Lajme

Java XXI: Prishtina – Trepça ‘89 2-0

Java XXI: Prishtina – Trepça ‘89 2-0

Prishtina mposhtë edhe një rival për pozitën e parë dy pikë më shumë

Pejë, 3 mars 2018 – Ka vazhduar forma e mirë e futbollistë ve bardhekaltër. Sot u mposhtën kampionët aktual, Trepça ’89 – 2:0. Ishte kjo fitore e pastër dhe më se e merituar. Kur përball ke një rival si Trepça ’89, skuadra me lehtësi mobilizohet e motivohet dhe kështu ndodhi sot, duke mos i lejuar ‘89shit me shumë se një rast shënimi i cili edhe ai ndodhi pas gabimit. Skuadra as sot nuk krijoi shumë, por ishte maksimalisht racionale, ndërsa si asnjëherë tjetër shkeli topin dhe larg më shumë kishte posedimin në këmbët e saj.

Në fakt, deri te goli i parë, mysafirët mbroheshin maksimalisht të disiplinuar dhe sulmet e pareshtura të Prishtinës përfundonin përreth zonës. Por, një ekip me lojtar cilësor të ndëshkon edhe me rastin e parë e pastaj gjithçka është më e lehtë.

Kjo fitore skuadrës i sjell pozitën e parë me dy pikë përpara më shumë se Drita dhe me shanse reale që fazën e dytë të mbyll e para – pozitë kjo që do të duhej të sillte përparësi në fazën e tretë – të fundit të kampionatit.

Java XXI

Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0)

Golat: Gauthier Mankenda 41’, Drashko Bozhoviç 57’

Stadiumi “Shahin Haxhislami”, Pejë

Shikues: 500

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Dardan Çaka (Vu)

KV: Sh. Taipi, M. Pefqeli – R. Memini, E. Sekiraqa, F. Krasniqi

KK: R. Memini (2KV min. 74)

Pozitat jashtë lojës: Pri 5-0 T89

Kornerët: Pri 3-4 T89

Gjuajtjet totale: PRI 5-5 T89

Gjuajtjet në kuadrat: PRI 2-2 T89

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi, 66. Ergyn Ahmeti (77. Mergim Pefqeli – 69’), 29. Drashko Bozhoviç – 3. Jamal Arago, 15. Gauthier Mankenda (17. Arbër Hoxha – 61’), 27. Ahmed Januzi (21. Blend Baftiu – 80’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Agon Xhaka, Lorik Maxhuni, Basit Abdul Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa.

Trepça ’89: 1. Bledar Hajdini – 21. Përparim Islami, 24. Aleksander Bagashovski, 5. Rexhep Memini, 13. Arbër Potoku /c/, 18. Boris Orlovski (10. Shpetim Idrizi – 64’), 17. Ylber Maloku, 15. Muharrem Jashari (19. Egzon Sekiraqa – 46’), 25. Shend Kelmendi, 11. Fiton Hajdari (16. Festim Krasniqi – 59’), 8. Oto John John. Kryetrajner: Gugash Magani.

Komenti:

Prishtina sot fitoren ia ka kushtuar trajnerit Artan Luzi i cili kishte ditëlindjen dhe ka përgatitur skuadrën maksimalisht në përgatitjet e Turqisë.

Ndërsa, skuadra edhe kësaj here para ndeshjes pati probleme me lëndime si me Mazrekajn, Boshnjaku e Fetahaj të cilët stërvitet ndaras para fillimit të duelit.

Dhe, skuadra pati tri rrotacione nga ndeshja e fundit me Vëllaznimin, e gjatë ndeshjes pati edhe disa tjera, si ndërrim pozicionesh. Por, skuadra u përgjigj maksimalisht dhe karakteri i saj u vërejt edhe pas mbrojtjes së çeliktë të mysafirëve – ide kjo që më parë s’kemi parë kur ndeshen dy skuadrat. Megjithatë, bardhekaltrit pandërprerë mbajtën nën presionin mysafirët dhe si pasojë e kësaj edhe erdhe te goli i parë.

Duhet theksuar se kjo është ndeshja e katërt rresht kampionale që skuadra nuk pëson gol, ndërsa ndeshja e gjashtë rresht pa humbje.

Goli i Mankendës është i katërti në Superligë ndërsa edhe me Kupë i 5-ti. Bozhoviç ka shënuar golin e tretë në Superligë dhe të 6-in me Kupë, ndërsa ishte asistimi i 5-të kampionat dhe i 7-ti me Kupë, kurse kapiteni Dallku ka regjistruar asistimin e 2-tëkampional.

Skuadra të mërkurën nga ora 13:00 zhvillon ndeshjen e vetme çerekfinale të Kupës në Podujevë me Llapin, ndërsa në fundjavën e ardhshme udhëton sërish në Pejë, por tani si mysafire e Besës.

