Lajme

Java XXII: Drita – Prishtina 2-1

Java XXII: Drita – Prishtina 2-1

Prishtina ngelët në lloçin e fushës e të gjyqtarëve

Drita - Prishtina 2-1

Gjilan, 8 mars 2020 – Prishtina sot nuk meritoi më shumë se barazimin, realisht, duke ngelë në baltën e fushës e para gjyqtarëve që “mjeshtërisht” e mbajtën lojën ashtu siç ata shumë herë kanë dëshmuar në të kaluarën kundër Prishtinës.

Kjo humbje dëshpëruese Prishtinën e lë në vend të 4-të dhe të demotivon. Megjithatë, Prishtina s’do të ishte Prishtinë sikur mos të ngjallte shpresa që ajo në momentet kruciale ngjallet sikurse feniks.

Drita - Prishtina 2-1

Janë edhe 11 ndeshje dhe as balta as gjyqtarët e dirigjuar nga “miqtë” e klubit nuk do të mund të ndikojnë, gjithçka është në dorën e futbollistëve tanë e që veç talentit, për fatin e tyre të keq nuk dinë as të japin shuplaka kundërshtarit para gjyqtarit e as t’i puthin gjyqtarët në faqe pas ndeshjes.

Forca e futbollistëve të Prishtinës është talenti i tyre dhe armata e tifozëve që tani e tutje do t’i kenë numër edhe më të madh nga mbrapa.

Plisat

Java XXII

Drita – Prishtina 2-1 (1-0)

Golat: Kastriot Rexha 7’, Astrit Fazliu 77’ – Oto John 71’

Shikues: afër 3.000

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Edmond Zeqiri (Pd), Fatmir Sekiraqa (Pd) – Selim Isufi (Mt)

KV: A. Limani, B. Shabani, L. Leci, A. Ajzeraj, I. Emini – E. Krasniqi, L. Ibrahimi, E. Ahmeti, L. Abazi

Pozita jashtë lojës: Dre 3-2 Pri

Kornerët: Dri 2-7 Pri

Gjuajtjet totale: Dri 5-6 Pri

Gjuajtjet në portë: Dri 3-3 Pri

Drita: 1. Faton Maloku – 5. Ardian Limani /c/, 4. Fidan Gërbeshi, 6. Ardian Cuculi, 13. Liridon Leci, 7. Hamdi Namani (20. Erjon Vucaj – 77’), 25. Bujar Shabani, 10. Xhevdet Shabani (11. Bunjamin Shababni – 46’), 22. Betim Haxhimusa, 27. Astrit Fazliu (8. Iazir Emini – 84’), 24. Kastriot Rexha. Kryetrajner: Ardijan Nuhiji.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 5. Diar Miftaraj, 8. Ahmet Haliti, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku (20. Qendrim Zyba – 31’), 88. Ardit Hila (10. Meriton Korenica – 63’), 6. Endrit Krasniqi (18. Ergyn Ahmeti – 74’) – 2. Armend Thaqi /c/, 77. Oto John, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Tun Bardhoku, Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda. Kryetrajner: Armend Dallku.

Oto John

Komenti:

Fusha e rënduar pas reshjeve bëri që sot, mbase, të shohim ndeshjen më të dobët të kampionatit. Sikur kjo mos të mjaftonte, ditën e keqe e anemike të prishtinasve, gjyqtari Vula i dha edhe një të shtytë, me kartonë e me zhagitje të pabesueshme të qëllimshme të lojës nga vetë ai. Mjeshtërisht se jo mahi, por kjo shfaqje e tij dhe ndihmësve të tij mund të jetë vetëm për publikun amator.

Përndryshe Prishtina sot nuk dha shumë, ç’është më e keqja, nuk dhanë as vendasit, por me luftën e tyre të pakompromis u ndihmoi edhe fati që nga pothuajse dy gjuajtje në portë të shënojnë po aq gola. Prishtina nuk meritoi më shumë se barazim, ndërsa humbja është shumë e hidhët, zhvendos skuadrën në vendin e 4-të.

