Lajme

Java XXII: Drita – Prishtina

Java XXII: Drita – Prishtina

Ndeshje përcaktuese për orarin e fazës së tretë

Prishtinë, 7 mars 2020 – Drita (e 4-ta, 40 pikë) dhe Prishtina (e 3-ta, 41 pikë) janë në garë për titulli kampioni, por më parë pas kësaj jave përcaktohet edhe orari i fazës së tretë. Pra, kjo ndeshje përcakton shumë gjë për vazhdimin e garave.

Skuadra e Dritës është skuadra më në formë si vendas duke mos pësuar humbje si vendas që nga java e parë me Ferizajn (0:1) dhe prej asaj kohe nga 10 ndeshje ka pasur vetëm edhe një barazim me Trepçën ’89 (1:1) dhe 8 fitore.

Por, Prishtina në anën tjetër është skuadra më e mirë si mysafire duke pësuar vetëm 5 gola dhe duke mos pësuar humbje si mysafire që nga ndeshja me Ballkanin (1:0).

Prishtina, po ashtu, qëndron pozitivisht si asnjë skuadër tjetër si udhëtuese në Gjilan.

Përndryshe, skuadrës i rikthen disa lojtarë nga suspendimi apo lëndimi dhe jashtë mbetët vetëm mbrojtësi Leotrim Bekteshi për shkak lëndimit me Ballkanin.

Java XXII

Drita – Prishtina

E diel, 8 mars – ora: 14.00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Edmond Zeqiri (Pd), Fatmir Sekiraqa (Pd) – Selim Isufi (Mt)

Lorik Boshnjaku

L. Boshnjaku: Jam i bindur që ky ekip që kemi meriton shumë këtë edicion

“Jemi maksimalisht në çdo aspekt të përgatitur për udhëtimin në Gjilan. Ekipi është në gjendje optimale, si fizikisht, po ashtu edhe mentalisht dhe ndoshta e kemi atmosferën më të mirën viteve të fundit. Pra jam i bindur që ky ekip meriton shumë më shumë këtë edicion garash. Konsideroj që edhe forma ime personale është ngritje e sipër e që shpresoj shumë të rritet akoma nga ndeshja në ndeshje, por kjo gjithmonë është në plan të dytë pasi që e rëndësishme është paraqitja e skuadrës në tërësi, të jemi së bashku në formën më të lartë që të na e mundësojë t’i fitojmë ndeshjet”, ka thënë mesfushori, Lorik Boshnjaku.