Lajme

Java XXII: Besa – Prishtina

Java XXII: Besa – Prishtina

Dy skuadrat e vetme pa rënë nga Superliga – me qëllime të ndryshme

Prishtinë, 10 mars 2018 – Besa dhe Prishtina do të zhvillojnë ndeshjen e 61-të zyrtare pas luftës. Nuk ka skuadra që kanë zhvilluar përballje më shumë se sa Besa dhe Prishtina pas luftës. Kjo për faktin se janë dy skuadrat e vetme pa rënë nga kategoria superiore. Por, pas shumë vitesh, ka ndodhur vetëm pas luftës që Besa, por edhe Prishtina para dy vitesh, që njëra prej dy skuadrave të ketë qëllim shpëtimin nga rënia. Besa me shumë probleme e pozicionuar e parafundit, pozitë që dërgon në Ligën e parë, ndërsa Prishtina në pozitën e parë në ndjekje të rikthimit të titullit pas katër vitesh.
Përderisa Prishtina nuk din për humbje në 9 ndeshjet e fundit, Besa nuk din për fitore në 11 ndeshjet e fundit kampionale dhe ka vetëm dy barazime dhe së fundi ka fituar kundër Vllaznisë në “Shahin Haxhiislami” 3:1 më 15 tetor 2017.

Përndryshe Prishtina i ka fituar dy ndeshjet e fundit, në Pejë 2:1 dhe në Drenas 4:0.

Bardhekaltrit kanë mungesë vetëm Diar Miftarajn i cili tani më iu është rikthyer skuadrës në seancat stërvitore dhe Mergim Pefqeli me 4 kartonë.

Kurse kjo është ndeshja e fundit e fazës së dytë dhe pas përfundimit të saj dihen edhe njëmbëdhjetë javët e fundit.

Java XXII

Besa – Prishtina

E diel, 11 mars – ora 12:30

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Mervan Mejtullahu (Gjl), Besnik Morina (Vu), Fatlum Jashari – Shpetim Murtezi

Josa:  Duhet të jemi shumë të përqendruar

“Ndeshje e vështirë, s’ka ndeshje të lehta. Unë e kam ndjekur Besën me Trepçën ’89 e cila ishte ndeshje e ekuilibruar dhe ku Besa mund të shënonte, por që shënoi Trepça ’89 fitoi me një autogol, kështu që në futboll çdo gjë mund të ndodh. Duhet të jemi shumë të përqendruar në punën tonë”, ka thënë kryetrajneri Josa pas ndeshje me Trepçën ’89 për ndeshjen me Besën.

E. Ahmeti: Mos ta nënçmojmë Besën – na duhet fitorja

“Pres mos të nënçmojmë në asnjë mënyrë Besën, pavarësisht pozitës në klasifikim që ndodhen dhe duke e mos nënçmuar kundërshtarin t’i qasemi sa më seriozisht ndeshjes të cilën duhet ta fitojmë dhe të vazhdojmë drejt objektivit tonë”, ka thënë mesfushori Ergyn Ahmeti para përballjes së nesërme.

Statistikat

Prishtina dhe Besa janë skuadrat më të trofeshme pas vitit 1991 kur mëvetësuar futbolli ynë. Ndërsa pas luftën në 60 ndeshje zyrtare në tri kompeticione Prishtina ka bilanc prej 33 fitoresh, 9 barazime dhe 18 humbje me goldallim +38, 99:61. Në “Shahin Haxhiislami” Besa qëndron shumë mirë ku nga 28 ndeshje ka fituar 14, ka barazuar 5 dhe ka fituar Prishtina 9, me goldallim + 14 për Besën, 43:29.

Me 160 gola të shënuar në përballje, mesatarja është 2.66 për ndeshje (Pri 1.65 – 1 Besa). Rezultati më i shpeshtë – 14 herë, është 1:0 prej të cilave 8 i Prishtina (4 si mysafir) dhe 6 Besa (vetëm 1 si mysafir).

Dy skuadra kanë fitore të larta si 5:0 (Prishtina 1), 5:1 (Prishtina 2), 4:0 (Prishtina 3 – 1 Besa).

99 golat e Prishtinës i kanë shënuar 59 futbollistë e ku me nga 4 gola dhe të gjithë me nga një dopio janë Sheremet Isufi, Xhevdet Llumnica e Bashkim Patoku, ndërsa nga futbollistët aktiv kanë shënuar Khalid 3 (1x2), Ergyn Ahmeti 2 (1x2) dhe nga 1 gol kanë Pefqeli, Mazrekaj, Curri, Mankenda dhe Januzi.

