Lajme

Java XVIII: Prishtina – Vushtrria

Java XVIII: Prishtina – Vushtrria

Ndeshja e parë e stinorit pranveror

Ahmed Januzi

Prishtinë, 14 shkurt 2020 – Pas dy muaj e gjysmë fillon stinori pranveror dhe bardhekaltrtit ndeshen menjëherë me ish-kundërshtarin e para një jave për Kupë, Vushtrrinë të cilinën Prishtina e mposhti 4:1. Se a do të jetë uverturë e para një jave apo do të ndryshoj diçka, mbetët të shihet në ndeshjen e nesërme.

Prishtina ndodhet e 4-ta në klasifikim me 31 pikë – 3 më pak se lideri në klasifikim, ndërsa Vushtrria në zonën e kuqe si e parafundit me 15 pikë të tubuara.

Prishtina vuan vetëm mungesën e Boshnjakut me kartonë dhe Haliti i dyshimtë nga gripi.

Java XVIII

Prishtina – Vushtrria

E shtunë, 15 shkurt – ora: 13.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Driton Preniqi (Ka), Fatmir Abrashi (Mt) - Shpëtim Murtezi (Gjl)

Çmimi i biletave:
Tribuna jugore dhe lindore 1 euro.
Tribuna perëndimore 2 euro.

Qendrim Zyba

Q. Zyba: Ndjenjë e papërshkrueshme t’i mbrosh ngjyrat e klubit të kryeqytetit

“Vushtrria ka ekip të ri, por kjo nuk duhet të bëjë neve përshtypje, duhet respektuar kundërshtarin dhe në ndeshje të hyjmë maksimalisht të përqendruar. Në mes nesh dy skuadrave s’ka të panjohura, sidomos pas ndeshjes një javë më herët. Besoj që do të kryejmë punën tonë t’i marrim tre pikë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt titullit kampion”.

“Kuptohet, është ndjenjë e papërshkrueshme që si titullar t’i mbrosh ngjyrat e klubit të kryeqytetit të shtetit tonë. Por, kjo nuk mjafton, do të më duhet të luftoj sa më shumë që të jem sa më shpesh pjesë e ekipit startues, kuptohet duke e dhënë maksimumin për të kryer dhe zbatuar të gjitha detyrat që më jepen nga kryetrajneri dhe shtabi teknik”, ka thënë mesfushori qendror i skuadrës, therandasi, futbollisti i dytë më ri i klubit dhe më i riu i përbërjes së nesërme, 19-vjeçari, Qendrim Zyba. Zyba, deri tani ka zhvilluar katër ndeshje me fanellën e Prishtinës, duke debutuar në ndeshje ndërkombëtare në Europa Ligë kundër St Joseph’s, por ndeshja me Vushtrrinë për Kupë ishte e para si titullar, ndërsa nesër do të jetë e para në kampionat si titullar.