Lajme

Java XXIII: Prishtina – Trepça ’89 0-0

Java XXIII: Prishtina – Trepça ’89 0-0

Derbi prodhoi luftë të ashpër, por pa gola

Pejë, 14 mars 2018 – Prishtina sot pa dy-tre lojtarë kryesor (Januzi e Bozhoviç me kartonë, Ahmeti i lënduar) dhe me një futbollistë më pak në fushë për 35 minutat e fundit, nuk u mposhtë as për herë të 11-të resht, ndonëse pati edhe rast të artë të ndëshkote kundërshtarin i cili sot luajti më mirë dhe pothuajse kishte trenin e fundit për të luftuar për titull.

Pra, pamë Prishtinë të plogësht e 89-sh agresiv dhe me paraqitje krejtësisht ndryshe para dy javësh dhe ndeshje me shumë pak raste e gjuajtje në portë. Ndërsa kishte disa gjysmëraste nga dy palët që për nga aksionet ishin jashtëzakonisht të mira, por nuk gjenin fundin o për gabim në momentet e fundit, o për sigurinë e mbrojtjeve. 

Prishtina edhe me këtë barazim mban kreun e tabelës me 43 pikë, por tani vetëm dy më shumë se sa ndjekësja Drita me 41. Bardhekaltrit të shtunën zhvillojnë tjetër ndeshje të vështirë në udhëtim te skuadra e papërshtatshme e Drenicës e cila në këtë sezon Prishtina i ka marrë katër pikë dhe e cila po lufton për t’i ikur barazhit, por Prishtina këtë ndeshje do të jetë deri diku e kompletuar, megjithëse tani do të mungoj Mankenda.

Java XXIII

Prishtina – Trepça ’89 0-0

Shikues: 100

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Bujar Selimaj (Pz), Besnik Morina (Vu) – Besnik Batalli (Gjk)

KV: P. Osmani, G. Mankenda, L. Boshnjaku – R. Memini, B. Orlovski, F. Hajdari

KK: G. Mankenda (2KV min. 61)

Pozita jashtë lojës: Pri 3-3 T89

Kornerët: Pri 0-2 T89

Gjuajtje totale: Pri 2-3 T89

Gjuajtje në portë: Pri 0-1 T89

Prishtina (4-4-2, pas minutës 14-të 4-3-3):  1. Visar Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 3. Jamal Arago (10. Mentor Mazrekaj – 74’), 20. Shqiprim Taipi (21. Blend Baftiu – 87’), 7. Lorik Boshnjaku, - 15. Gauthier Mankenda, 17. Arbër Hoxha, 9. Basit Abdul Khalid (77. Mergim Pefqeli – 68’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Agon Xhaka, Lorik Maxhuni, Liridon Fetahaj. Kryetrajner: Mirel Josa.

Trepça ’89: 1. Bledar Hajdini – 21. Përparim Islami, 6. Llapidar Lladrovci, 5. Rexhep Memini, 13. Arbër Potoku /c/, 18. Boris Orlovski, 17. Ylber Maloku (19. Egzon Sekiraqa – 73’), 22. Argjend Mustafa, 9. Ardian Muja (16. Festim Krasniqi – 82’), 11. Fiton Hajdari (14. Arb Manaj), 25. Shend Kelmendi. Kryetrajner: Gugash Magani.

Komenti:

89-shit sot hyri furishëm në ndeshje duke e mbizotëruar bardhekaltrit dhe duke e detyruar edhe të ndërronin rreshtimin në fushë pas çka sikur u baraspeshua ndeshja, por mbi të gjitha duke mos i lejuar asnjëra tjetrës ndonjë mundësi të mirë shënimi, megjithëse sot aksionet shkonin deri para portës e aty gabonin dy skuadrat.

Mysafirët ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë, por portieri Bekaj pati vetëm një pritje e në dy raste tjera gjatë atij aksioni, gjuajtjet e mysafirëve u bllokuan nga prishtinasit.
Prishtina në pjesën e dytë nga minuta e 61-të luajti pa Mankendën e skuqur dhe kur pritej që 89-shi të ishte edhe më dominues, përkundrazi, Prishtina tregoi më shumë fortë forcë ku pothuajse asnjëherë nuk u rrezikua dhe për më tepër Khalid pati rast të artë, por Khalidi si Khalid gjuajti aq plogësht jashtë portës sa të bënë ta kapësh kokën.

