Lajme

Java XXIII: Prishtina – Trepça ‘89

Java XXIII: Prishtina – Trepça ‘89

Prishtina për të mbajtur distancën – ‘89-shi për ta ngushtuar atë

Prishtinë, 13 mars 2018 – Dy rivalët e mëdhenj takohen për herë të tretë në këtë edicion. Dy të parat i ka fituar Prishtina me rezultat identik – 2:0. Por, po ashtu Prishtina ka tre fitore rresht duke llogaritur edhe fitoren e fundit të edicionit të kaluar. Dy rivalëve rrallë iu ka ndodhur që t’i kenë tre humbje apo respektivisht tre fitore rresht kundër njëra tjetrës. Prishtina i ka tani, por i kishte edhe në vitet 2013-2014. Edhe ’89-shi dy herë ka pasur nga tre fitore rresht, 2012-2013 dhe 2016-2017. Ndërsa vetëm Prishtina ka pasur seri prej 5 fitoreve rresht nga viti 2002 deri më 2005. Tani do të jetë rasti i dytë që do të përpiqet që ndaj rivalëve të mëdhenj t’i kaloj tre fitore rresht. E këtë e ka domosdoshmëri që të paktën të ruaj distancën e pikëve në kreun e tabelës, por edhe Trepça ’89 e ka “trenin e fundit” që mos të lejojë shkëputje më të madhe apo edhe të ngushtoj atë.

Pra, ndeshja përveç rivalitet të madh, ka edhe peshën e madhe për luftën në klasifikim çka e bënë ndeshje jashtëzakonisht të vështirë dhe interesante.

Prishtina përballjes i hynë pas 10 ndeshjeve pa humbje, prej tyre 7 kampionale, ndërsa Trepça ’89 në dy ndeshjet e fundit nuk ka fitore duke humbur nga Prishtina (0:2) dhe luajtur baras me Dritën (1:1).

Java XXIII

Prishtina – Trepça ‘89

E mërkurë, 14 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Bujar Selimaj (Pz), Besnik Morina (Vu) – Besnik Batalli (Gjk)

M. Mazrekaj: Të ruajmë epërsinë e krijuar të pikëve

“Mendoj dhe duhet të besoj që edhe kjo ndeshje do të shkoj drejt ecurisë së serisë së fitoreve. Shpresoj shumë që përvoja jonë do të na ndihmoj që të menaxhojmë epërsinë e krijuar të pikëve +4 ndaj rivalëve”, ka thënë Mentor Mazrekaj i cili po rikthehet gradualisht nga lëndimi që kishte pasur më herët.

Statistikat:

Prishtina dhe ’89-shi pas luftës në të gjitha garat zyrtare janë takuar 48-herë. Prishtina ka bilanc plotësisht pozitiv prej 23 fitore, 8 barazime dhe 17 fitore ka Trepça ’89 me goldallim +22 për bardhekaltrit, 64:42.

106 golat e shënuar në përballje sjellin mesatare prej 2.20 gola për ndeshje, por përderisa “minatorët” nuk e kanë as 1 gol për ndeshje (0.87), Prishtina e ka mesataren mbi 1 gol (1.33).

Skuadrat më së shpeshti janë nda 1:0, 15 herë, prej tyre Prishtina i ka 5 fitore e ’89-shi. Mitrovicasit kanë fitore prej 2:0 e 3:1, siç ka edhe Prishtina, por e cila ka fitore të lartë si 4:0, 4:1 dhe 3:0.

64 golat e Prishtinës i kanë shënuar 40 futbollistë dhe prin ish-kapiteni Azem Ahmeti me 7, ndërsa prej futbollistëve aktiv kanë shënuar Ahmed Januzi 2 (1x2) dhe Mankenda 2, Bozhoviç 1.
42 golat e 89-shit i kanë shënuar 23 futbollistë dhe prin bindshëm legjenda e këtij klubi, Shpetim Idrizi me 9 (1x2).

Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë  dhe vetëm katër mbi dy ndeshje e duke prirë me nga 10 takime Ajet Shosholli (7-1-2, 21:6) dhe Afrim Tovërlani (5-4-1, 17:8).
Trepçës ’89 i kanë prirë dyfish më pak, vetëm 10 trajnerë dhe dy prej tyre të shkëputur, Gani Sejdiu me 13 (4-1-8, 8:16) dhe Rafet Prekazi me 12 (3-3-6, 10:24).

Ajet Shosholli (Pr) dhe Rafet Prekazi (T89) kanë më së shumti përballje, 5 dhe ku Shosholli ka 4 fitore me 1 barazim dhe goldallim +13, 16:3. 


Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Minatori ’89 (Trepça ’89) 4:0 (2:0) Xhevat Kurti 4’, Rasim Gajtani 14’, Kushtrim Munishi 52’, Visar Aliu 65’
Minatori ’89 - Prishtina 2:2 (1:1) Emin Maxhuni 44’, Elvis Osmani 81’ – Afrim Tovërlani 14’, 52’

2000/01:
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (1:0) Sheremet Isufi 26’
Trepca ’89 – Prishtina 1:2 (1:0) Rexhep Veliu 11’ – Sheremet Isufi 48’, 87’

2001/02:
Prishtina - Trepça ‘89 0:1 (0:0) Elvis Osmani 73’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (2:0) Enver Jashari 4’, 31’ – Kreshnik Zhega 85’

2002/03:
Trepça ’89 - Prishtina 1:3 (0:2) Afrim Mziu 81’ – Adnan Haliti 23’, Emin Baliqi 32’, Besnik Kollari 63’
Prishtina – Trepça ‘89 3:0 (1:0) Besim Slishani 41’, 48’, Besnik Kollari 55’

2003/04:
Prishtina - Trepça ‘89 4:0 (2:0)Bashkim Patoku 13’, Xhevdet Llumnica 34’, Sheremet Isufi 70’, 88’
Trepça ’89 - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 8’, Xhevdet Llumnica 48’

2004/05:
Prishtina – Trepca ’89 1:0 (1:0) Visar Sermaxhaj 11’
Trepca ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Dzemo Smjeqanin 10’
Prishtina – Trepca ’89 2:0 (1:0) Driton Krasniqi 28’, Eduard Berisha 72’
Trepca ’89 – Prishtina 2:0 (0:0) Seid Onbashi 50’, Enver Jashari 55’

2005/06:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Lindrit Misini 52’
Prishtina - Trepça ’89 2:0 (1:0) Mensur Limani 3’, Erdin Hashani 62’ ????

2006/07:
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (2:0) Malsor Gjonbalaj 30’, 45’ – Muhamet Dragusha 8
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Plepolli 66’

2007/08:
Prishtina – Trepça ’89 4:1 (0:1) Kushtrim Munishi 50’, Ertan Hasan 54’, Yll Hoxha 65’, Enis Fetahu 84’ – Shpetim Idrizi 5’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (0:1) Edmond Turku 65’, Visar Shkupolli 88’ – Enis Fetahu 45+2’
Kupa ½ Prishtina – Trepça ’89 2:2 (0:2) Enis Fetahu 48’, Azem Ahmeti 75’ – Elvis Osmani 28’, Visar Shkupolli 35’
Kupa ½ Trepça ’89 – Prishtina 0:0

2008/09:
Prishtina – Trepça ’89 3:1 (2:0) Berat Hyseni 14’, Behar Maliqi 37’, Agron Skeraj 65’ – Shpëtim Idrizi 84’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:0) Goce Petreski 57’ – Azem Ahmeti 48’

2010/11:
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Berat Hyseni 19’
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (0:0) Ilir Berisha 60’
Prishtina – Trepça ‘89 3:1 (0:0) Azem Ahmeti 58’, S. Saliagiq 79’, Astrit Fazliu 84’ – Shpetim Idrizi 52’

2011/12:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (1:0) Ibrahim Peci 39’
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (1:0) Besnik Krasniqi 32’, Enis Fetahu 66’ – Berat Hyseni 58’
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Liridon Ahmeti 90’
SUPERKUPA Prishtina – Trepça ’89 0:1 (0:1) Shpetim Idrizi 3’

2012/13:
Prishtina – Trepça ‘89 1:2 (0:1) Azem Ahmeti 47’ -  Shpëtim Idrizi 41’, 80’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:1) Shpëtim Idrizi 52’ – Azem Ahmeti 12’
Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0) Argjent Malaj 16’, Florim Bërbatovci 63’

2013/14:
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Azem Ahmeti 75’
Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:1) Adnan Haxhaj 23’, Driton Krasniqi 90+3’
Trepça ’89 – Prishtina 3:1 (0:0) Shpëtim Idrizi 51’, Labinot Jetullahu 57’, Blerand Kurtishaj 71’ – Azem Ahmeti (pen) 67’

2014/15:
Prishtina – Trepça ’89 0:0
Trepça ’89 – Prishtina 2:2 (1:2) Drilon Musaj 2’ Emin Baliqi 63’ – Liridon Latifi 20’, 29’
Prishtina – Trepça ’89 0:0

2015/16:
Trepça ’89 – Prishtina 2:0 (1:0) Gentian Mazrekaj 16’, Blerand Kurtishaj 73’
Prishtina – Trepça ’89 3:2 (2:0) Shend Kelmendi 43’, Durim Gashi 45’, Driton Krasniqi 90+4’ – Blerand Kurtishaj 49’, Shpëtim Idrizi 76’ (pen)
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (0:0) Blerand Kurtishaj 67’

2016/17:
Prishtina – Trepça ’89 0:2 (0:1) John John 11’, 73’
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) John John 4’
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Gauthier Mankenda 10’

2017/18:
Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:2) Ahmed Januzi 5’, 35’
Prishtina - Trepça ‘89 2:0 (1:0) Gauthier Mankenda 41’, Drashko Bozhoviç 57’