Lajme

Java XX: Vëllaznimi – Prishtina

Java XX: Vëllaznimi – Prishtina

Derbi i rivalëve të moçëm me qëllime të ndryshme

Prishtinë, 23 shkurt 2018 – Vëllaznimi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së XX të Vala Superligës apo për herë të 39-të në të gjitha garat zyrtare të pasluftës.

Vëllaznimi në “zonë të kuqe” e pozicionuar e 9-ta me 25 pikë, ndërsa Prishtina lider i klasifikimit me 35 pikë, i gjen rivalët e moçëm në luftë për qëllime të ndryshme. Po ashtu kuqezinjtë nuk kanë fituar ndeshje kampionale si vendas nga ndeshja me Besën më 27 shtator (1:0) në javën e 7-të, po ashtu edhe fitoren e fundit e kanë po me Besën në Pejë. Pra 5 ndeshje Vëllaznimi si vendas nuk din për fitore (4 barazime e 1 humbje). Ndërsa në ndeshjen e parë të këtij edicioni bardhekaltrit kanë triumfuar 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

Prishtina pothuajse është komplete, me të vetmin mungesë të lënduarin Miftaraj dhe suspendimit nga kartonët të kapitenit Dallku.

Java XX

Vëllaznimi – Prishtina

E shtunë, 24 shkurt – ora 13:00

Stadiumi i qytetit, Gjakovë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Jakup Musolli (Pd), Driton Preniqi (Ka) – Erdall Zasella

Josa: Ndeshje e rëndësishme për vazhdimësi pozitive

“Problemi është që ne të jemi në ditë të mirë dhe iu kam thënë edhe herëve tjera që duhet respektuar çdo kundërshtar, sepse janë skuadra që kanë qëllime dhe qëllimi i tyre është mbijetesa. Kurse ne kemi qëllime tjera, është të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin. E dimë që rivaliteti ndërmjet dy skuadrave ka qenë gjithmonë, por nuk do të thotë që ky rivalitet do të kondicionoj ndeshjen.  Ndeshja do të kondicionohet nga kushtet në të cilat do të luhet, dhe me këtë mendoj me kushtet aktuale të ndeshjes dhe jo ato atmosferike etj, etj. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të zbatuar çdo gjë për t’i bërë gjërat mirë, sepse po si bëre gjërat mirë atëherë do të kesh precedent. Çdo trajner i donë të gjithë lojtarët në gjendje që të luajnë dhe në momentet që ne kemi problem me kartonët dhe Dallkun mungesë, atëherë nuk mund të themi që e kemi problem, sepse skuadra ka lojtar që duan të mundohen ta zëvendësojnë. Pra, për mua është ndeshje e rëndësishme dhe e kam thënë edhe para Llapit kur të gjithë na thoshin se ndeshja me Llapin është problem, dhe nuk është problemi te ndeshja me Llapin, por problemi te vazhdimësia e një skuadre dhe këtë vazhdimësi do të shohim nga java në javë”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. 

Curri: Ndeshje e vështirë që duhet fituar

“Do të jetë ndeshje e vështirë sepse prej kur unë e mbaj në mend,  gjithmonë ka qenë derbi me rivalitet të madh,  përballje shumë interesante dhe të vështirë për dy skuadrat. Por, edhe pse janë në fund të klasifikimit, unë e kam parë ndeshjen e tyre me Trepçën ’89 dhe kanë luajtur shumë mirë. Dhe jo vetëm me Llapin apo Vëllaznimin, por në këtë moment përballja me çdo skuadër është e vështirë, sepse të gjitha po luftojnë për tre pikë dhe për objektiva të ndryshme në klasifikim. Ne ndeshjes do t’i qasemi njëjtë, sikurse kundër Llapit, apo siç do të jetë ndaj Trepçës ’89, njëjtë do të jetë edhe me Vëllaznimin dhe me të gjitha skuadrat tjera. Konsideroj që i kemi të gjitha kapacitet të marrim rezultat pozitiv nga kjo përballje, edhe pse kemi mungesa, por ne kemi kapacitet për t’i zëvendësuar të gjitha ato mungesa, ndoshta jo qindpërqindtë, por edhe për këtë arsye jemi ekip pretendent për titull, sepse në çdo pozitë kemi nga dy-tre lojtar, dhe nuk e besoj që do të jetë ndonjë problem”, ka thënë kapiteni i Prishtinës në këtë përballje, Debatik Curri.

