Lajme

Java XXII: KEK-u – Prishtina

Java XXII: KEK-u – Prishtina

Prishtina në Kastriot udhëton me katër mungesa të mëdha

Armend Thaqi

Prishtinë, 9 mars 2019 – Por, Prishtina pati njëjtë shumë mungesa edhe me Feronikelin dhe jo që doli e pamposhtur, por me një futbollist më pak vetëm fati ia ktheu shpinë që t’i fitonte tre pikët.

Ndërsa, skuadra “elektriciste” edhe pse e fundit me 1 pikë në tabelë, në stinorin pranveror është treguar krejt tjetër skuadër nga ajo e vjeshtës duke u konsoliduar, megjithëse ende nuk ka marrë ndonjë pikë tjetër dhe Prishtina do ta marr shumë e përqendruar përballjen me vendasit e KEK-ut.

Pra, Prishtina do të vuaj suspendimin e Khalid për 3 ndeshje, të Boshnjakut në dy ndeshje, të Mankendës në 1 ndeshje dhe Bekteshi i lënduar në ndeshjen e fundit, por në përbërje pas një ndeshje suspendim rikthehet kapiteni Dallku.

Bardhekaltrit e kanë fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” 3:0 me golat e Khalid, Morinës dhe Pefqelit.

Java XXII

KEK-u – Prishtina

E diel, 10 mars – ora 13:30

Stadiumi: “Agron Rama”, Kastriot

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa (Pd), Visar Kelmendi (Pe), Erduan Baliqi (Mt) – Bardh Ajeti (Mt)

Jasharoski: Të jap qindpërqindtë – shpresoj të shënoj golin e parë

“Pres shumë që më fund të shënoj atë golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Por, më e rëndësishmja është të hyjmë qindpërqindtë në ndeshje, sepse as KEK-u dhe asnjë skuadër tjetër nuk është e lehtë dhe po dhamë maksimumin si në ndeshje me Feronikelin nuk do ta kemi problem që të kryejmë detyrën e t’i marrim tre pikët e radhës. E vërtet që kemi shumë mungesa, por mungesa kemi pasur edhe me Feronikelin dhe kjo nuk u vërejt në fushë, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që vetëm me angazhim maksimal arrihet fitorja”, ka thënë sulmuesi, Alen Jasharoski.