Lajme

Java XXIII: Prishtina – Llapi 2-0

Java XXIII: Prishtina – Llapi 2-0

Fitorja e pestë rresht

Prishtina - Llapi 2-0 Lorik Boshnjaku

Prishtinë, 6 mars 2021 – Prishtina vazhdon serinë e fitoreve, mposhtë edhe Llapin, 2:0. Me dy golat e Besnik Krasniqit (30’) dhe Alban Shillovës (34’), skuadrës i mjaftuan për tre pikët e reja. Këto dy gola të shpejtë në pjesëlojën e parë bëri që skuadra të jetë më komode në pjesën e dytë duke mos bërë aq presion sa në pjesën e parë.

Prishtina - Llapi 2-0

Përndryshe duhet theksuar se ishte ndeshje mjaft e fortë dhe Llapi befasoi në minutat e parë duke bërë presion përpara duke qëlluar edhe traversën me Prençin (2’). Por, dalëngadalë bardhekaltrit morën iniciativën, konsoliduan radhët dhe krijuan disa raste, veçmas në pjesën e parë.

Prishtina - Llapi 2-0 Leonit Abazi

Llapi sikur u zhyt komplet në huti pas daljes nga loja prej lëndimit të Zhdrellës dhe vetëm në pjesën e dytë kur vendasit u tërhoqën më shumë faktikisht, e morën vetën, por pa ndonjë rast ideal, me gjithë tre tentimeve.

Prishtinasit treguan edhe sot se janë në formë të lartë dhe zor të dallosh ndonjë individ se cili është më i mirë se tjetri.

Prishtina - Llapi 2-0 Besnik Krasniqi

Dy golat ishin produkt i aksionit, Abazi harkoi nga e djathta pas pasimit të dhënë të Endrit Krasniqit dhe përcjelljes së aksionit nga krahu tjetër i Besnik Krasniqit (30’ – 1:0) dhe angazhimit e vetëmohimit, Shillova duke bërë presion të madh ia merr topin kapitenit të dytë të llapjanëve, Eminit dhe realizimit të mëpastajshëm (34’ – 2:0).

Prishtina - Llapi 2-0 Alban Shillova

Kjo fitore dhe ky angazhim pa dyshim se është duke i kënaqur shikuesit dhe krejt çfarë mbetët është të urojmë të vazhdojmë kështu deri në fund.

Bardhekaltrit të mërkurën e presin Besën e Pejës në kuadër të javës së 24-të, kurse në fundjavë ndeshen me Feronikelin në Drenas në javën e 25-të.

Prishtina - Llapi 2-0

Java XXIII

Prishtina – Llapi 2-0 (2-0)

Golat: Besnik Krasniqi 30’, Alban Shillova 34’

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari, Erdall Zasella

KV: Mici, Shillova, Boshnjaku, Boshnjaku – Emini, Selmani, Peposhi, Idrizi

Pozita jashtë lojës: Pri 3-0 Llapi

Kornerët: Pri 6-4 Llapi

Gjuajtjet totale: Pri 9-8 Llapi

Gjuajtjet në portë: Pri 4-2 Llapi

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici (4. Tun Bardhoku – 78’) – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (88. Sabien Lilaj – 54’), 20. Qendrim Zyba, 10. Endrit Krasniqi – 23. Leonit Abazi, 9. Leutrim Kryeziu, 17. Alban Shillova (15. Gauthier Mankenda – 84’). Zëvendësues: Ardit Nika, Gentjan Muça, Enis Gavazaj, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Llapi: 69. Giacomo Nava – 8. Benjamin Emini, 88. Ahmet Haliti, 5. Elvis Prençi, 25. Ardit Peposhi, 17. Arbnor Ramadani (27. Ahmed Januzi – 59’), 23. Kushtrim Shabani, 37. Engjëll Hoti, 7. Mentor Zhdrella /c/ (18. Edon Sadriu – 19’), 22. Kastriot Selmani (29. Sava Gardasheviç – 59’), 10. Valmir Veliu. Kryetrajner: Tahir Babatina.

