Lajme

Java XX: Trepça ’89 – Prishtina 1:0

Java XX: Trepça ’89 – Prishtina 1:0

Goli i hershëm i John (4’) vendosi derbin

Gauthier Mankenda

Mitrovicë, 7 mars, 2017 – Prishtina ka humbur duelin më të rëndësishëm deri tani. Humbja përball “minatorëve”, lider në klasifikim, tani e largon plot 9-pikë.

Prishtina as nuk e pati ditën, as nuk diti as nuk mundi dhe me këtë shfaqje si sot as s’mund ta kërkoj titullin.

Fakt që skuadra pati shumë mungesa të theksuara, por aspak nuk e arsyeton, sidomos lojën pa ide se si të rrezikohet porta kundërshtare. Futbollistët prishtinas ishin tejet të tensionuar me gjyqtarin Vula, i cili në shumë raste nuk kishte kriteriumin as të përafërt të njëjtë, sidomos në duelet e afërta dhe sidomos në duelet e sulmuesve tanë përball mbrojtjes vendase që shpesh sanksiononte në kontra-faull! Por, kjo e nuk arsyeton lojën anemike e patetike të bardhekaltërve dhe synimin që gjatë 90-minutave të tentohet vetëm me topa të gjatë.

Sidoqoftë, ekipet e mëdha ngritën edhe pas humbjeve në derbi dhe nuk dorëzohen deri sa të ekziston mundësia edhe matematikore. Dhe, rast për të dëshmuar këtë është udhëtimi i sërishëm në fundjavë në Mitrovicë me Trepçën e pastaj në mesjavë edhe ndeshja për Kupë në Pejë me Besën.

Trepça '89

Java XX

Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (0:0)

Golashënues: John John 4’

Shikues: afër 4.000

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Bujar Selimaj (Pz), Visar Kelmendi (Pe) – Leutrim Mustafa (Pd)

KV: Përparim Islami – L. Maxhuni, L. Kukaj, M. Neziri, G. Mankenda

Pozitat jashtë lojës: T89 0-1 Pri

Kornerët: T89 1-4 Pri

Gjuajtjet totale: T89 9-5 Pri

Gjuajtjet në portë: T89 5-2 Pri

Trepça ’89: 1. Bledar Hajdini – 21. Përparim Islami, 24. Kabba Sambou, 23. Ilir Izmaku, 13. Arbër Potoku, 25. Ron Broja, 17. Ylber Maloku, 10. Shpëtim Idrizi /c/ (6. Argjend Mustafa – 53’), 8. Florent Hasani (5. Edon Pasoma – 88’), 11. Fiton Hajdari, 4. John John (15. Muharrem Jashari – 70’). Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Prishtina (4-4-2): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 21. Liridon Kukaj, 93. Mergim Neziri (16. Genc Hamiti – 68’) – 6. Debatik Curri, 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi, 23. Blend Baftiu (18. Gentrit Dumani – 46’) – 15. Gauthier Mankenda, 25. Basit Abdul Khalid. Zëvendësues: Visar Bekaj, Agon Xhaka, Donat Hasani, Gentrit Begolli, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Lutz Lindemann.

FC Prishtina

Komenti:

Fakt që Prishtina asnjëherë nuk ka pranuar gol në minutat e ndeshjes. Dhe, kur kjo ndodh në derbi, nga një aksion i përkryer i vendase, por pas gabimit të bardhekaltërve dhe mbrojtjes pothuajse të gjendur në befasi, ishte shok për prishtinasit. Assesi më nuk mundën të këndelleshin. Tentimet individuale dhe përpjekja me topa të gjatë ishte e kot, edhe pse u rrezikua dy-tre herë. Por, edhe vendasit, ndeshjen kanë mundur ta përfundonin shumë më herë, sa për meritë të portierit Muqiqi e poashtu edhe mosgjeturisë së vendasve kjo nuk ndodhi. U deshtë që në minutat e fundit, praktikisht vendasit të luanin pa sulmues që ta mbronin rezultatin dhe ia dolën, sepse Prishtina ishte larg e parrezikshme me gjithë trysninë, flasim për krejt në fund të duelit.