61 golat e Besës i kanë shënuar 31 futbollistë dhe prin Fetim Kasapi me 8 gola.

Prishtinës i kanë prirë 17 trajnerë në përballje dhe vetëm 3 mbi 4 ndeshje. Prinë Ajet Shosholli me 14 (8-3-3, 25:13), i ndjekur nga Ramiz Krasniqi 13 (6-0-7, 17:23) dhe i pasuar nga Tovërlani me 10 (6-2-2, 16:4).

Besës i kanë prirë 13 trajnerë dhe vetëm dy prej tyre mbi 6 ndeshje, si Genc Hoxha 22 (5-6-11, 20:29) dhe trajneri i tanishëm Valdet Shoshi 12 (3-0-9, 9:21).

Nga 6 përballje i kanë Ajet Shosholli me Genc Hoxhën (4-2-0, 12:4) dhe Shosholli me Erdogan Celinën (3-0-3, 8:7).

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Besa 3:0 (1:0)Sh. Isufi 43’, F. Namani 61’, K. Munishi 64’
Besa - Prishtina 2:2 (0:1)Gegë Lleshi 55’, 79’ – Nikson Demaj 1’, 49’

2000/01:
Besa - Prishtina 3:0 (0:0)Bekim Kelmendi 81’, Kujtim Dushi 86’, Osman Lajqi 89’
Prishtina – Besa 5:1 (4:0)Afrim Toverlani 17’, Jeton Qubreli 23’, 51’, Sheremet Isufi 25’, 38’ – Eroll Krasniqi 60’

2001/02:
Prishtina - Besa 3:0 (1:0)Milaim Humolli 40’, Fadil Vuçitërna 70’, Xhevdet Llumnica 81’
Besa - Prishtina 3:2 (1:1)B. Domniku 30’, D. Dreshaj 68’, H. Muzlija 83’ – U. Emra 41’, Fitim Haliti 89’

2002/03:
Prishtina – Besa 4:0 (2:0)Xhevdet Llumnica 16’, 34’, Fitim Krusha 46’, Besnik Kollari 80’
Besa - Prishtina 1:1 (0:0)Naser Jasiqi 54’ – Artan Krasniqi 81’
Kupa: Prishtina - Besa 2:0 (0:0)Xhevdet Llumnica 49’, Arsim Plepolli 88’
Kupa: Besa - Prishtina 0:1 (0:0)Jeton Gashi 62’

2003/04:
Prishtina – Besa 3:2 (2:1) B. Kollari 17’, B. Patoku 21’, 59’ – Haxhi Zeka 45’, Ilir Nallbani 68’
Besa - Prishtina 1:1 (1:0)Fitim Haliti 4’ – Debatik Curri 60’

2004/05:
Besa – Prishtina 3:2 (2:2)Hysni Muzlijaj 16’, M. Duraku 23’, I. Nallbani 72’ – B. Patoku 15’, Selman Berisha 28’
Kupa: Prishtina – Besa 3:1 (2:1)Arben Zhjeqi 10’, Emin Baliqi 38’, Sheremet Isufi 46’ – Fetim Kasapi 7’
Kupa: Besa - Prishtina 2:0 (0:0)Fisnik Papuqi 63’, Fitim Kasapi 66’
Prishtina – Besa 1:0 (0:0)Mervan Hoxha 90’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0)Bashkim Patoku 9’, Selman Berisha 77’
Besa – Prishtina 1:0 (0:0)Ilir Nallbani 16’

2005/06:
Besa - Prishtina 1:0 (0:0)Haxhi Zeka 88’
Prishtina – Besa 0:0
Kupa: Besa - Prishtina 1:1 (0:1)Arbër Zhubi 78’ – Emin Baliqi 21’
Kupa: Prishtina – Besa 3:1 (2:0)Artan Krasniqi 10’, Malsor Gjonbalaj 26’, Mensur Limani 88’(p) – H. Zeka 73’(p)
Besa - Prishtina 4:0 (3:0)Krenar Vokshi 10’,  Fetim Kasapi 26’, Mensur Duraku 45’, Astrit Hyseni 88’
Prishtina – Besa 1:0 (1:0)Uliks Emra 25’
Superkupa: Besa - Prishtina 1:3 (1:0)Haxhi Zeka 24’ – Arben Zhjeqi 59’, Nikollë Dushi 63’, Uliks Emra 83’

2006/07:
Prishtina - Besa 0:0
Besa - Prishtina 3:0 p.f. /2:1 (0:1) u ndërpre min. 65 /Dukagjin Gashi 64’, Fetim Kasapi 65’ – Visar Berisha 45’

