Lajme

Java XX: Arbëria – Prishtina 0-4

Java XX: Arbëria – Prishtina 0-4

Prishtina shkëlqen si me lojë po ashtu edhe me rezultat

Arbëria - Prishtina 0-4 Lorik Boshnjaku
Ferizaj, 19 shkurt 2021 – Bardhekaltrit kanë vazhduar serinë pozitive prej 14 ndeshjeve zyrtare pa humbje. Në këtë seri, skuadra shkëlqeu edhe sot duke arritur fitoren më të lartë si mysafire në këtë edicion.

Arbëria - Prishtina 0-4 Leonit Abazi

Arbëria rezistoi vetëm 9-minuta kur pas depërtimit të Endrit Krasniqit topin mori Leonit Abazi dhe me gjuajtje të saktë shënoi gol të bukur. Nuk vonoi shumë dhe Abazi shënoi golin e dytë pas asistimit të Shillovës (21’).

Lojën brilante në pjesën e parë me gol e kurorëzoi Leutrim Kryeziu pas aksionit të Zybës dhe asistimit apo lënies së topit nga Endrit Krasniqi për 9-shin bardhekaltër (37’).

Arbëria - Prishtina 0-4 Leotrim Kryeziu

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë, megjithëse nuk munguan rastet. Por, Arbëria po tentonte më shumë dhe me gjithë disa tentime u mungonte konkretizimi.

Lojën e mirë për rezultat të thellë u kujdes Besnik Krasniqi me gjuajtje precize pas asistimit të Kryeziut (90+2’).

Janë këto tre pikë të mirëseardhura të skuadrës para derbit të madh të mërkurën me liderin e klasifikimit, Dritën.

Arbëria - Prishtina 0-4 Besnik Krasniqi

Java XX

Arbëria – Prishtina 0-4 (0-3)

Golat: Leonit Abazi 9’, 21’, Leutrim Kryeziu 37’, Besnik Krasniqi 90+2’

Gjyqtarë: Shpetim Murtezi (Gjl), Safet Berisha (Mt), Hekuran Osmani (Gjl), Dardan Çaka (Vu)

KV: Hyseni, Bytyqi – B. Krasniqi, Shillova

Pozita jashtë lojës: Arb 0-4 Pri

Kornerët: Arb 2-8 Pri

Gjuajtjet totale: Arb 7-11 Pri

Gjuajtjet në portë: Arb 3-5 Pri

Arbëria: 12. Donat Kaçiu – 91. Elmir Lekaj, 6. Bruno Arrabal, 28. Leotrim Beqiri (13. Ergon Hyseni – 46’), 17. Çlirim Avdulli, 24. Agron Bruqi, 9. Kreshnik Bahtiri /c/, 8. Dior Zabergja (25. Eldin Adzoviç – 46’), 21. Almir Kryeziu (7. Hysen Bytyqi – 77’), 18. Gresild Lika (99. Çlirim Kashtanjeva – 67’), 15. Marclei Cezar Santos (19. Anes Hoti – 59’). Kryetrajner: Arbnor Morina.

Prishtina (4-3-3): 12. Ardit Nika – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi (22. Gentjan Muça – 61’), 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (27. Albin Prapashtica – 68’), 20. Qendrim Zyba, 10. Endrit Krasniqi (4. Tun Bardhoku – 61’) – 23. Leonit Abazi (21. Enis Gavazaj – 81’), 9. Leutrim Kryeziu, 17. Alban Shillova (15. Gauthier Mankenda – 81’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Mergim Pefqeli. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Arbëria - Prishtina 0-4 Gledi Mici

Golat/rastet:

6’ Besnik Krasniqi harkon nga e djathta e Endrit Krasniqi gjuan me kokë, gol të sigurt shpëton njëri nga mbrojtësit vendas.

Arbëria - Prishtina 0-4 Endrit Krasniqi

9’ Aksion nga pozita qendrore, Endrit Krasniqi depërton deri në zonë, në aksion inkuadrohet nga krahu Leonit Abazi dhe nga e majta e zonës gjuan në këndin e sipërm të portierit Kaçiu – 0:1

Arbëria - Prishtina 0-4 Leonit Abazi

17’ Kryeziu vendas nga e majta prej gjuajtjes së lirë gjuan skaj pingules së afërt.

Arbëria - Prishtina 0-4 Alban Shillova

21’ Alban Shillova nga krahu i djathtë e pason saktë te Leonit Abazi që i ikën mbrojtësit Beqiri, del përball portierit të cilin e mposhtë me lehtësi – 0:2.

Arbëria - Prishtina 0-4 Leonit Abazi

Arbëria - Prishtina 0-4 Leonit Abazi

29’ Endrit Krasniqi e harkon këndoren e djathtë, Kryeziu nga pozitë ideale gjuan furishëm, por mbi portë.

Arbëria - Prishtina 0-4 Leotrim Kryeziu

31’ Abazi depërton dhe e pason deri te Shillova që gjuan qendrore, por pret Kaçiu.

Arbëria - Prishtina 0-4 Qendrim Zyba

37’ Qendrim Zyba para zonës e pason te Endrit Krasniqi i cili e vazhdon topin dhe mençur ia liron rrugën Leutrim Kryeziut i cili brenda zonës nga anash gjuan furishëm dhe saktë – 0:3.

Arbëria - Prishtina 0-4 Leutrim Kryeziu

52’ Aksion, Zyba – E. Krasniqi djathtë te Besnik Krasniqi i cili pas depërtimit harkon në shtyllën e dytë ku nga afërsia Endrit Krasniqi nuk ishte i saktë, gjuan mbi portë.

54’ Lika provon gjuajtjen nga afërsia pranë vijës fundore, intervenon Nika, pastaj kap topin edhe pas tentimit të dytë me kokë nga vendasit.

63’ Shillova nga anash prej djathtës gjuan jashtë.

Arbëria - Prishtina 0-4 Alban Shillova

66’ Almir Kryeziu gjuan rrezikshëm, Nika grushton në këndore.

67’ Pas këndores, Bahtiri gjuan me kokë, jashtë.

71’ Bruqi gjuajtje ballore, jashtë.

Arbëria - Prishtina 0-4 Leonit Abazi

78’ Abazi nga e djathta, gjuajtje e rrezikshme, por e pasaktë.

90+2’ Pasime të Kryezit e Besnik Krasniqit, ky i fundit me gjuajtje precize shënon për rezultatin përfundimtar - 0–4.

Deklaroi:

Leonit Abazi: E kishim paraparë ndeshje të vështirë, andaj e kishim marrë shumë seriozisht. Nuk jam i kënaqur vetëm me dy golat e mi, por jam i kënaqur me tërësinë e ekipit tim, me ecurinë që e kemi dhe po ndjehem shumë i lumtur. Jo, nuk e kishim mendjen te Drita gjatë pjesës së dytë, por rezultatin që e kishim sikur na dha lehtësi, por tash pas përfundimisht të ndeshjes, natyrisht që fokusin e kemi vetëm te përballja e së mërkurës, ashtu siç mendojmë për çdo ndeshje të radhës.