89-shi në historinë e saj nuk ka pasur fitore më të madhe se sa kjo ndaj Prishtinës të cilën përveç që e largojnë 9-pikë larg, e fuqizojnë edhe më shumë pozitën e parë. 

Minutë pas minute:

4’ Prishtina e humb topin në mesfushë dhe nga kundërzbritje e shpejtë e vendasve del aksion i përkryer i përfunduar me depërtim nga e majta prej Hajdarit dhe pasim të saktë para portës për John i cili ishte i pagabueshëm – 1:0.

9’ Dallku harkon nga ndërprerja, djathtë – Khalid me kokë pran pingules.

Basit Abdul Khalid

11’ Hajdari bukur nga e majta, gjuan ulët, pret Muqiqi.

23’ Dallku me vertikale të lartë, Khalid e ul, Mankenda e kthen për Krasniqin gjuan qendrore nga 18 metra, e lartë.

27’ Edhe një aksion i mirë i gjatë i vendasve i cili mbyllet me gjuajtje qendrore nga Broja, por e lartë.

30’ Krasniqi i merr topin vendasve, me pasim të dyfishtë e qet Mankendën në zonë i cili rrëzohet në zonë, por pipi i gjyqtarit Vula hesht.

31’ Maloku nga e djathta gjuan, por jashtë pingules.

45+1’ Khalid lufton fort në mes te futbollistëve dhe posa e qetëson topin gjuan qendrore 18 metra, e ulët, portieri Hajdini mezi e ndal.

61’ Boshnjaku provon me gjuajtje ballore, e lartë.

59’ Rast që s’humbet nga vendasit, Potoku kishte kaluar edhe portierin Muqiqi, nuk tentoi të gjuante por të pasonte nga e majta dhe aksioni shkon huq.

61’ Aksion i gjatë i vendase i përfunduar me gjuajtjen e Hasanit mbi portë.

63’ John del me Muqiqin nga e majta, e zgjat këmbën e gjuan disi, por tani portieri mysafir i kishte bllokuar këndin dhe pret.

69’ Depërtim i Hasanit nga e djathta, e kthen për John, shpëton duke pritur portieri Muqiqi, por e pret edhe gjuajtjen e dytë nga topi i kthyer prej Hajdarit.

83’ Kundërzbritje, Mustafa gjen Brojën në pozitë ballore që rastin e sigurt e huq duke gjuajtur lartë.

89’ Dallku harkon, Khalid e ul topin me kokë para portës, Krasniqi për pak nuk ia del të shtyjë topin në rrjetë, kap portieri Hajdini.

Trepça '89 - Prishtina 1:0

Deklaruan:

Lutz Lindemann, kryetrajner i Prishtinës: Vendasit kanë luajtur me zemër dhe me shpirt dhe e kanë dashur fitoren më shumë se na. Ne përkundrazi, luajtëm si pazemër, poashtu pa shpirt dhe vetëm ashtu mund të luash kundër një skuadre si Trepça ’89. Me këtë lojë, po luajtëm sërish kështu, kuptohet se s’kemi çfarë kërkojmë për titull. 

Zekirija Ramadani, kryetrajner i Trepçës ’89:
Duhet uruar futbollistët për fitore, sepse ta mposhtësh Prishtinën është punë e madhe. Kanë treguar karakter dhe dhanë maksimumin. Siç e kam cekur edhe para ndeshjes, një detal mund ta vendos derbin. Edhe pse ne krijuam tre-katër raste, mjaftoi një gol. Ka dominuar grupi, ne nuk varemi nga individi, por nga ekipi. Kemi ekip të  mirë, solid dhe me meritë fituam ndeshjen. Kuptohet, kur nuk realizon nga disa raste edhe mund të ndëshkohesh, kjo nuk është rregull në manualet e futbollit, por zakonisht kështu ndodh, por për fat ne sot deri në fund e mbrojtëm rezultatin.

Avni Durmishi