Lajme

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj

Bardhekaltrit, formën e larë pritet ta kurorëzojnë me fitore

Prishtinë, 6 qershor 2020 – Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, Prishtina tani vazhdon edhe ndeshjet kampionale, gjithsejtë edhe njëmbëdhjetë të tilla. Rivali i parë në vazhdim është skuadra e nëntë e klasifikuar, Ferizaj, të cilën Prishtina këtë edicion ka mposhtur në dy ndeshje.

Prishtinasit vuajnë vetëm mungesën e Ahmetit e portierit Haxho të cilët brenda javës pritet rikuperimi i tyre.

Java XXIII

Prishtina – Ferizaj

E diel, 7 qershor – ora: 18.00

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Imran Kabashi (Mt), Fatmir Abrashi (Mt) – Ilir Mehmeti (Ka)

Ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve – transmetim i drejtpërdrejt në Supersport Kosova

V. Bekaj: Me Ferizajn si ndeshje finale

“Pa marrë parasysh se në cilën pozitë është Ferizaj apo cila do skuadër, assesi nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin, por në ndeshjen e nesërme do të hyjmë sikur të jetë finale. Sepse, pa dyshim deri në fund na presin edhe 11 finale tjera dhe andaj pres angazhim maksimal të bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë zëvendëskapiteni, Visar Bekaj.

Visar Bekaj