Përndryshe, Armend Thaqi sot realizoi asistimin e 5-të kampional, kurse John shënoi golin e 4-të kampional apo të 6-në me fanellën e Prishtinës.

Prishtina në javën e 23-të pret Flamurtarin ose Ferizajn, varësisht nga rezultati i ndeshjes së nesërme ndërmjet kuqezinjve e Ballkanit.

Ndërsa Lorik Boshnjaku pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Qendrim Zybaj në minutën e 31-të.

Drita - Prishtina 2-1 - Lorik Boshnjaku

Minutë pas minute:

7’ Ibrahimi nuk ia del pasimin e fundit në fazën e sulmi, kundërzbritje e shpejtë e vendasve nga e djathta, topi futet në zonë, Kastriot Rexha bukur lirohet e merr top nga e majta dhe pothuajse i vetëm me portierin Bekaj e vendos topin në rrjetë – 1:0.

Ardit Hila

14’ Vendasit sot qëndruan shtrirë në fushë jashtëzakonisht shumë, prishtinasit nuk e ndalën aksionin dhe diku para zonës gjuan Hila e pret Maloku. Vendasit e revoltuar, sulmojnë gati fizikisht (kapin për fyti Hilën), ndërsa Leci para syve të gjyqtarit Sekiraqa qëllon me shuplakë Ibrahimin i cili bije për toke. Asgjë, gjyqtarët buzëqeshin, s’ka ndëshkim, loja vazhdon.

Drita - Prishtina 2-1 - Labinot Ibrahimi

20’ Endrit Krasniqi gjuan nga goditja e dënimit prej distancës ballore, topi devijohet dhe kap portieri Maloku.

Drita - Prishtina 2-1 - Endrit Krasniqi

35’ Krasniqi përfundon një gjysmëaksion me gjuajtje e cila përfundoi jashtë stadiumit.

39’ Leci gjuan ballore, shumë larg portës.

42’ Top i gjatë anash [ër John që e kalon Gërbeshin dhe kur afrohet fare pranë pingules së djathtë gjuan, por Cuculi zgjatet dhe ia bllokon gjuajtjen që lehtësisht mund të përfundonte në rrjetë.

Oto John

49’ Vendasit nga gjuajtja e lirë anësore, jashtë pingules së majtë.

51’  Zyba harkim nga gjysmëkrahu i djathtë, Krasniqi provon me kokë, e lartë.

65’ Haxhimusa gjuan ballore të lehtë, kap Bekaj.

Armend Thaqi

71’ Këndoren e djathtë e harkon Armend Thaqi, Oto John e kthen me kokë në portë, intervenon portieri Maloku, por topi i bije nga dora prek tokën e kalon vijën fatale – 1:1.

77’ Aksion fare jo premtues i vendase, top i gjatë nga thellësia, me gjasë Rexhaj e kthen topin para Miftarajt, afër ndodhej Fazliu dhe diku pak nga e Malta për rreth zone gjuan jashtëzakonisht bukur dhe vendos topin në rrjetë – 2:1.

Drita - Prishtina 2-1

90’ Përfundon ndeshja dhe futbollisti i Dritës dhuron “show”, puth në faqe gjyqtarin e buzëqeshur.

Plisat

Deklaroi:

Armend Dallku: Nuk dua të justifikohem, por fusha ishte e tmerrshme. Nuk dua të justifikohem, por në këtë fushë nuk zhvillohet ndeshje si për ne ashtu edhe për Dritën. Nuk krijuam raste sepse fusha ishte shumë e baltosur që më vije keq për lojtarët. Këtu ishte punë fati, ata kishin fat dhe fituan takimin, sepse për futboll këtu nuk mund të flas.

Plisat

Plisat