Lajme

Java XVIII: Prishtina – Vushtrria 4-0

Java XVIII: Prishtina – Vushtrria 4-0

Bardhekaltrit nisin pranverën me 4 gola dhe 3 pikë të reja

Prishtina - Vushtrria 4-0 Ergyn Ahmeti

Prishtinë, 15 shkurt 2020 – Prishtina ka mposhtur Vushtrrinë dy herë rresht brenda shtatë ditëve, duke i shënuar plot 8 gola, por për dallim nga një javë më herët nuk i lejoi të pësonte asnjë gol.

Ishte Endrit Krasniqi i cili që në minutën e 3-të hapi serinë e golave me gjuajtje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë ballore. Ishte sërish Krasniqi protagonist kur asistoi Johnin i cili shënoi golin e tretë personal brenda javës (11’).

Prishtina - Vushtrria 4-0 Oto John - Erdin Bajrami

Në pjesën e dytë skuadra shënoi edhe dy gola tjerë e vlen të veçohet aksioni i mirë i Ahmetit, asistimi i Korenicës dhe kalimi i portierit dhe shënimi efektiv i Mankendës (62’).

Golin përfundimtar në ndeshje shënoi Korenica pas “sllallomit” dhe asistimit të Januzit (86’).

Me këtë fitore Prishtian ruan distancën me liderin e klasifikimit, Ballkanin, në 3 pikë larg, skuadër me të cilën ndeshet pas dy javësh, pas udhëtimit javën e ardhshme në Skenderaj.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Qendrim Zyba

Java XVIII:

Prishtina – Vushtrria 4-0 (2-0)

Golat: Endrit Krasniqi 3’, Oto John 11’, Gauthier Mankenda 62’, Meriton Korenica 86’

Shikues: afër 500

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Driton Preniqi (Ka), Fatmir Abrashi (Mt) - Shpëtim Murtezi (Gjl)

KV: D. Miftaraj – B. Dervishaj, N. Boumina

Pozita jashtë lojës: Pri 2-0 Vush

Kornerët: Pri 6-1 Vush

Gjuajtje totale: Pri 13-4 Vush

Gjuajtjet në portë: Pri 9-2 Vush

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi, 23. Leonit Abazi (4. Tun Bardhoku – 46’) – 20. Qendrim Zyba, 18. Ergyn Ahmeti, 6. Endrit Krasniqi (15. Gauthier Mankenda – 58’) – 10. Meriton Korenica, 77. Oto John (21. Ermal Vitija – 75’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Labinot Ibrahimi, Ardit Hila, Kreshnik Uka. Kryetrajner: Armend Dallku.

Vushtrria: 12. Erdin Bajrami – 9. Drilon Fazliu, 10. Valmir Azemi, 11. Baton Zabergja, 16. Etrit Halimi /c/, 24. Besfort Dervishaj (87. Adnard Mehmeti – 87’), 26. Evan Brian Salinas, 33. Bler Istrefi, 34. Dren Ahmeti, 44. Kadri Kodrolli, 66. Naoufal Boumina (23. Joseph Chigozie Okonwo – 46’). Kryetrajner: Fitim Llapashtica.

Endrit Krasniqi - Valmir Azemi

Komenti:

Pritej ndeshje e lehtë, sidomos duke e marrë parasysh ndeshjen para një jave. Ashtu doli, përbërja e Vushtrrisë nuk ia doli t’i paronte Prishtinës as në këtë ndeshje e cila për dallim para një jave u përmirësua edhe më tej duke shfaqur edhe më pak gabime në lojën e saj.

Gëzon fakti i efikasitetit të skuadrës e cila po krijon shumë raste, por tani duke i konkretizuar të paktën gjysmën e tyre.

Përndryshe Endrit Krasniqi sot shënoi golin e 3-të sezonal (të 2-në kampional), John shënoi të parin kampional, por të tretin sezonal, kurse Mankenda të 1-në kampional e të dytin sezonal. Korenica me golin e 4-të kampional (6 sezonal) mbetët dy gola mbrapa Januzit i cili sot regjistroi asistimin e 2-të kampional. Krasniqi realizoi asistimin e dytë kampional (3-të sezonal) dhe Korenica të 3-në kampional (5 sezonal).

Skuadra sot pati mungesën e Boshnjakut me kartonë të verdhë, Halitin me grip, kurse probleme virale pati edhe Abazi, ndërsa Krasniqin e mundoi një lëndim i vogël dhe lëshoi fushën më herët duke mos dashur të rrezikonte më shumë.