Pra, si rrodhi ngjara, Prishtina iu kënaq edhe një pike dhe tani i duhet të grumbulloj sërish forca për ndeshjen e 5-të dhe të fundit në 15 ditë gara. Pas ndeshjes me Drenicën që zhvillohet të shtunën në Skenderaj nga ora 14:00, skuadra ka pushim dyjavor

Minutë pas minute:

33’ Hoxha lufton shumë në duel me Islamin në krahun e majtë duke e vazhduar më në qendër te Arago e ky deri te Mankenda në 15-16 metra pozitë ballore, por gjuajtja e Mankendës ishte tepër e pasaktë dhe e lartë.

45+1’ Hajdari mjaft papërshtatshëm gjuan nga gjuajtja e lirë prej jashtë zonës nga e majta, Bekaj bukur intervenon ndërsa nga topi i kthyer provon Maloku, por bllokohet nga mbrojtja e ngjeshur e pastaj bllokohet në vazhdim edhe një tentim tjetër i “minatorëve”.

48’ Mustafa gjuan ballore të rrëmbyeshme, por jashtë.

52’ Hajdari nga para zona me thembër ia kthen më të majtë Mustafës i cili nuk depërtoi, por gjuajti nga 24-25 metra, jashtë.

61’ Mankenda kishte një karton të verdhë, tani u ndëshkua sërish pas një dueli me Potoku dhe me të kuq la Prishtinën me një futbollist më pak në fushë.

63’ Hoxha e qet përpara Khalid i cili bukur u shmang dhe pak e djathta kur duhej shenjëstruar portën, ai sikur vetëm e prek topin i cili del plogësht jashtë porte. 

Deklaruan:

Mirel Josa: Trepça ’89 e nisi ndeshjen me një far epërsie territoriale, ishte më kërkuese sa i përket spostimit të lojës në gjysmëfushën tonë dhe ne normalisht duhej të ishim, sepse nga momenti kur ndërruam nga 4-4-2 në 4-3-3, aty do të duhej të ishim treguar më të kujdesshëm dhe se kush duhet fajësuar për këtë moment nuk mund ta them këtu, se fundi i fundit është problem i skuadrës brenda për brenda. Pra, duhej të kishim kujdes sa i përket hapjes së lojës në krah dhe sulmimit të kundërshtarit nga krahët. Sidomos me Mankendën, i cili për mua ishte jashtë çdo lloj pritshmërie sot, sepse ishte ndër lojtarët më të mirë javës që shkojë dhe tashti bënë kështu. Nuk po e diskutoj kartonin e kuq në momentin kur skuadra kishte shumë nevojë për të. Pastaj ishte inferioriteti numerik që na solli të pajtoheshim edhe me barazim, pavarësisht se edhe në inferioritet numerik ne dolëm njëherë para portës kundërshtare me Khalid i cili shutoi si diletant e jo si profesionist.     

Gugash Magani, kryetrajner i Trepçës ’89: Fakt sot kishim një strategji tjetër për të ndjekur apo për ta mundur skuadrën që kryeson kampionatin me meritë. Mendoj se edhe kur ishim të barabartë në fushë me futbollistë, skuadra ka pasur ekuilibër dhe balanca duke kërkuar më shumë golin dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në pjesën kut merrnim topin, kemi qenë tek 1/3 e fushës së kundërshtarit apo tek zona e tyre. Gjithsesi, sa për meritë të kundërshtarit sa për moscilësi para portës, mendoj që nuk shënuam.  Jam i pakënaqur me skuadrën sa i përket pjesës si e menaxhuam lojën kur ne ishim me një lojtar më shumë në superioritet numerik. Këtu mendoj se skuadra do të duhej të ngulmonte më shumë, lojtarë të veçantë që unë bërë dhe në freski dhe lojtar që kanë eksperiencë, siç është Krasniqi që sot nuk më bindi ashtu siç ka qenë në ndeshjet tjera. Gjithsesi në futboll mund të ndodh gjithçka, e rëndësi ka që unë jam mërzitur me këtë rezultat, jo se dua më bë njeriun që doja patjetër fitoren, por sikur të ishim të barabartë numerikisht edhe mund të pranoja këtë rezultat. Dhe duke mos dashur të bëjë modestin, duke luajtur me një futbollist më shumë ne do të duhej ta fitonim ndeshjen dhe duhej të kishim më shumë uri, sepse Prishtina është tetë pikë para nesh dhe po të fitonim Prishtinën direkt kampionati do të ishte akoma më i hapur.