Minutë pas minute:

39’ Bashiru gabon rëndë në krahun e majtë të mbrojtjes duke ia pasuar gabimisht Malokut e ky me shpejtësi ia vazhdoi Hajdarit në krah i cili harkon për mrekulli dhe gjuajtjen me kokë të John e ndal me saktësi portieri Bekaj që edhe njëherë tregon cilësitë dhe formën e tij të lartë.

39’ Mysafirët sërish në mesfushë fitojnë top dhe sërish John e mbyll me gjuajtje nga distanca ballore, por pa problem portieri Bekaj. Ishin këto dy gjuajtjet e vetme të “minatorëve”.

40’ Dallku me top horizontal e fut për mrekulli Bozhoviç, i cili paska vonohet të reagoj dhe mysafirët dëbojnë në këndore.

41’ Bozhoviç harkon këndoren e djathtë, në shtyllën e parë shkëputet Mankenda dhe e vendos topin në pjesën e vetme të pambrojtur të portierit Hajdini – 1:0. Mankenda golin e festoi sëbashku me “Plisa”.

57’ Dallku sikur te goli i parë para këndores, tani edhe me më sakti me top nga gjysma e fushën e gjen në zonë Bozhoviç i cili i ikën mbrojtjes e del në krah të djathtë duke e mposhtur një-me-një portierin Hajdini, ishte gol mjaft i bukur nga pozitë e vështirë – 2:0.

62’ Kelmendi depërton nga majta e pastaj para zonës gjuan, por lartë.

68’ Januzi merr top pothuajse në qendër dhe depërton deri në zonë dhe ikën pak djathtë, gjuan, por që qëllon pjesën e jashtë të rrjetës së djathtë.

73’ Dallku sërish top të gjatë, gabon mbrojtësi mysafir, e merr Januzi, lufton në duel, nuk ia del të gjuaj, kap portieri Maloku.

74’ Mbrojtësi Memini shqelmon Pefqelin dhe gjyqtari Shala e ndëshkon me karton të verdhë – ishte ky i dyti për të dhe skuadra mitrovicase mbetët me një futbollist më pak në fushë.

80’ Një aksion të gjatë të mirë e mbyll Bozhoviç me gjuajtja afër zonës pak nga e djathta, por lartë.

87’ Islami ia del që nga e djathta të fus top në zonë, Idrizi ishte në pozitë ideale, se qëllon topin mirë dhe topi shkon largë portës.

89’ Pefqeli provon nga distanca, e lartë.

Deklaruan:

Mirel Josa:
E kam thënë para ndeshjes se është përballje direkte me riva dhe nuk do të thotë tani që ne e fituam ndeshjen dhe Trepça ’89 do të heqi dorë nga pretendimet që ka në kampionat, sepse janë vetëm në këtë kompeticion në garë. Pra, gjërat mund të përmbysën shumë shpejt dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse s’është vetëm Trepça ’89 kundërshtar. Ne do të flasim edhe për Dritën pavarësisht rrëshqitjes së saj dje, sepse edhe ne kemi pasur hapa fals në rrugën tonë, qoftë në fazën e parë, qoftë tani. Ndërsa, vetë ndeshja, pjesa e parë ishte më e ekuilibruar me raste, kurse ne arritëm të godasim portën me rastin apo këndoren e parë. Pastaj ne administruar më mirë lojën dhe duhej të ishim më të kujdesshëm të mbyllnim lojën me golin e tretë, sepse goli i dytë edhe pse na dha siguri e Trepça ’89 luante pa një futbollist dhe ne provuam të jemi të kujdesshëm në qarkullim topi, por në momente edhe u nxituam. Që s’kemi pranuar ende gol nuk do të thotë gjë, sepse edhe sot bëmë shumë gabime në mbrojtje, sidomos rasti i Bashiru në pjesën e parë dhe sikur të na shënonte Trepça ’89 gol, gjërat do të ndryshonin shumë për vazhdimësinë e ndeshjes.

Gauthier Mankenda: Është shumë e rëndësishme për ne që jemi rikthyer në pozitë të parë, sepse e duam shumë atë pozitë. Pra, na duheshin tre pikë, pikë të rëndësishme, dhe ia arritëm qëllimit. E falënderoj Zotin për golin e shënuar, shpresoj të vazhdoj me shënimin e golave. Ndërsa, për lëndimin e pësuar, po ndjej pak dhembje, por besoj të mos jetë serioze dhe shpresoj se do të më kaloj deri në ndeshjen me Llapin.

Gugash Magani, kryetrajner i Trepçës ’89: Terreni ndikon për dy skuadrat në fakt, por kur shohim se njëra skuadër nuk bënë lojën e vetë dhe skuadra tjetër e bënë lojën më të fortë, atëherë nuk besoj të ketë ndikuar terreni, edhe pse terreni është determinant për përformancë më të mirë. Por ne sot nuk treguam asgjë, kemi merituar humbjen, kemi humbur gjashtë pikë, e jo tre pikë, sepse ne ishim kundër një kundërshtari direkt. Por, gjithsesi shpresa vdes e fundit, ka shumë ndeshje deri në fund, ne nuk dorëzohemi kurrë edhe pse tani gjërat janë më të vështira.