Prishtina - Llapi 2-0 Qendrim Zyba

Golat/rastet:

2’ Zhdrella harkon këndoren e djathtë, Prençi shkëputet më së larti dhe me gjuajtje me kokë qëllon traversën, topi i rikthehet sërish dhe tani i bllokohet gjuajtja nga vendasit, këndore.

7’ Abazi depërton nga e majta, e harkon në shtyllën e parë, Shillova gjuan jashtëzakonisht bukur me kokë, edhe më bukur pret portieri Nava, këndore.

Prishtina - Llapi 2-0 Alban Shillova

10’ B. Krasniqi – Shillova – B. Krasniqi, aksion nga e djathta, ky i fundit e kthen në zonë te E. Krasniqi që nuk ia doli të gjuante saktë, jashtë pingules.

Prishtina - Llapi 2-0 Lumbardh Dellova

12’ B. Krasniqi e harkon gjuajtjen e lirë nga e djathta, nga e dyta Dellova e ulë me kokë dhe topi shkon deri te kapiteni Boshnjaku që gjuan nga distanca ballore, devijim, këndore skaj pingules.

Prishtina - Llapi 2-0 Besnik Krasniqi

30’ Aksion i mirë i Prishtinës, Endrit Krasniqi e pason te Leonit Abazi i cili ishte i pandalshëm, e kalon Emin dhe e harkon në shtyllën e dytë ku portieri Nava nuk ia del të prekte topin me gjithë përpjekjen, Besnik Krasniqi i papenguar me kokë e vendos topin në rrjetë - 1-0.

Prishtina - Llapi 2-0

34’ Llapjanët protestojnë gjatë një dueli për penallti. Nuk vonon shumë pas vazhdimit të lojës, topi përfundon në këmbët e mbrojtësit llapjan Emini, Alban Shillova këmbëngulës dhe vetëmohues, ia merr topin, me gjithë përpjekjen e mbrojtësit tjetër, Haliti, që ta bllokonte gjuajtjen nuk ia del dhe Prishtina e dyfishon rezultatin me meritë – 2-0.

Prishtina - Llapi 2-0

Prishtina - Llapi 2-0

36’ E. Krasniqi e harkon këndoren e majtë, Zyba gjuan lartë me kokë.

45+3’ Selmani gjuan lehtë ballore, kap Haxho.

49’ Selmani sërish gjuan ballore, tani më fortë, por e pasaktë.

56’ Aksion i mirë i llapjanëve, Hoti nga pozitë mjaft e mirë gjuan drejt në Haxhon që intervenon sigurt.

Prishtina - Llapi 2-0 Qendrim Zyba

69’ Zyba tenton që mjeshtërisht me top të lartë jo aq të fortë të shënoj në këndin e pambuluar të portierit mysafir, topin e dëbojnë në momentin e fundit njëri nga futbollistët mysafir, këndore.

70’ Lilaj e pason Kryeziun majtë, gjuan drejt në portë, por e parrezikshme për portierin Nava.

Prishtina - Llapi 2-0 Leutrim Kryeziu

80’ Hoti harkon nga e djathta, Januzi gjuan me kokë, por jashtë e pasaktë.

Prishtina - Llapi 2-0 Leonit Abazi

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: Lojë e vështirë, e ftohti që mbizotëroj sot e bëri edhe më të vështirë lojën. Por, për futbollistët e mi as kjo nuk paraqiti problem dhe rezultati prej 2:0 na kënaq patjetër. Ishte rezultat i mirë, dhanë maksimumin futbollistët dhe i uroj për fitoren, për vazhdimësinë ku me të vërtet bëhet fjalë për ekip që ka eksperiencë, nuk e ka kapur euforia aspak. Shpresoj që edhe në vazhdim të jemi kështu, të rifreskohet ekipi me këta futbollistët që po rikthehen dhe sa më shumë konkurrencë që të kemi do të jetë më mirë për neve. 

Besnik Krasniqi: Ishte ndeshje e fituar me shumë rëndësi në një përballje shumë të fortë sidomos duke pasur parasysh se Llapi kishte bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit. I jemi qasur në maksimum ndeshjes dhe me plotë meritë e fituam. Sa për gol, shpresoj të vazhdojë kështu me sa më shumë gola tjerë.