Statistikat:

Prishtina dhe Vëllaznimi rival të mëdhenj të futbollit tonë, por që realisht në luftë për trofe kanë qenë vetëm në dy vite që nga viti 1991. Në edicionin 1995/96 Prishtina kishte mposhtur në finale të play-offin Vëllaznimin (1:0) dhe ishte shpallë për herë të dytë kampion i Kosovës pas 3 vitesh pa titull. Por, edhe një edicion më herët Prishtina kishte triumfuar në finale të Kupës (2:1). Rivalitet më nuk kishin pasur skuadrat deri në edicionin 2007/08, kur vetëm në javën e fundit ishte përcaktuar titulli dhe Prishtina në atë vit kishte triumfuar 0:2, 4:3 dhe në Superkupë 1:0.

Në 38 ndeshje të përgjithshme Prishtina ka bilanc pozitiv prej 20 fitoresh, 11 barazime dhe 7 humbje me goldallim +35, 62:27.

Vëllaznimi nuk e ka mposhtur Prishtinën në 8 vitet e fundit në 6 edicione dhe 14 ndeshje radhazi dhe gjatë kësaj kohe kanë vetëm 3 barazime me golldallim katastrofal -25, 8:33. Po ashtu nga 17 ndeshje të zhvilluara në Gjakovë, Prishtina ka 8 fitore me 4 barazime e 5 humbje me goldallim +9, 20:11.

Rezultati më i shpeshtë në përballje është 1:0 – 9 herë (Prishtina 6 fitore, 3 si mysafire dhe Vëllaznimi 3 fitore – 1 herë si mysafire). Përderisa gjakovarët nga 7 fitoret të gjitha i kanë me vetëm 1 gol epërsi dhe me vetëm dy rezultate (2:1 katër herë e 1:0 tre herë), Prishtina ka disa fitore të larta prej 5:0 (dy herë), si dhe 4:1, 3:0 e 4:2.

62 golat e Prishtinës i kanë shënuar 36 futbollistë dhe prijnë me nga 4 gola Astrit Fazliu (1x2), Berat Hyseni (1x2) e Suad Saliagiq. Ndërsa nga futbollistët aktiv kanë shënuar vetëm Mazrekaj (3) e Dallku (1).

27 golat e Vëllaznimit i kanë shënuar 18 futbollistë dhe prin Robert Gjeraj me 3 gola.

Prishtinës i kanë prirë 11 trajnerë dhe vetëm 3 mbi tre ndeshje. Prind bindshëm Ajet Shosholli me 10 ndeshje (1-4-5, 7:10) i ndjekur nga Afrim Toverlani si më i suksesshmi me 7 ndeshje (6-1-0, 17:5) dhe me po aq ndeshje Ramiz Krasniqi (4-1-2, 18:9).

Gjakovarët i kanë udhëhequr 12 trajnerë dhe po ashtu vetëm tre prej tyre mbi tre ndeshje. Genc Hoxha nga 10 ndeshje ka 1 fitore, 6 barazime e 3 humbje me goldallim 6:11. Pasohet nga Blerim Mula me 6 ndeshje (1-2-5, 5:12) dhe Ajet Shosholli me 6 ndeshje (2-0-4, 8:16).

