Lajme

Java XXII: Prishtina - Drita

Java XXII: Prishtina - Drita

Bardhekaltrit nuk janë dorëzuar - kërkojnë fitore

Prishtinë, 17 mars, 2017 - Zhgënjimi është i madh pas eliminimit nga Kupa me Besën. Dhe, megjithë ngeljen nëntë pikë nga lideri në klasifikim, futbollistët e Prishtinës nuk janë dorëzuar dhe duan të luftojnë deri në fund, ndeshje pas ndeshje. Tek e fundit, Prishtina më nuk çfarë humb dhe duelit me Dritën do t’i hyjë pa ngarkesa, por për fitore duke treguar se ende nuk është dorëzuar.

Megjithatë, do të ketë mjaft mungesa, duke filluar nga i suspenduari nga kartonët, kapiteni Armend Dallku dhe qendërmbrojtësit, Liridon Kukaj. Po ashtu, përshkak lëndimit mungon edhe Ahmed Januzi. Kurse disa futbollistë tjerë, po ashtu përshkak lëndimit, janë diskutabil dhe vendoset vetëm nesër, sidomos për mesfushorin Lorik Boshnjaku që ka pësuar lëndim në ndeshjen me Besën.

Java XXII

Prishtina - Drita

E shtunë, 18 mars - ora: 14.00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Fatmir Abrashi (Mt), Bekim Rama (Pd) - Mentor Baliu (Mt)


L. Lindemann: Shpresoj të kemi motivin e duhur - na duhet fitorja

“Mendoj se këtë ndeshje duhet ta fitojmë dhe t’i marrim tre pikë. Me Besën për Kupë u eliminuam duke luajtur tridhjetëminutat e parë mirë, pastaj jo. Dhe, shpresoj që nesër në ndeshjet e fundit para pauzës së ndeshjeve të Përfaqësueses, megjithë problemet që kemi në mungesa, të kemi motivimin dhe forcën e duhur që të arrijmë te fitorja. Siç thash, kemi mungesa, duke filluar nga Dallku me kartonë, pastaj Kukaj i lënduar, Januzaj dhe pastaj shumë i dyshimtë edhe Boshnjaku, për të cilin do të shohim nesër para ndeshjes”, ka thënë kryetrajneri, Lutz Lindemann.

E. Krasniqi: Me angazhim maksimal pres fitore - vazhdojnë të luftojmë deri në fund

“Eliminimi nga Kupa ka qenë shumë zhgënjyes, sepse ishte synimi yni, ashtu siç është edhe kampionati, edhe pse kemi ngelur pak larg, por ka ende shumë lojë për t’u zhvilluar. Pra, ne do të luftojmë deri në fund që t’ia arrijmë qëllimit për titull. Ndërsa sa i përket ndeshjes me Dritën, pres angazhim të gjithë bashkëlojtarëve që të arrijmë fitoren dhe pastaj të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, sepse më s’kemi çfarë të humbim më”, ka thënë mesfushori, Endrit Krasniqi.