Lajme

Java XXI: Prishtina – Trepça ‘89

Java XXI: Prishtina – Trepça ‘89

Në Pejë ndeshen nënkampioni dhe kampioni aktual

Prishtinë, 2 mars 2018 – Prishtina dhe Trepça ’89 do të ndeshen nesër në “Shahin Haxhiislami” të Pejës nga ora 13:00 për herë të 48-të pas luftës. Dy skuadrat që vjet na përfaqësuan në Evropë, përballen për të kapur kreun e klasifikimit.

Bardhekaltrit në dy përballjet e fundit kanë triumfuar, 1:0 dhe 0:2 në ndeshjen e fundit në Mitrovicë, ndërsa përballje e nesërme është e dyta e këtij edicioni.

Prishtina vazhdon të jetë pothuajse e kompletuar, pasi që nuk ka probleme me suspendime dhe nga lëndimi mungon vetëm Miftaraj dhe diskutabil është Boshnjaku.

Java XXI

Prishtina – Trepça ’89

E shtunë, 3 mars – ora 13:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Dardan Çaka (Vu)

Josa: E kemi një kundërshtar direkt, po e mundëm e lëmë mbrapa

“Duhet ta dimë që ndeshje për ndeshje t’i themi të njëjtat gjëra, sepse ne faktikisht ne duam t’i marrim të gjitha ndeshjet, në momenti që jemi në luftë për titull, siç janë edhe skuadrat tjera dhe të njëjtën edhe ato. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse me një fitore që vije në një ndeshje, mos të na vije kjo fitore në një domosdoshmëri se s’bënë për ndeshjen tjetër. Prandaj për këtë them qe ne duhet shohim ndeshjet e radhës siç është në këtë radhë Trepça ’89 e cila ndeshje është specifike, sepse në qoftë se e marrim trepikëshin, atëherë e kemi një kundërshtar direkt të lënë mbrapa”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa.

Januzi: Shpresoj shumë mos të bëjmë gabime duke rrëmbyer pikët e plota

“Padyshim ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për ne, por edhe për kundërshtarin. Sa herë takohen këto dy skuadra, shikuesit kanë çfarë të shohin dhe shpresoj se njëjtë edhe tani do të shfaqim ndeshje interesante për sy. Shpresoj shumë mos të bëjmë gabime duke rrëmbyer pikët e plota. Sepse, në dy ndeshjet e kaluara, unë jam i kënaqur se si jemi paraqitur, tu e marrë parasysh me vuajtjet me stërvitje e në mungesë të stadiumit tonë, por me pikët e grumbulluara nuk jam i kënaqur, sepse kemi merituar më shumë. Por, besoj se këto pikë do t’i kompensojmë në vazhdim të kampionatit i cili megjithatë është shumë i gjatë”, ka deklaruar, Ahmed Januzi.

Statistikat:

Prishtina dhe ’89-shi pas luftës në të gjitha garat zyrtare janë takuar 47-herë. Prishtina ka bilanc plotësisht pozitiv prej 22 fitore, 8 barazime dhe 17 fitore ka Trepça ’89 me goldallim +20 për bardhekaltrit, 62:42.

104 golat e shënuar në përballje sjellin mesatare prej 2.21 për ndeshje, por përderisa “minatorët” nuk e kanë as 1 gol për ndeshje (0.89), Prishtina e ka mesataren mbi 1 gol (1.31).

Skuadrat më së shpeshti janë nda 1:0, 15 herë, prej tyre Prishtina i ka 5 fitore e ’89-shi. Mitrovicasit kanë fitore prej 2:0 e 3:1, siç ka edhe Prishtina, por e cila ka fitore të lartë si 4:0, 4:1 dhe 3:0.

62 golat e Prishtinës i kanë shënuar 36 futbollistë dhe prin ish-kapiteni Azem Ahmeti me 7, ndërsa prej futbollistëve aktiv kanë shënuar Ahmed Januzi 2 (1x2) dhe Mankenda 1. 42 golat e 89-shit i kanë shënuar 23 futbollistë dhe prin bindshëm legjenda e këtij klubi, Shpetim Idrizi me 9 (1x2).

Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë  dhe vetëm katër mbi dy ndeshje e duke prirë me nga 10 takime Ajet Shosholli (7-1-2, 21:6) dhe Afrim Tovërlani (5-4-1, 17:8). Trepçës ’89 i kanë prirë dyfish më pak, vetëm 9 trajnerë dhe dy prej tyre të shkëputur, Gani Sejdiu me 13 (4-1-8, 8:16) dhe Rafet Prekazi me 12 (3-3-6, 10:24).

Ajet Shosholli (Pr) dhe Rafet Prekazi (T89) kanë më së shumti përballje, 5 dhe ku Shosholli ka 4 fitore me 1 barazim dhe goldallim +13, 16:3. 

