Lajme

Java XXI: Prishtina – Drita

Java XXI: Prishtina – Drita

Fitorja Prishtinën e inkuadron fuqishëm për titull

Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Nesër zhvillohet derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Dallimi në gjashtë pikë dhe fitores eventuale të Prishtinës, bardhekaltrit i afron në tre pikë larg rivalëve gjilanas dhe përfundimisht e inkuadron skuadrën fuqishëm në luftë për titull.

Skuadra nuk ka probleme në përbërje, pritet edhe rikthimi i Lilajt dhe duke e parë se si skuadra po gëzon formë maksimale, atëherë nesër mund të presim angazhim maksimal dhe që skuadra të dëshmoj se dy fitoret për Kupë dhe Superkupë ndaj Dritës nuk kanë qenë të rastësishme.

Java XXI
Prishtina – Drita
E mërkurë, 24 shkurt – ora: 13.00
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Gramoz Shala
Stadiumi: “Fadil Vokrri”
Drejtpërdrejtë: Artmotion