2007/08:
Besa - Prishtina 1:0 (1:0) Krenar Vokshi 28’
Prishtina - Besa 2:0 (2:0)Isuf Llumnica 20’, Kushtrim Munishi 25’

2008/09:
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Berat Hyseni 44’, Isuf Llumnica 47’ 
Besa - Prishtina 1:0 (1:0) Florent Papuqi 33’
Kupa: Besa – Prishtina 1:2 (0:0) Egzon Gashi 47’ – Ardian Kozhani 70’, Azem Ahmeti 87’
Kupa: Prishtina – Besa 1:1 (1:0) Suad Saliagiq 23’ – Blerim Hysenlekaj 50’

2009/10:
Prishtina – Besa 1:0 (0:0) Ertan Hasan 90’
Besa - Prishtina 3:1 (2:0) Fetim Kasapi 34’, Besnik Krasniqi 45’, Elvis Gacaferri 52’ – Azem Ahmeti 76’
Besa - Prishtina 0:1 (0:1) Suad Saliagiq 24’

2010/11:
Besa – Prishtina 3:1 (1:1) Haxhi Zeka 11’, 88’, Blerim Hysenlekaj 48’ – Shemsi Osmani 39’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Taulant Dajaku 15’, Ardian Kozhani 79’
Besa – Prishtina 0:1 (0:0) Suad Saliagiq (pp2)
Finale e Kupes: Prishtina – Besa 1:2 (0:1) Faton Zejnullahu 80’ – Krenar Vokshi 31’, 64’

2011/12:
Besa - Prishtina 1:2 (0:2)Besnik Krasniqi – Astrit Fazliu 21’, Azem Ahmeti 37’
Prishtina – Besa 3:0 (1:0) A. Haxha 16’, F. Zejnullahu 76’, E. Berisha 88’
Prishtina – Besa 5:1 (3:0)A. Haxhaj 17’, D. Krasniqi 19’, M. Mazrekaj 31’, A. Fazliu 49’, F. Zejnullahu 56’– H. Zeka 90’

2012/13:
Besa - Prishtina 2:4 (1:2) Endrit Maloku 43’ Egzon Gashi 49’ – A. Malaj 40’, D. Krasniqi 43’, B. Krasniqi 82’, Bërbatovci 90’
Prishtina – Besa 0:0
Prishtina – Besa 5:0 (3:0) A. Malaj 2’, B. Krasniqi 31’ L. Latifi 36’, Sh. Zhara (aut) 78’, E. Fetahu 88’

2013/14:
Prishtina – Besa 3:0 (3:0) Berat Hyseni 10’, 44’, Gentrit Begolli 11’
Besa – Prishtina 0:1 (0:0) Fisnik Papuqi (autogol) 68’
Prishtina – Besa 1:0 (0:0) Liridon Leci 69’

2014/15:
Besa – Prishtina 1:2 (1:0) Kastriot Rexha 22’ – Shend Kelmendi 64’, Florim Bërbatovci 90+1’
Prishtina – Besa 2:1 (1:0) Durim Gashi 45+2’, Driton Krasniqi (pen) 56’ – Kastriot Rexha 89’           
Prishtina – Besa 2:4 (2:2) Shend Kelmendi 5’, Liridon Kukaj 45+2’ – Kastriot Rexhaj 20’, Fetim Kasapi (p) 37’, Fatih Karahoda 51’, Mark Milicaj 80’                                                                                  

2015/16:
Besa – Prishtina 3:0 (2:0) Fetim Kasapi (pen) 5’ Kastriot Rexha 42’, Florent Qorraj 56’                 
Prishtina – Besa 0:1 (0:1) Florent Qorraj 45’                                                                   
Prishtina – Besa 1:2 (0:2) Kreshnik Lushtaku 66’ – Fisnik Papuqi 15’, Fetim Kasapi 33’                               

2016/17:
Besa – Prishtina 1:1 (0:1) Qemail Elshani 90+2’ – Basit Abdul Khalid 17’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Mergim Pefqeli 11’, Endrit Krasniqi 90+1’
Kupa ¼: Besa – Prishtina 1:0 (1:0) Gentrit Dumani (aut) 35’
Besa – Prishtina 1:2 (0:2) Kastriot Rexha 86’ – Basit Abdul Khalid 7’, 28’

2017/18:
Prishtina – Besa 4:0 (3:0) Gauthier Mankenda 22’, Ahmed Januzi 23’, Ergyn Ahmeti 42’, 80’