Lajme

Java XXII: KEK-u – Prishtina 1-2

Java XXII: KEK-u – Prishtina 1-2

Bardhekaltrit fazën e tretë e nisin nga vendi i dytë

KEK-u - Prishtina 1-2

Prishtinë, 10 mars 2019 – Prishtina nuk mund të themi që kreu sot detyrën në Kastriot. Pas epërsisë së shpejtë me dy golat e Miftarajt (7’) e Dallkut nga penalltia (27’) dukej si fitore e lehtë, sidomos po të shënonte Hoxha i vetëm me portier (29’). Por, pjesa e dytë u takoi në tërësi skuadrës solide të KEK-ut. Shënuan gol që u ngjalli shpresat për befasi, e Prishtina vazhdonte mos të ishte konkrete në ato raste të rrezikshme para portës kundërshtare.

Arber Hoxha

Pra, mund të konkludojmë që ish ishin tre pikë mjaft ë vështira kundër një skuadre që s’ka çfarë të humbas dhe me lojën e tyre futbollistët duan t’i shfaqin cilësitë e tyre.

Diar Miftaraj

Sidoqoftë, Prishtina arriti tre pikët që e pozicionojnë të dytën në klasifikim para fazës së tretë ku për kundërshtar në javën e 23-të do ta ketë varësisht nga rezultati i sotëm ndërmjet Flamurtarit dhe Ballkanit dhe vetëm në rast të barazimit e presim Flamurtarin kurse pa marrë parasysh fitoren e cilës, atëherë Prishtina e pret Trepçën ’89 si e 8-ta në klasifikim. Ndërsa Prishtina nuk do ta zhvillojë javën e rregullt të 23-të në fundjavë, por më 27 mars përshkak ruajtjes së fushës ku do të luaj Përfaqësuesja.

FC Prishtina

Java XXII

KEK-u – Prishtina 1-2 (0-2)

Golat: Egzon Qerimi 53’ – Diar Miftaraj 7’, Armend Dallku (p) 27’

Shikues: 300

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa (Pd), Visar Kelmendi (Pe), Erduan Baliqi (Mt) – Bardh Ajeti (Mt)

KV: S’ka

Pozita jashtë lojës: KEKu 2-2 Pri

Kornerët: KEKu 2-6 Pri

Gjuajtjet: KEKu 6-7 Pri

Gjuajtjet në portë: KEKu 1-5 Pri

KEK-u: 12. Habib Gllareva – 4. Valmir Kutllovci, 19. Leonat Vitija, 23. Amir Prishtina, 5. Muhamet Rakovica (25. Shkelzen Jashanica – 53’), 21. Fatlum Lleshi (2. Drilon Tejeci – 76’), 77. Egzon Qerimi, 7. Isa Eminhaziri, 10. Besart Dushi, 9. Tervioll Stullqaku, 18. Pleurat Hajdini (20. Gëzim Berisha – 46’). Kryetrajner: Alban Dragusha.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 8. Ahmet Haliti, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 21. Argjend Mustafa, 18. Ergyn Ahmeti (27. Marjo Morina – 74’) – 3. Jamal Arago, 10. Meriton Korenica (77. Mergim Pefqeli – 65’), Alen Jasharoski (17. Arbër Hoxha – 18’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Agon Xhaka, Qendrim Zyba. Kryetrajner: Mirel Josa.

Meriton Korenica

Komenti:

Prishtina sot e nisi ndeshjen pa 4 futbollistë, ndërsa edhe Jasharoski u lëndua në minutën e 15-të. Kjo nuk e pengoi skuadrën që shumë shpejtë të vinte te epërsia pas këndores të harkuar nga Thaqi, uljes së topit respektivisht asistimit të Aragos dhe shënimit efektit për golin e dytë sezonal të Miftarajt.

Armend Thaqi

Edhe goli i dytë ra si pasojë e aksionit të mirë të Thaqit nga e djathta për Mustafën i cili nga e djathta në afërsi të portës në tentim të kthej topin në qendër, njëri nga futbollistët vendas e ndal me dorë dhe gjyqtari që sot nuk ndau asnjë karton, Mustafa dha shenjë në pikën e bardhë çka i pagabueshëm për golin e dytë sezonal ishte kapiteni Dallku.

Ndeshja mund të mbyllej dy minuta më vonë kur Hoxha krejtësisht i vetëm me portieri gjuajti skaj pingules.

Jamal Arago

Pjesa e dytë befasisht u dominua nga vendasit duke e shënuar golin shumë herët e pastaj në një rast tjetër vetëm fati u mungoi të shokonin bardhekaltrit. Sidoqoftë, Prishtina rriti trysninë në kërkim të golit të tretë, por që ishte e paqartë në përfundim.

Në përgjithësi ishte lojë shumë korrekte dhe në momente mjaft e bukur, sidomos për vendasit.

