishtina 0-0