Lajme

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj, të premten

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj, të premten

Ndeshja zhvillohet nga ora 15.00 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës

Prishtinë, 27 mars, 2017 – Pas pauzës njëjavore përshkak ndeshjeve të Përfaqësueseve, në fundjavë vazhdon kampionati me fazën e tretë.

Prishtina është nikoqire e Ferizajt. Ndeshja, e caktuar nga FFK dhe Supersport, zhvillohet të premten më 31 mars nga ora 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.