Armend Thaqi

Minutë pas minute:

7’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë e Jamal e ulë me kokë ku nga afërsia shënon Miftaraj – 0:1.

Diar Miftaraj

Diar Miftaraj - Armend Dallku

15’ Lëndohet Jasharoski dhe Prishtina praktikisht mbeti pa sulmues natyral qendre. Hoxha u aktivizua.

22’ Ahmeti sapo futet nga e majta në zonë gjuan plogësht e drejt në portier.

23’ Eminhaziri harkoi nga gjuajtja e lirë pranë vijës anësore e Stullqaku provoi me gjuajtjen me kokë, por larg kuadratit.

26’ Thaqi bukur e fut topin në zonë për Mustafën që pothuajse nga vija fundore tenton të rikthej në qendër, por njëri nga mbrojtësit vendas e ndal me dorë dhe penallti.

Argjend Mustafa

27’ Dallku me saktësi shënon nga pika e bardhë – 0:2.

Armend Dallku

29’ Hoxha me shpejtësi hynë në zonë pak nga e djathta dhe i vetëm me portier që tento t’ia ngushtoj këndin, ndërsa sulmuesi prishtinas e lëshon topin për cepin e majtë, por nuk futet në rrjetë, përfundon jashtë pingules për pak centimetra.

Arber Hoxha

36’ Dushi bukur pason për Stullqakun i cili ikën nga e majta edhe pse e ndjek Thaqi e Bekaj provon t’i dal në rrezen e gjuajtjes, ndërsa sulmuesi vendas e parabolën portierin, por e pasaktë e larg portës.

37’ Ahmeti ia vazhdon majtë Aragos i cili befasisht nga pozitë e vështirë gjuan drejt në portë ku me mund të madh portieri Gllareva e dëbon mbi këndore.

Jamal Arago

50’ Pas harkimi të këndores së majtë, Kutllovci nga e “dyta” provon me gjuajtje me kokë, por larg portës.

53’ Kutllovci bukur harkon nga e djathta, pothuajse nga vija anësore e edhe më bukur Egzon Qerimi shkëputet e shënon gol të bukur me kokë – 1:2.

67’ Aksioni nis nga porta prej Bekajt e te Miftaraj që e vazhdon për Hoxhën e ky te Pefqeli i cili nga e djathta e kthen para portës te Hoxha i cili gjuan, por i bllokohet gjuajtja dhe këndore. Ishte aksion dhe rast i shkëlqyeshëm.

Mergim Pefqeli

71’ Jashanica harkon nga e majta e Stullqaku shkëputet e gjuan, për pak ishte i pafat, për disa centimetra topi del jashtë portës.

73’ Ahmeti në zonë nga e majta, as nuk gjuan as nuk ia del të pasonte, topi lehtësisht del jashtë anës së majtë.

84’ Pas këndores, Jashanica për pak të përfitonte, por gjuajti shumë lartë.

Abdul Bashiru

Deklaruan:

Mirel Josa: Jo, nuk ishte problemi te fryma, por pas rezultatit 2:0 shkon dhe ndëshkohesh nga një rast shumë naiv të ekipit kundërshtar, jo si konkluzion aksioni, sepse goditja me kokë ishte shumë e mirë, por nuk duhej të lejonim të shkonte topi deri aty dhe të formohej aksioni kundërshtar deri aty. Unë kam pretendimet e mia për skuadrën, sepse qoftë te 2:0, qoftë te 2:1, ne duhej të shënonim prapë, gjë që nuk e bëmë. Megjithatë kështu janë këto ndeshje dhe mos t’ia hedhim fajin terrenit, sepse skuadra në pjesën e parë u përshtat mirë, pjesën e dytë bëmë disa oscilacione si në markim, ashtu edhe në qarkullimin e topit. Por, janë normale këto oscilacione, do të shohim si do t’i rikuperojmë forcat tona, qoftë të dëmtuarit, qoftë të suspenduarit gjatë kësaj periudhe. 

Diar Miftaraj: Pas ndeshjes së vështirë me Feronikelin sikur kemi qenë pak të lodhur, megjithatë sot e dhamë maksimumin, sepse e rëndësishme ishin tre pikët dhe jo ndonjë lojë e pëlqyeshme. Tani kemi një pauzë pak më të gjatë që do ta shfrytëzojmë sa më shumë në përmirësimin e gabimeve që i kemi pasur në disa ndeshje të kaluara dhe të vazhdojmë luftën për titull deri në fund.

Alban Dragusha, kryetrajner i KEK-ut: Kur të luash kundër Prishtinës gjithmonë është e vështirë, Prishtina dihet që është kandidati kryesor për ta fituar titullin dhe për mua ndoshta edhe dhjetë ndeshje rend t’i luajmë me Prishtinën – të dhjetat na mund, por qysh shkoi loja, treguam që edhe ne kemi dëshirë të luajmë dhe besoj që ia kemi bërë goxha të vështirë Prishtinës këtë fitore. 

Ergyn Ahmeti