Lajme

Java XVIII: Ferizaj – Prishtina

Java XVIII: Ferizaj – Prishtina

E shtunë, 24 shkurt – ora: 13.00

Prishtinë, 24 shkurt, 2017 – Ferizaj dhe Prishtina rinisin kampionatin në stinorin pranveror të edicionit 2016/17.

Prishtina, me ambicie të madhe, e kuptueshme, si gjithmonë, por edhe Ferizaj i zgjuar nga gjumi i vjeshtës dhe tani patjetër do t’i ikën zonës së rrezikshme.

Ferizaj dhe Prishtina gjithmonë kanë prodhuar lojë të forta, gati-gati deri në tension. Por, Prishtina, kundër skuadrës së Ferizajt, si me e papërshtatshmja si vendase, gjithmonë, apo shumicën e rasteve ia ka dal, dhe besojmë se njëjtë ndodh edhe kësaj here. Sepse, larg dhe bindshëm cilësia e Prishtinës është më e mirë dhe adhuruesit bardhekaltër besojnë në këtë argument.

T’ju kujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Kastriot e ka fituar Prishtina 1:0 me realizues, Debatik Curri (80’).

Debatik Curri FC PRISHTINA

Java XVIII
Ferizaj – Prishtina
E shtunë, 24 shkurt – ora: 13.00
Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Benon Këpuska (Gjk), Bujar Rama (Pd) – Tefik Maloku (Pd)

L. Lindeman: Respejt Ferizajt - por jemi skuadër më e mirë

“Ferizaj tani ka trajner të ri dhe disa futbollistë nga Maqedonia dhe e kam parë ndeshjen e tyre të zhvilluar për Kupë në javën e kaluar. Dhe, e vlerësoj si ndeshje të vështirë, por nëse ne e japim me të mirën nga vetja, atëherë ne duhet fituar këtë përballje. Ekipi im ka punuar mirë gjatë tërë ndeshjes, qindpërqindtë është angazhuar dhe megjithë respektin ndaj Ferizajt, unë mendoj se ne e kemi ekipin më të mirë”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Lutz Lindemann.

L. Leci: Ne peshojmë me rëndë – kjo do ta bëjë diferencën

“Ndeshja me Vëllaznimin, pavarësisht që kemi fituar atë ndeshje, për ne tani ai kapitull është i mbyllur. Kurse, sa i përket Ferizajt, është një kundërshtar mjaft i fortë që duhet respektuar, sidomos kur luan si skuadër vendase, luajnë futboll të fortë. Por, ne shkojmë si gjithmonë, dihet për fitore. Unë kam shumë besim te bashkëlojtarët tanë, te forca e ekipit tonë. Dhe, nëse i qet në peshore lojtarët e Prishtinës me ata të Ferizajt, ne peshojmë shumë rënd dhe kjo besoj se do të bëjë diferencën”, ka thënë mbrojtësi, Liridon Leci.

Lexo statistikat e plota në linkun më poshtë:

http://prishtinafc.com/al/lajme/post/statistikat-ferizaj-prishtina-takohen-te-shtunen