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Minatori ’89 (Trepça ’89) 4:0 (2:0) Xhevat Kurti 4’, Rasim Gajtani 14’, Kushtrim Munishi 52’, Visar Aliu 65’
Minatori ’89 - Prishtina 2:2 (1:1) Emin Maxhuni 44’, Elvis Osmani 81’ – Afrim Tovërlani 14’, 52’

2000/01:
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (1:0) Sheremet Isufi 26’
Trepca ’89 – Prishtina 1:2 (1:0) Rexhep Veliu 11’ – Sheremet Isufi 48’, 87’

2001/02:
Prishtina - Trepça ‘89 0:1 (0:0) Elvis Osmani 73’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (2:0) Enver Jashari 4’, 31’ – Kreshnik Zhega 85’

2002/03:
Trepça ’89 - Prishtina 1:3 (0:2) Afrim Mziu 81’ – Adnan Haliti 23’, Emin Baliqi 32’, Besnik Kollari 63’
Prishtina – Trepça ‘89 3:0 (1:0) Besim Slishani 41’, 48’, Besnik Kollari 55’

2003/04:
Prishtina - Trepça ‘89 4:0 (2:0)Bashkim Patoku 13’, Xhevdet Llumnica 34’, Sheremet Isufi 70’, 88’
Trepça ’89 - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 8’, Xhevdet Llumnica 48’

2004/05:
Prishtina – Trepca ’89 1:0 (1:0) Visar Sermaxhaj 11’
Trepca ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Dzemo Smjeqanin 10’
Prishtina – Trepca ’89 2:0 (1:0) Driton Krasniqi 28’, Eduard Berisha 72’
Trepca ’89 – Prishtina 2:0 (0:0) Seid Onbashi 50’, Enver Jashari 55’

2005/06:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Lindrit Misini 52’
Prishtina - Trepça ’89 2:0 (1:0) Mensur Limani 3’, Erdin Hashani 62’ ????

2006/07:
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (2:0) Malsor Gjonbalaj 30’, 45’ – Muhamet Dragusha 8
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Plepolli 66’

2007/08:
Prishtina – Trepça ’89 4:1 (0:1) Kushtrim Munishi 50’, Ertan Hasan 54’, Yll Hoxha 65’, Enis Fetahu 84’ – Shpetim Idrizi 5’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (0:1) Edmond Turku 65’, Visar Shkupolli 88’ – Enis Fetahu 45+2’
Kupa ½ Prishtina – Trepça ’89 2:2 (0:2) Enis Fetahu 48’, Azem Ahmeti 75’ – Elvis Osmani 28’, Visar Shkupolli 35’
Kupa ½ Trepça ’89 – Prishtina 0:0

2008/09:
Prishtina – Trepça ’89 3:1 (2:0) Berat Hyseni 14’, Behar Maliqi 37’, Agron Skeraj 65’ – Shpëtim Idrizi 84’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:0) Goce Petreski 57’ – Azem Ahmeti 48’

2010/11:
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Berat Hyseni 19’
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (0:0) Ilir Berisha 60’
Prishtina – Trepça ‘89 3:1 (0:0) Azem Ahmeti 58’, S. Saliagiq 79’, Astrit Fazliu 84’ – Shpetim Idrizi 52’

2011/12:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (1:0) Ibrahim Peci 39’
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (1:0) Besnik Krasniqi 32’, Enis Fetahu 66’ – Berat Hyseni 58’
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Liridon Ahmeti 90’
SUPERKUPA Prishtina – Trepça ’89 0:1 (0:1) Shpetim Idrizi 3’

2012/13:
Prishtina – Trepça ‘89 1:2 (0:1) Azem Ahmeti 47’ -  Shpëtim Idrizi 41’, 80’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:1) Shpëtim Idrizi 52’ – Azem Ahmeti 12’
Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0) Argjent Malaj 16’, Florim Bërbatovci 63’

2013/14:
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Azem Ahmeti 75’
Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:1) Adnan Haxhaj 23’, Driton Krasniqi 90+3’
Trepça ’89 – Prishtina 3:1 (0:0) Shpëtim Idrizi 51’, Labinot Jetullahu 57’, Blerand Kurtishaj 71’ – Azem Ahmeti (pen) 67’

2014/15:
Prishtina – Trepça ’89 0:0
Trepça ’89 – Prishtina 2:2 (1:2) Drilon Musaj 2’ Emin Baliqi 63’ – Liridon Latifi 20’, 29’
Prishtina – Trepça ’89 0:0

2015/16:
Trepça ’89 – Prishtina 2:0 (1:0) Gentian Mazrekaj 16’, Blerand Kurtishaj 73’
Prishtina – Trepça ’89 3:2 (2:0) Shend Kelmendi 43’, Durim Gashi 45’, Driton Krasniqi 90+4’ – Blerand Kurtishaj 49’, Shpëtim Idrizi 76’ (pen)
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (0:0) Blerand Kurtishaj 67’

2016/17:
Prishtina – Trepça ’89 0:2 (0:1) John John 11’, 73’
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) John John 4’
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Gauthier Mankenda 10’

2017/18:
Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:2) Ahmed Januzi 5’, 35’