Lajme

Java XX: Prishtina – Ballkani

Java XX: Prishtina – Ballkani

Leotrim Bekteshi

Bardhekaltrit duan të shfrytëzojnë rastin të marrin kreun

Prishtinë, 28 shkurt 2020 – Nesër zhvillohet kryendeshja e javës e cila ka marrë jehonë të madhe në opinionin publik. Ka rastisur, që me fitoren eventuale, Prishtina të kap edhe kreun e tabelës.

Prishtina është e kompletuar, nuk ka probleme me mungesa dhe futbollisti i fundit i rikuperuar tërësisht është mesfushori Ardit Hila.

Futbollistët prishtinas duan të vazhdojnë serinë pozitive të 3 fitoreve pranverore duke shënuar 11 gola dhe pranuar vetëm 1 gol.

Skuadra, në dy garat, kampionat dhe kupë, është 8 ndeshje radhazi pa humbje, 7 fitore dhe 1 barazim (me Gjilanin në javën e 17-të). Nga këto 8 ndeshje, 5 janë kampionale në të cilat skuadra ka fituar 4 dhe barazuar 1 me goldallim +10, 12:2.

Pa dyshim se futbollistët prishtinas janë maksimalisht të përqendruar kundër një kundërshtari i cili ndodhet e para në klasifikim. Por, edhe duan të tregojnë se janë më të mirë dhe nga që nga ky kundërshtar të kapin kreun e klasifikimit.

Armend Thaqi

Java XX

Prishtina – Ballkani

E shtunë, 29 shkurt – ora: 17.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Besnik Morina (Vu), Driton Preniqi (Ka) – Isak Ceroviku (Mt)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore 2 euro.
Tribuna veriore 2 euro (vetëm për tifozët mysafir)
Tribuna perëndimore 3 euro.
Tribuna VIP 5 euro.
*Biletat dalin në shitja nga ora 11 në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Armend Dallku

Deklaruan:

Ermal Vitija - Leonit Abazi