Lajme

Java XXIV: Drenica – Prishtina

Java XXIV: Drenica – Prishtina

Ndeshje për qëllime të kundërta në klasifikim

Prishtinë, 16 mars 2018 – Prishtina udhëton në Skenderaj, te skuadra vendase e Drenicës e cila në këtë edicion është vetëm skuadra e dytë sëbashku me Dritën që kryeqytetasve i kanë rrëmbyer katër pikë.
Në fakt, në ato dy ndeshje Drenica kishte shkëlqyer, por tani është koha e Prishtinës që të rikthehet me tre pikë nga ky udhëtim që të përforcoj pozitën e parë në klasifikim.

Prishtina vazhdon të ketë fitoren më të thellë me Drenicën (6:0, pranverë 2017) në pesë vitet e fundit (pranverë 2013, Feronikeli – Prishtina 1:8), edhe pse kuqezinjtë janë ndër skuadrat e pakta që kanë bilanc të përafërt pozitiv ndaj bardhekaltërve. Po ashtu mbetët ndër tre skuadrat e vetme që s’kanë rënë nga kategoria prej kur janë inkuadruar pas luftës në vitin 2000.

Prishtina në përballjen e nesërme do të ketë mungesë Mankendën e skuqur me Trepçën ’89, si dhe të lënduarit Ahmeti e Miftaraj.

Java XXIV

Drenica – Prishtina

E shtunë, 17 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Benon Këpuska (Gjk), Fatmir Abrashi (Mt) – Isak Ceroviku (Mt)


L. Boshnjaku: Shkojmë vetëm për fitore dhe me angazhim maksimal të gjithsecilit të arrijmë qëllimin

“Së pari, megjithëse mendoj se kisha paraqitje mjaft të mirë me Trepçën ’89, ende nuk jam në qindpërqindëshin tim, por po mundohem të jap maksimumin për ekipin pasi e di që iu nevojitem dhe kanë nevojë për mua duke u munduar t’ia shpërblej besimin e trajnerit. Ndërsa sa i përket ndeshjes me Trepçën ’89 tani më është ndeshje e harruar që mbetet mbrapa kështu që tani gjithë fokusin e kemi në përballjen me Drenicën e ku na pret duel i vështirë, sidomos kur e dimë që e kanë terrenin e rënduar. Por, sidoqoftë ne shkojmë vetëm për fitore dhe me angazhim maksimal të gjithsecilit kemi me arritur atë për çfarë shkojmë atje”, ka thënë mesfushori i cili gradualisht po rikthehet në formën e tij optimale, Lorik Boshnjaku. 

Statistikat:

Drenica është ndër skuadrat më të papërshtatshme e Prishtinës edhe pse fitoret më të thella kryeqytetasit i kanë mu kundër kuqezinjve, megjithatë nga 47 përballje në gara zyrtare, Drenica i ka 15 fitore përkundër 22 fitoreve të Prishtinës dhe 10 barazime. Goldallimi në të mirë Prishtinës pakrahasueshëm +26, 73:47.

120 golat në përballje e sjell mesataren e shënimit të golave për ndeshje, 2.55 (Pri 1.55 – 1 Dre). Rezultati më i shpeshtë është 1:0 - 10 herë (Prishtina 5 fitore, 3 si mysafire – Drenica 5 fitore të gjitha si vendase).
Prishtina ndër fitoret më të thella i ka kundër Drenicës, si 7:0, 6:0, 4:0, 5:2, 3:0, 5:3 ndërsa Drenica nuk ka fitore më të thellë se me dy gola epërsi si 2:0 (4 fitore, 3 si mysafire) dhe 3:1 (1 fitore si mysafire).

73 golat e Prishtinës i kanë shënuar 42 futbollistë dhe prin Sheremet Isufi me 9 (1x3 e 1x2), ndërsa nga futbollistët aktiv kanë shënuar Khalid 3 (1x2), Mankenda 2 (1x2) si dhe nga 1 gol Mazekaj, Boshnjaku e Bozhoviç.

47 golat e Drenicës i kanë shënuar 28 futbollistë dhe prin Besim Bajraktari me 6 (1x2) i ndjekur nga Taulant Dajaku me 4 gola.

Prishtinës i kanë prirë 18 trajnerë, më së shumti Ramiz Krasniqi 11 ndeshje (4-2-5, 10:11). Drenicës i kanë prirë 12 trajnerë dhe më së shumti Tahir Lushtaku me 15 ndeshje (7-2-6, 18:21). Këta dy trajnerë kanë edhe më së shumti përballje, gjithsejtë 8 me bilanc pozitiv për Lushtakun 5-1-2, 9:7.

