Lajme

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj 8-1

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj 8-1

Prishtina arrin fitoren më të lartë kampionale në shtëpi

Meriton Korenica

Prishtinë, 7 qershor 2020 – Prishtina sot për herë të dytë pas luftës ka fituar me rezultat 8:1, por për herë të parë brenda në shtëpi.

Sot, skuadra e Ferizajt me shumë mungesa dhe kryesisht me përbërje të re, fare s’ishte kundërshtar i denjë dhe i lejoi vendasve që edhe të ruheshin nga ndonjë lëndim apo edhe karton të verdhë.

Qendrim Zyba

Me het-trikun e Korenicës (10’, 48’, 59’) dhe nga një gol të Januzit (30’), Miftaraj (46’), Krasniqit nga penalltia (65’), John (69’) dhe Ukës (78’), me këtë fitore është ngritur e treta në klasifikim me 44 pikë, një pak se Ballkani dhe dy më pak se lideri Drita. Po ashtu, pas këtij rezultati, Prishtina është skuadra me më së shumti gola të shënuar (40) dhe më së pakti të pranuar (së bashku me Ballkanin me 15) dhe me goldallimin më të mirë prej +25.

Bardhekaltrit në javën e 24-të udhëtojnë në fundjavë në Vushtrri.

Endrit Krsasniqi

Java 23

Prishtina – Ferizaj 8:1 (2:1)

Golat: Korenica 10’, 48’, 59’, Januzi 30’, Miftaraj 46’, Krasniqi (p) 65’, John 69’, Uka 78’ – Ibrahimi 17’

KV: Hila – Tahiri, Kuka, Shaqiri, Sefa, Asani, Krasniqi, Bardhi

Pa shikues

Pozita jashtë lojës: Pri 3-0 Fer

Kornerët: Pri 8-2 Fer

Gjuajtjet: Pri 16-2 Fer

Gjuajtjet në portë: Pri 12-1 Fer

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/ (22. Labinot Ibrahimi – 53’), 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi (8. Ahmet Haliti – 53’), 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku, 20. Qendrim Zyba, 6. Endrit Krasniqi (88. Ardit Hila – 66’) – 10. Meriton Korenica, 77. Oto John (11. Kreshnik Uka – 74’), 27. Ahmed Januzi (15. Gauthier Mankenda – 74’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Leonit Abazi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Ferizaj: 1. Donat Kaçiu – 6. Behar Bardhi, 14. Filonit Shaqiri (10. Albin Krasniqi – 61’), 17. Enis Sefa, 19. Flakon Tasholli (23. Genc Berisha – 51’), 21. Blerton Tahiri (3. Qendrim Sejfa – 61’), Altin Ibrahimi, 62. Viktor Kuka (18. Dardan Qerkini – 46’), 77. Eurent Krasniqi, 96. Filip Stojanovski, 15. Landit Bejtullahu (16. Bujamin Hasani – 46’). Kryetrajner: Burim Qerkini.

Komenti:

Prishtina sot ishte absolutisht favorite dhe këtë epitet e shndërroi edhe në fitoren e dytë më të lartë pas luftës të cilën e kishte arritur me Feronikelin në Skenderaj në vitin 2013.

Skuadra pati një mori rastesh, sidomos në pjesën e parë, por realizoi vetëm dy herë dhe u shokua me golin e befasishëm të kundërshtarëve.

Por, me fillim e pjesës së dytë u shuan dy gola të shpejtë dhe gjithçka mori fund. Skuadra sikur mos të ndalej dhe të ruhej në minutat e fundit mund të shënonte edhe ndonjë gol tjetër, por e rëndësishme ishin tre pikët dhe ruajtja e shëndetit të futbollistëve për ndeshjet e ardhshme.

Përndryshe sot Meriton Korenica me het-trikun e tij bëhet vetëm futbollisti i 10-të që ka arritur pas luftës tremolësh dhe atë pas dy vitesh prej kur sulmuesi Khalid kishte shënuar në Gjilan kundër Dritës më 2017. Korenica tani gjithsejtë me fanellën e Prishtinës ka realizuar 23 gola, vetëm 1 më pak se Januzi dhe 5 më pak se Mankenda.

Golat:

10’ Qendri Zyba, sidomos në pjesën e parë, ndër më të mirët, nga e djathta afër vijës fundore me të parën harkon në zonë, ndërsa Boshnjaku pas manovrimit të mirë të topit me kokë, pas tentimit të dytë e rikthen mbrapa te Korenica që gjuan saktë e zhagas në cepin e ulët të majtë – 1:0.

Ahmed Januzi

17’ Nga ata pak të pranishëm në ndeshje, pak kush prej tyre e ka parë golin befasues të riut Altin Ibrahimi i cili sot shënoi nga tentimi i vetëm në portë për mysafirët dhe depërtimit në zonë – 1:1.

Prishtina - Ferizaj 8-1

30’ Aksion i bukur para portës mysafire, Armend Thaqi sikurse me Drenicën para pak ditës nga e djathta e gjen Januzin që gjuan me të parën për golin e tij të 9 kampional dhe të 11-të sezonal – 2:1

46’ Rreziku i parë në pjesën e dytë para portës mysafire dhe shndërrohet në gol. Krasniqi e harkon këndoren e majtë, top i fortë e në shtyllën e dytë nga Diar Miftaraj gjuan me kokë duke paraboluar portierin dhe – 3:1.

Diar Miftaraj

48’ Ferizaj ende s’ishte këndell nga goli i tretë dhe pëson edhe të 4-në. Januzi bukur e shërben Johnin në anën e majtë i cili sapo depërton në zonë gjuan, Kaçiu pret, por nga topi i lartë përfiton Korenica dhe me kokë e vendos topin në rrjetë – 4:1.

Meriton Korenica

59’ John depërton nga e majta e bukur e shërben Korenicën në të djathtë dhe gjuajtja e tij është e pambrojtur – 5:1.

64’ Krasniqi harkon nga e djathta pas ndërprerjes, brenda zonës Bujamini e ndal palejueshëm Januzin dhe gjyqtari Çaka gjykon në pikën e bardhë.

65’ Nga pika e bardhë i saktë Endrit Krasniqi duke shënuar golin e tij të 3 kampional dhe të 4-të sezonal – 6:1.

69’ Oto John vetën depërton nga mesfusha dhe para zonës u duk që do të humb turrin, por ia del të gjuaj dhe topi përfundoj në rrjetë – 7:1. John nga 8 ndeshjet sezonale ka shënuar 7 gola.

78’ Ardit Hila depërton vetë e gjuan nga distanca, portieri Kaçi dëbon, por aty ndodhet Kreshnik Uka dhe e shtyn topin në rrjetë për 8:1. Goli i tij i parë kampional dhe i dytë sezonal.

Deklaruan:

Armend Dallku
“Fitore shumë e merituar, pavarësisht që pranuam gol në një moment jo të mirë për ne dhe që nuk duhet të na ndodh. Na gëzon fakti i realizimit të shumë golave, sepse në ndeshjen e fundit patëm shumë raste, por nuk i realizuam. Vazhdojmë përpara dhe më rëndësi për ne që atmosfera brenda ekipit është super fantastike dhe vetëm marshojmë përpara”.

Meriton Korenica:
“Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresojë kështu të vazhdojmë me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht. Kemi një qëllim përpara, kupë e titull dhe duke parë që ekipi po shkon shumë mirë besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke i ndihmuar njëri tjetrit, do t’ia dalim. Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka. 

Plisat

Plisat

Foto: Gentian Osmani