Lajme

Java XXI: Prishtina – Feronikeli

Java XXI: Prishtina – Feronikeli

Ndeshje që mund të përcaktoj shumëçka

Prishtinë, 5 mars 2019 – Prishtina dhe Feronikeli e zhvillojnë derbin e stinorit pranveror. Distanca prej pesë pikëve në favor të drenicasve ka bërë që ndeshja të jetë e rëndësisë së veçantë. Pas humbjes me Llapin, Prishtina i humbi edhe tre futbollistë titullar, të suspenduar me kartonë janë kapiteni Dallku, sulmuesi Khalid dhe mbrojtësi i majtë Bashiru, ndërsa nuk ka probleme me lëndime.

Prishtina në tetë ndeshjet e fundit kundër dy-herë kampionëve të Feronikelit nuk ka pësuar humbje, duke i arritur 4 fitore e 4 barazime. Prishtina ka fituar edhe përballjen e fundit të zhvilluar në Drenas me golin e Marjo Morinës. Në fakt Feronikeli nuk i ka shënuar gol Prishtinës në katër përballjet e fundit – të gjitha këto të zhvilluara në Drenas.

Java XXI

Prishtina – Feronikeli

E mërkurë, 6 mars – ora 17:00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Besnik Morina (Vu), Elvis Bicaj (Is) – Mervan Bejtullahu (Gjl)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore: 2 euro
Tribuna veriore: 3 euro
Tribuna perëndimore: 3 euro
Tribuna VIP: 5 euro.

Josa: Kam besim te skuadra

“Normale, ndeshja do të ishte përcaktuese si do që të ishte ndeshja. Ne duhet të jemi të qetë, të qetë për faktin që pavarësisht na mungojnë tre lojtarë me kartonë në ndeshje me Llapin dhe po i kthehem sërish asaj ndeshje, do të duhej të ishim shumë më të qetë, të paktën përveç dëmtimit në pikë mos të dëmtoheshim edhe me lojtarët që do të na mungojnë. Megjithatë kam besim te skuadra. Besoj se shumë përcaktuese është ndeshja, por edhe nuk do të thotë që është përcaktuese dhe do të shkojnë të gjitha gjërat, sepse me fjalë nuk bëhet asnjë gjë, por çdo gjë duhet të bëhet me vullnet dhe me aftësi se çfarë do të bëjmë në fushën e lojës. Unë nuk jam i shqetësuar fare, për faktin sepse jam i bindur që skuadra do të shprehet mirë në lojë, pastaj rezultati është një gjë tjetër”, ka thënë kryetrajneri, Josa.   

Haliti: Nuk do të hyjmë me eufori, na duhet qetësia

“E njoh shumë mirë skuadrën e Feronikelit ku kam luajtur dy vite aty. Kanë shumë cilësi dhe janë në formë të mirë. Por, neve nuk ka intereson fare ekipi kundërshtar, por ne duhet të shohim vetëm veten tonë. Gabimet që i kemi bërë në ndeshjet e fundit t’i përmirësojmë dhe normalisht në ndeshje të hyjmë vetëm për fitore për ta zbutur distancën që e kan ndaj nesh. Megjithatë, duhet t’i qasemi me mjaft qetësi ndeshjes, duke mos hyrë me eufori dhe shpresoj që me një lojë të mirë t’i arrijmë tre pikë që janë shumë të nevojshme për ne në këto momente”, ka thënë qendërmbrojtësi me përvojë, Ahmet Haliti.