Përballjet e skuadrave pas luftës:

2000/01:
Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:2 (2:1) Sheremet Isufi 1’, 50’, Afrim Toverlani 27’, Ekrem Rama 74’, Jeton Qubreli 87’ – Brahim Vojvoda 40’, Mehmet Kurda 80’

2001/02:
Prishtina - Drenica 2:0 (0:0)Burim Berisha 69’, Sheremet Isufi 84’
Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Brahim Vojvoda 16’, Orhan Krasniqi 85’ – Sheremet Isufi 7’

2002/03:
Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Xhavit Tahiri 28’ – Jeton Gashi 88’
Prishtina - Drenica 7:0 (3:0) Sheremet Isufi 12’, 66’, 73’, Arsim Plepolli 14’, 44’, Besnik Kollari 52’, Jeton Gashi 86’

2003/04:
Prishtina – Drenica 2:1 (1:1) Bashkim Patoku 42’, Xhevdet Llumnica 50’ – Brahim Vojvoda 36’
Drenica - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Idrizi 59’

2004/05:
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Labinot Demolli 80’, Sheremet Isufi 85’ – Besim Bajraktari 61’
Drenica – Prishtina 2:3 (1:2) Zeqir Hasi 36’, Nazmi Kiqina 70’ – Sheremet Isufi 2’, Driton Krasniqi 21’, Bashkim Patoku 88’

2005/06:
Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Malsor Gjonbalaj 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Arsim Idrizi 37 – Mensur Limani 61’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Kukaj 44’
Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Nikollë Dushi 88’
Kupa FINALE Prishtina – Drenica 1:1 (1:0) 5:4 PEN. Mervan Hoxha 37’ – Besim Bajraktari 88’

2006/07:
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Malsor Gjonbalaj 47’, Uliks Emra 76’ – Besim Bajraktari 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (0:1) Labinot Dajaku 49’ – Nikollë Dushi 19’

2007/08:
Prishtina - Drenica 4:0 (2:0) Enis Fetahu 4’, 63’, Ertan Hasan 18’, 57’
Drenica - Prishtina 0:1 (0:1) Kushtrim Munishi 16’

2008/09:
Prishtina (U-19) – Drenica 1:3 (1:2) Lapidar Lladrovci 6’ – Besim Bajraktari 10’, 23’, Kushtrim Lushtaku 57’
Drenica - Prishtina 3:2 (2:2) Taulant Dajaku 25’, Hysni Kabashi 35’, Dugagjin Gashi 69’ – A. Skeraj 3’, S. Saliagiq 34’

2009/10:
Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Dukagjin Gashi 33’, Premton Muja 53’ – Genc Sermaxhaj 14’
Prishtina – Drenica 3:0 (2:0) Suad Saliagiq 4’, Genc Sermaxhaj 39’, Ardian Kozhani 75’
Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Premton Muja 21’

2010/11:
Prishtina – Drenica 0:0
Drenica – Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 70’, Faton Zejnullahu 90’
Drenica – Prishtina 2:1 (1:0) Besim Bajraktari 25’, Përparim Demiraj 48 – Ardian Kozhani 62’

2011/12:
Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Taulant Dajaku 40’
Prishtina - Drenica 0:2 (0:1) Lorik Maxhuni 14’, Semir Zeneli 88’
Prishtina – Drenica 1:1 (0:1) Faton Zejnullahu 69’ – Amir Rrahmani 26’

2012/13:
Prishtina - Drenica 3:1 (1:0) Liridon Latifi 2’, Astrit Fazliu 57’, Florim Bërbatovci 80’ – Taulant Dajaku 48’
Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:3 (3:1) A. Ahmeti 20’ (p), B. Krasniqi 30’, 61’, G. Begolli 45’, M. Mazrekaj 47’ – Sami Geci 6’ (p), Alban Guci 80’, Genc Hamiti 82’

2013/14:
Drenica – Prishtina 1:0 (1:0) Qemail Elshani 21’
Prishtina – Drenica 1:2 (0:2) Driton Krasniqi 77’ – Granit Arifaj 68’, Kreshnik Lushtaku 82’
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Azem Ahmeti 54’, Driton Krasniqi 82’ – Granit Arifa 71’

2014/15:
Drenica – Prishtina 2:0 (2:0) Kreshnik Lushtaku 18’, Taulant Dajaku 37’ (pen)
Prishtina – Drenica 3:0 (1:0) Labinot Osmani 42’, 77’, Gentrit Begolli 89’
Prishtina – Drenica 0:2 (0:1) Kastriot Mehmeti 4’, Dren Gashi 88’

2015/16:
Prishtina – Drenica 1:1 (0:0) Driton Krasniqi 84’ – Drilon Osmani 87’
Drenica – Prishtina 1:0 (0:0) Granit Arifaj 56’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:0) Dren Gashi 90’

2016/17:
Drenica – Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 6:0 (2:0) Basit Abdul Khalid 38’, 62’, Lorik Boshnjaku 45+1’, Gentrit Begolli 72’, Mergim Neziri 84’, Shend Kelmendi 88’
Drenica – Prishtina 1:3 (0:1) Sami Geci 90+3’ (pen) – Gauthier Mankenda 4’, 74’, Basit Abdul Khalid 62’

2017/18:
Drenica – Prishtina 1:1 (0:0) Genc Hamiti 90+1’ – Drashko Bozhoviç 83’
Prishtina – Drenica 0:2 (0:1) Armend Abazi 21’, Genc Hamiti 89’