Lajme

Java XX: Prishtina – Ballkani 0-0

Java XX: Prishtina – Ballkani 0-0

Barazimi epilog real i takimit

Prishtina - Ballkani 0-0 - Oto John

Prishtinë, 29 shkurt 2020 – Para më se 7.000 shikuesve, Prishtina dhe Ballkani nuk prodhuan as gola as fitues.

Nga ndeshja e sotme, më e kënaqur doli Ballkani e cila kishte ardhur për një pikë dhe në fund e mori.

Edhe pse ndeshja ishte jashtëzakonisht e fortë, ajo nuk prodhoi shumë raste shënimi, ndërsa ky rezultat tani mban katër skuadra në krye të tabelës me vetëm 3 pikë dallim nga e para te e katërta.

Duhet theksuar se Prishtinës iu është anuluar gol i pastër në minutën e 73-të për pozitë jashtë lojës, kurse në minutën e 41-të, Kushtrim Gashi nuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Sidoqoftë Prishtina duhet harruar këtë ndeshje sa më parë për t’u përqendruar në ndeshjes e radhës e menjëherë të mërkurën, ndeshje në të cilët e pret Ferizajn po nga ora 17:00 në kuadër të javës 21 dhe pastaj menjëherë në fundjavë udhëton në Gjilan kundër Dritës.

FC Prishtina

Java XX

Prishtina – Ballkani 0-0

Shikues: 7.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Besnik Morina (Vu), Driton Preniqi (Ka) – Isak Ceroviku (Mt)

KV: G. Mankenda – K. Gashi, M. Daku, R. Gashi

Pozita jashtë lojës: Pri 6-1 Blk

Kornerët: Pri 2-6 Blk

Gjuajtje totale: Pri 4-5 Blk

Gjuajtje në portë: Pri 3-3 Blk

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi (8. Ahmet Haliti – 29’), 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti (88. Ardit Hila – 54’), 6. Endrit Krasniqi – 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 71’), 77. Oto John, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Labinot Ibrahimi, Qendrim Zyba, Meriton Korenica. Kryetrajner: Armend Dallku.

Ballkani: 1. Armend Ruxhi – 14. Egzon Sinani, Visar Berisha /c/, 33. Arbër Prekazi, 3. Arbër Potoku, 8. Kushtrim Gashi, 20. Edvin Kuç (88. Roni Gashi – 75’), 10. Blend Baftiu, 9. Arbër Hoxha, 11. Jetmir Topalli (23. Ramiz Bytyqi – 81’), 16. Artur Magani (10. Mirlind Daku – 60’). Kryetrajner: Ismet Munishi.

Prishtina - Ballkani 0-0

Komenti:

Sot u luajt ndeshja me prezencën më të madhe të publikut në këtë edicion. Pritshmëria ishte e madhe, sidomos e publikut vendas që kërkonte patjetër tre pikë. Por, angazhimi maksimal nuk mungoi, u krijuan edhe nja 1-2 raste për secilin ekip, por që nuk ia arritën t’i konkretizonin me shënim.

Prishtina - Ballkani 0-0 Ergyn Ahmeti

Prishtina vazhdon me 9 ndeshje rresht pa humbje, e kishte rastin të dilte në pozitën 1-2, por prapë aty ndodhet, 3 pikë më pak se Ballkani (41) e 2 më pak se Drita (40) dhe me pikë të barabarta me Gjilanin me 38 pikë.

Përndryshe Leotrim Bekteshi u lëndua në minutën e 29-të duke u dyshuar në këputje të ligamentit.

Prishtina - Ballkani 0-0 Armend Thaqi

Minutë pas minute:

Sekonda e 20-të – Aksion i rrufeshëm i mysafirëve nga e djathta me Maganin, pasim i pastër në zonë, por Kuç gjuajti jashtë.

14’ Abazi pas tentimit të dytë nga e majta pas ndërprerjes harkon në zonë, Ahmeti e kthen lehtë me kokë nga porta, pa problem portieri Ruxhi.

Prishtina - Ballkani 0-0 Leonit Abazi

17’ Hoxha provon lehtë me kokë, Bekaj në vend pa ndonjë vështirësi.

25’ Pas tentimit të harkimit prej ndërprerjes dhe dëbimit të topit, provon Krasniqi, por pa problem Ruxhi.

Prishtina - Ballkani 0-0 Endrit Krasniqi
28’ Lëndohet Bekteshi dhe dërgohet me autoambulancë në spital.

41’ Kushtrim Gashi e ndal nga mbrapa Boshnjakun, do të ishte kartoni i dytë i verdhë, gjyqtari Selimi e fal dhe nuk e ndëshkon.

Prishtina - Ballkani 0-0 Lorik Boshnjaku

46’ Harkim i mysafirëve nga e djathta, Haliti e dëbon me kokë deri te Kuç që provon me gjuajtje me kokë, por larg portës.

52’ Aksion i mirë i mysafirëve nga e majta, me pasime të shkurta hyjnë në zonë por në fund gjuajtja nga pozitë e mirë e Baftiut përfundon lehtë në duart e Bekajt.

Prishtina - Ballkani 0-0 - Visar Bekaj

57’ Hila bukur me vertikale me top të gjatë e shërben John-in në krahun e majtë, merr pozicion ballor e gjuan, por e pasaktë, jashtë.

Prishtina - Ballkani 0-0 Oto John

73’ Krasniqi harkon nga gjuajtja e lirë, tollovi para portës mysafire, Januzi me shpinë nga porta me thembër e gjen John-in, i cili shënon nga pozitë e pastër, por gjyqtari anësor Preniqi e anulon me pretekst jashtë lojës.

Prishtina - Ballkani 0-0 Ardit Hila

82’ Hila e bllokon një top të vendasve, topin e merr Januzi e shërben prapë te Hila djathë i cili nuk e provon vetë gjuajtjen tenton të gjejë Januzin në pozitë ballore, intervenojnë mysafirët dhe topi dëbohet tutje. Ishte rast ideal për t’i ndëshkuar mysafirët.

Prishtina - Ballkani 0-0 - Arber Hoxha - Armend Thaqi

86’ Daku e shërben majtë Hoxhën, por gjuajtja e tij e lehtë për Bekajn.

Armend Dallku

Deklaruan:

Armend Dallku: “Normalisht nuk jam i kënaqur (me rezultatin), për vetë faktin që luajtëm para tifozëve tanë. Problemi apo e keqja e kësaj ndeshje ishte mos-shënimi i golave për t’i gëzuar gjithë këta tifozë të pranishëm, bëmë çmos si ne, si kundërshtari, por besoj se janë të ndarë të kënaqur me mënyrën e lojës, sepse ishte shumë e luftuar nga të dy palët. Mirëpo duke se epilogu real ishte ky rezultat. E kam potencuar edhe para ndeshjes se kjo ndeshje nuk vendos gjithçka, sepse kemi edhe shumë pikë brenda garës. Vazhdojmë tash të përgatitemi për ndeshjen e radhës. 

Foto: Roland Racaj

Plisat

Plisat

Plisat