Lajme

Java XVIII: Feronikeli – Prishtina

Java XVIII: Feronikeli – Prishtina

Feronikeli për t’iu afruar kreut e për ta ruajtur atë Prishtina

Prishtinë, 1 dhjetor, 2017 – Feronikeli dhe Prishtina do të ndeshen në kuadër të javës XVIII – e fundit për edicionin vjeshtor. Prishtina me fitore mund të shpreson për kampion vjeshtor, ndërsa barazimi do të mbante në vendin e dytë. Ndërsa Feronikelin vetëm fitorja e afron më afër kreut deri sa momentalisht ka 4 pikë më pak se Prishtina dhe 6 më pak se lideri, Llapi.

Prishtina kësaj sfide do t’i hyjë me shumë mungesa. Por, kryetrajneri Josa nuk është nga ata që mërziten shumë, pasi që konsideron se kush do që luan duhet të jap maksimumin përkrah detyrave që merr. Megjithatë mungesave tani më ditura si Khalid e Boshnjaku, mungon përshkak lëndimit edhe Fetahaj, kurse Miftaraj ka kartonët e verdhë. Ndërsa Mazrekaj do të jetë në grumbullim, por gjendja fizike e tij është shumë larg optimales.

Por, përveç rivalit të fortë e në formë dhe që luan para publikut të vetë, pengesë do të jetë edhe fusha e rënduar nga të reshurat e pandërprera të shiut.

Java XVIII

Feronikeli – Prishtina

E shtunë, 2 dhjetor – ora: 13:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Alban Ejupi (Pd), Besnik Morina (Vu) - Isak Ceroviku (Mt)

Statistikat:

Feronikeli ka mbrojtjen më të mirë në Superligë nga 17 ndeshjet e zhvilluara me vetëm 9 gola të pranuar – dy më shumë se sa Prishtina e Gjilani me mbrojtjet e dyta më të mira. Edhe sulmin Feronikeli ka për 1 gol më të mirë (21) para asaj të Prishtinës me 20 gola, por dy skuadrat janë larg sulmeve më të mira në Superligë.

Siç dihet, në Drenas dy skuadrat kanë zhvilluar në këtë edicion ndeshjen si vendas. Por, Prishtina në “Rexhep Rexhepi” ka larg bilanc më të mirë se sa vendasit e Nikelit, duke grumbulluar 19 pikë nga 9 ndeshje (6-1-2, 13:6) përkundër të 14 pikëve të drenicasve (4-2-2, 9:5).

Prishtina dhe Feronikeli në këtë edicion në ndeshjen e parë janë ndeshur pa gola, kurse në 5 përballjet e fundit Prishtina ka 3 fitore (2 në Drenas, 1:0 e 2:1 si dhe në Pejë për Superkupë 2:1) dhe 2 barazime pa gola (në Kastriot e Drenas).

Në 19 përballjet zyrtare pas luftës, Prishtina ka 8 fitore përball 4 barazimeve e 7 humbjeve me golldallim +12, 30:18. Këtë diferencë e kanë bërë fitoret e larta për Kupë 9:0 dhe kampionel kundër juniorëve të Nikelit, 8:1.

Por, Feronikeli është skuadra e tretë më e trofeshme pas luftës, pas Prishtinës e Besës.

Në 7 përballjet e fundit, për dy skuadrat, me golat e tyre janë shquar, Behar Maliqi (4) e Mendurim Hoti me 2 gola. Tjerë shënues nuk ka, ndërsa te Prishtina kanë shënuar nga futbollistët aktiv të skuadrës, të gjithë nga 1 gol,  Ahmed Januzi, Debatik Curri e Gauthier Mankenda, ndërsa Khalid tani mungon.

Dy rivalët vetëm dy herë kanë luajtur pa gola, ndërsa mesatarja e shënimit për ndeshje është mbi 2.5 gola, ndërsa rezultati më i shpeshtë është 1:0 – 7 herë (Prishtina 3 herë – Feronikeli 4).

30 golat e Prishtinës i kanë shënuar 18 futbollistë dhe prin Florim Bërbaotvci me 5 (1x3, 1x2) i ndjekur nga Uliks Emra me 4 (1x4).

18 golat e Feronikelit i kanë shënuar 9 futbollistë dhe prin ish-kapiteni bardhekaltër, tani i Feronikelit, Behar Maliqi me 6 (1x2) i ndjekur nga Fatih Karahoda me 4 (1x2) e Mendurim Hoti 2.

Prishtinës i kanë prirë 11 trajnerë dhe vetëm Afrim Tovërlani mbi 2, 5 ndeshje (3-0-2, 11:6). Feronikelit i kanë prirë 7 trajnerë dhe tre prej tyre mbi 3 ndeshje. Prind bindshëm dhe ndër të paktit me bilanc pozitiv, Gani Sejdiu me 3 fitore e 3 barazime (8:4) i ndjekur nga Ramiz Krasniqi me 5 ndeshje (2-0-3, 4:4) si dhe Afrim Tovërlani me 4 ndeshje (1-1-2, 2:3).

Përballjet mas luftës:

2002/03:
Kupa 1/16 Feronikeli - Prishtina 0:9 (0:5) A. Plepolli 16’, 44’,  Xh. Llumnica 38’, 53’,  U. Emra 40’, 42’, 79’, 86’, V. Munishi 68’

2012/13:
Prishtina – Ferronikeli 1:0 (0:0) Liridon Kukaj 90’
Kupa, 1/8 Ferronikeli - Prishtina 1:2 p.v. (1:1)Fatih Karahoda 74’ – Florim Bërbatovci 50’, 110’
Ferronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Elhami Berisha 43’, Fatih Karahoda 67’
Feronikeli – Prishtina 1:8 (0:3)Endrit Demaku 69’ - A. Fazliu 3’, G. Begolli 9’, D. Krasniqi 19’, F. Bërbatovci 60’, 75’, 82’, B. Krasniqi 62’ 69’

2013/14:
Feronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Karahoda 32’, 50’
Prishtina – Feronikeli 1:0 (0:0)Berat Hyseni 90+3’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (0:0)Triumf Shabani 74’

2014/15:
Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:1)Mirlind Dërmaku 34’
Feronikeli – Prishtina 1:1 (1:0)Behar Maliqi 11’ (pen) – Liridon Latifi 88’
Feronikeli – Prishtina 2:2 (1:0)Behar Maliqi 21’, Lapidar Lladrovci 57’ – Labinot Osmani (pen) 79’, 90+1’

2015/16:
Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:0)Mevlan Zeka 63’
Feronikeli – Prishtina 3:1 (0:1)Behar Maliqi 52’, 87’, Mendurim Olluri 90+2’ – Gentrit Begolli 16’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (1:0)Mendurim Hoti 13’

2016/17:
Superkupa Feronikeli – Prishtina 1:2 (0:1) Behar Maliqi (p) 51’ – Endrit Krasniqi 36’, Ahmed Januzi 72’
Feronikeli – Prishtina 0:1 (0:1)Debatik Curri 6’
Prishtina – Feronikeli 0:0
Feronikeli – Prishtina 1:2 (1:1) Behar Maliqi 45’ (p) – Basit Abdul Khalid 22’, Gauthier Mankenda 62’

2017/18:
Prishtina – Feronikeli 0:0