Më së shumti përballje kanë Ramiz Krasniqi (Pr) e Ajet Shosholli (Vl), 6 dhe Krasniqi ka bilanc pozitiv prej 3 fitoreve e 2 humbjeve me goldallim, +7, 12:5

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Vëllaznimi – Prishtina 1:0 (0:0) Luan Tabaku 68’
Prishtina - Vëllaznimi 1:2 (0:0) Kushtrim Munishi 56’ – Arbër Zhubi 79’, Florim Glloxhani 81’

2000/01:
Prishtina - Vëllaznimi 3:0 (2:0) Burim Berisha 31’, Sheremet Isufi 36’, Malsor Gjonbalaj 88’
Vëllaznimi – Prishtina 0:0

2002/03:
Prishtina – Vëllaznimi 0:1 (0:0) Luan Tabaku 60’
Vëllaznimi - Prishtina 1:0 (0:0) Arben Fazlija 82’

2003/04:
Prishtina – Vëllaznimi 3:1 (2:1) Besnik Kollari 10’, Sheremet Isufi 18’, Labinot Demolli 78’ – Labinot Efendija 34’
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (2:0) Samir Kastrati 16’, 31’ – Uliks Emra 78’

2004/05:
Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (1:1) Adnan Haliti 23’ – Arber Zhubi 33’
Vëllaznimi – Prishtina 0:0
Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi – Prishtina 1:1 (0:0) Artan Lama 55’ – Mervan Hoxha 70’

2005/06:
Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Arben Zhjeqi 79’

2006/07:
Vëllaznimi - Prishtina 0:3 (0:0) Nikollë Dushi 50’, Uliks Emra 66’, Artan Krasniqi 85’
Prishtina- Vëllaznimi 1:0 (0:0) Uliks Emra 90+3’

2007/08:
Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Visar Berisha 16’, Isuf Llumnica 75’
Prishtina – Vëllaznimi 4:3 (1:2) Visar Berisha 20’, Isuf Llumnica 52’, 75’, Enis Fetahu 60’ – Uliks Emra 7’, Ismet Ramushi 41’, Labinot Efendija 85’
Superkupa Prishtinë Prishtina – Vëllaznimi 1:0 (1:0) Berat Hyseni 27’

2008/09:
Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Berat Hyseni 45’, 66’
Prishtina – Vëllaznimi 2:2 (0:2) Berat Hyseni 56’, Suad Saliagiq 86’ – Robert Gjeraj 7’, Alban Dylazeka 12’

2009/10:
Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (0:1) Robert Gjeraj 52’, Alban Dylazeka 58’ – Suad Saliagiq 42’
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (1:0) Robert Gjeraj 16’, Dardan Rogova 53’ – Agron Skeraj 85’

2010/11:
Prishtina – Vëllaznimi 3:2 (1:1) Taulant Dajaku 22’, Shemsi Osmani 63’, Suad Saliagiq 90’ – Virtyt Hashani 8’, Atdhe Gashi 50’
Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) /0:3/ p.f. u ndërpe min. 65 Astrit Fazliu 54’, 62’
Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (2:0) Shemsi Osmani 17’, Suad Saliagiq 26’, Azem Ahmeti 75’, Faton Zejnullahu 79’, Behar Maliqi 90’

2011/12:
Vëllaznimi - Prishtina 2:2 (1:1) Fatih Karahoda 4’, Fisnik Papuqi 53’ - Qendrim Sejdiu 20’, Ilir Berisha 65’
Prishtina – Vëllaznimi 4:1 (3:0) Elhami Berisha 7’, 48’, Behar Maliqi 21’, Faton Zejnullahu 22’ - Fisnik Papuqi 87’
Prishtina – Vëllaznimi 4:2 (3:1) Azem Ahmeti 20’, Mentor Mazrekaj 31’, Astrit Fazliu 35’, Liridon Latifi 47’ – Agron Skeraj 24’, Fatih Karahoda 80’

2012/13:
Prishtina - Vëllaznimi 2:0 (0:0) Florim Bërbatovci 64’, Behar Maliqi 86’
Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Liridon Kukaj 86’
Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (1:0) Astrit Fazliu 3’, Liridon Latifi 58’, Florim Bërbatovci 74’, 90’, Mentor Mazrekaj 87’

2014/15:
Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (0:1) Mentor Zhdrella 72’ (pen) – Valon Kasapi 18’ (pen)
Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) Bashkim Shala 76’, Shend Kelmendi 89’
Prishtina – Vëllaznimi 0:0

2016/17:
1/8 e Kupës: Vëllaznimi – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Leci 7’(p)

2017/18:
Prishtina – Vëllaznimi 1:0 Armend Dallku 90+1’