Minutë pas minute:

Prishtina - Vushtrria 4-0 Endrit Krasniqi

3’ Januzi ndalet palejueshëm para zonës. Endrit Krasniqi e ekzekuton mjeshtërisht për 1-0.

11’ Krasniqi ia “lëshon” topin John-it i cili me shpejtësi depërtoi nga e majta dhe tregohet sërish mjeshtër në përballjet me portier – 2:0.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Oto John

16’ Korenica e provon gjuajtjen e lirë nga 30-metra, e lartë.

19’ Dren Ahhmeti e sprovon Bekajn me gjuajtje ballore, por portieri prishtinas në vend.

23’ Korenica me pasim brilant e qet John-in në pozitë ballore me portierin mysafir i cili reagon bukur ia mbyll këndin dhe shpëton gol të sigurt.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Oto John - Erdin Bajrami

24’ Depërtim nga e djathta e Korenicës e që topi vazhdon te Ahmeti e shkurtë te Krasniqi për ta gjetur Januzin që gjuan me të parën me kthim, por e lartë.

29’ Thaqi e harkon këndoren, Bekteshi gjuan lehtë me kokë, pret portieri Bajrami.

37’ Krasniqi sërish fut top në zonë nga e djathta te Thaqi që nga pozitë ideal e kërkon pasimin në shtyllën e majtë, por intervenon portieri.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Armend Thaqi

45’ Dervishaj provon me gjuajtje nga gjysma e fushës, Bekaj nuk befasohet.

50’ Pas gjuajtjes së lirë nga e majta dhe harkimit në zonë, Okonwo rrezikon, por jashtë pingules së djathtë.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Ergyn Ahmeti

55’ Ergyn Ahmeti gjuan nga jashtëzona, jashtë.

59’ Pasim i shkëlqyer ballor i Mankendës për John që del i vetëm me portier, e kërkon këndin e djathtë, pret e shpëton portieri Bajrami.
Prishtina - Vushtrria 4-0 Gauthier Mankenda

62’ Nga mesfusha Ahmeti e shtyn topin te Korenica që me shpejtësi e vazhdon në zonë për Mankendën që i ikën portierit nga e djathta dhe vendos topin në portën e zbrazët – 3:0.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Gauthier Mankenda

Prishtina - Vushtrria 4-0

81’ Dren Ahmeti e provon gjuajtjen nga ndërprerja prej largësisë, e lartë.

82’ Korenica provon gjuajtjen ballore, e lartë.

85’ Bardhoku ia vazhdon majtë Vitijës e ky harkon para portës, gjuan Korenica, por e lartë.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Meriton Korenica

86’ Ahmed Januzi depërton pothuajse nga mesfusha kur pothuajse mbulohet, por ia del të shtynte topin aq sa Meriton Korenica të gjuante saktë me të parën për 4:0.

Prishtina - Vushtrria 4-0 Armend Dallku

Deklaruan:

Armend Dallku: Për dallim nga ndeshja para një jave kur kishim lëshuar disa gabime, sepse sikur nuk e kishin marr aq seriozisht, pra për dallim, kemi punuar gjatë tërë javës në evitimin e gabimeve dhe problemeve që na u kishin shfaqur. Po më gëzon fakti që detyrat e dhëna djemtë po i përmbushin maksimalisht dhe si rezultat i lojës kanë ardhur edhe golat. Pra jam i kënaqur me realizimin, sepse e kam potencuar që më herët kemi pasur problem në realizimin e golave dhe në dy ndeshje kemi shënuar tetë gola dhe vetëm më mbetët të shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. 

Endrit Krasniqi: Jo çdo ndeshje është e lehtë, por varet nga futbollistët dhe qasja e tyre në ndeshje. Pra ne dhamë maksimumin, çdo gjë eci mirë dhe jemi të përgatitur që të vazhdojmë ende me këso paraqitje të mira. Pa dyshim që është e lehtë të luash me John sepse është e tepërt të flitet për cilësitë e tij dhe me shpejtësinë e tij e me mbajtjen shumë të mirë të topit nga Januzi, pra me dy sulmues të tillë, megjithëse të dallueshëm, vetëm na mbetët të besojmë se në vazhdim do të harmonizohemi në maksimum. 

Prishtina - Vushtrria 4-0 Plisat

Prishtina - Vushtrria 4-0 Plisat

Foto: Roland Racaj