Lajme

Java XXIV: Drenica – Prishtina 1-0

Java XXIV: Drenica – Prishtina 1-0

Kuqezinjtë fituan me një gjuajtje të vetme në portë përkundër 11 të bardhekaltërve

Skenderaj, 17 mars 2018 – Prishtina pëson humbjen e parë pas 8 ndeshjeve kampionale dhe 11 me ato të Kupës. Humbjen e fundit e kishte pësuar me Drenicën në vjeshtë dhe nga ajo ndeshje nuk kishte ditur çfarë është humbja, por “macja e zezë” e bardhekaltërve, fitoi sërish! Prishtina nuk ishte që luajti mirë, por të paktën e dominoi në tërësi skuadrën vendase, e cila u tregua aq cinike sa e pabesueshme të fiton tre pikë nga gjuajtja e vetme në portë. Meritë të madhe në fitoren e vendasve pati edhe portieri Neziri, i cili priti dy gjuajtje të sigurta goli.

Prishtina me këtë humbje iu ka mundësuar të shpresojnë jo vetëm ndjekëses më të afërt Dritës, por edhe shumë skuadrave tjera më poshtë në klasifikim. Është e pafalshme lëshimi i pikëve në një ndeshje jashtëzakonisht korrekte, si nga skuadra mike, publiku i shumtë vendas si dhe i treshes së gjyqtarëve.

Skuadra nuk ka më ndeshje deri më 1 prill dhe mbase nga kjo humbje e papritur do të ketë kohë të këndellet deri atëherë.

Java XXIV:

Drenica – Prishtina 1-0 (0-0)

Golashënues: Osman Mëziu 52’

Shikues: afër 1.000

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Benon Këpuska (Gjk), Fatmir Abrashi (Mt) – Isak Ceroviku (Mt)

KV: F. Neziri, M. Musa, D. Gashi, H. Tahiri – L. Maxhuni, A. Dallku, Sh. Taipi

Pozita jashtë lojës: Dre 1-1 Pri

Kornerët: Dre 3-10 Pri

Gjuajtjet totale: Dre 1-11 Pri

Gjuajtjet në portë: Dre 1-4 Pri

Drenica: 20. Flamur Neziri – 5. Arsen Sykaj, 16. Azem Bejta, 28. Muharrem Musa, 4. Dukagjin Gashi, 6. Arbios Thaqi, 9. Denis Peposhi (22. Drilon Osmani – 56’), 21. Taulant Dajaku, 14. Sami Geci /c/, 15. Armend Abazi (7. Hysen Tahiri – 46’), 99. Drilon Mëziu (27. Drilon Lladrovci – 77’). Kryetrajner: Sadat Pajaziti.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi, 7. Lorik Boshnjaku (17. Arbër Hoxha – 56’), 29. Drashko Bozhoviç – 3. Jamal Arago (10. Mentor Mazrekaj – 56’), 11. Liridon Fetahaj (9. Basit Abdul Khalid – 72’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Agon Xhaka, Blend Baftiu. Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Drenica është skuadra që në këtë edicion nga 9 pikë të mundshme ia ka marrë 7 Prishtinës. Drenica është skuadra e cila e kishte mposhtur së fundi Prishtinën dhe nga ajo ndeshje Prishtina nuk kishte humbje deri më sot – plotë 11 ndeshje rresht.
Në Skenderaj Prishtina ka ditur të shpallët kampion dhe të marrë njëherë edhe pikët kryesore për mbijetesë. Prishtina kishte barazuar në ndeshjen e parë të këtij edicioni edhe pse vendasit kishin luajtur më mirë e kishin qëlluar tre herë shtyllën. E sot, Prishtina ishte ajo që vetëm fati e ndalte të shënonte. Fati dhe portieri i mirë. Fati, portieri apo edhe moscilësia, neglizhenca, joqetësia, apo kush e di çka i mungonte futbollistëve bardhekaltër të shënon.
Nuk mbahet në mend kur Drenica si sot, gati e dorëzuar dhe pa luftë, ashtu siç bënë ajo gjithmonë kundër Prishtinës, t’i marrë tre pikë.  Sot kjo ndodhi, e Prishtina e shtabit teknik duhet ulur e analizuar këto dy javët pa ndeshje, të gjejë çelësin e rikthimit të besimit e fitoreve që shpijnë te suksesi i munguar qe katër edicione.

Përndryshe, si as me Trepçën ’89 – ndeshje e fituar para tre javësh e zhvilluara më e mira për bardhekaltrit, nuk kishte ndodh që të mbante kundërshtarin në fushë të saj për minuta të tërë. Kjo nuk do të thotë që ishte e rrezikshme, sidomos në pjesën e parë ku munguan rastet, por edhe me atë plogështi e dominoi skuadrën kundërshtare dhe dukej sikur vetëm ndonjë moment i caktuar e ndante nga goli. Njëjtë vazhdoi edhe pas disavantazhit, në çdo moment pritej goli i barazimit, por jo, sot kjo nuk ndodhi dhe pas paraqitjes së dobët në ndeshjen e fundit po me ‘89shin e ku u morr një pikë, skuadra sot la që të tria!

Ndeshjen e javës së XXV, Prishtina e zhvillon si vendas me Vëllaznimin me 31 mars apo 1 prill, deri atëherë Përfaqësuesja e Kosovës është në grumbullim, ndërsa Visar Bekaj e Arbër Hoxha janë të ftuar për U21 të Kosovës në eliminatorët kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë.

Minutë pas minute:

1’ Bozhoviç gjuan lartë kërcënueshëm nga e djathta, portieri Neziri mezi e ndal, korner.

23’ Tani sikurse në minutën e parë nga pozitë e njëjtë kërcënon Maxhuni pothuajse njëjtë, kap Neziri.

26’ Dallku nga gjuajtja e lirë prej distancës si me dorë e gjen Boshnjakun në zonë në anën e majtë, i cili reagon ngathtë, provon të kthen me të djathtën, topi përfundon pranë portës jashtë.

45+1’ Bozhoviç nga e majta e harkon gjuajtjen e lirë në zonë në krahun e djathtë ku Dallku e ul me kokë për Januzin i cili nga pozitë e vështirë ia del të gjuaj, por jashtë.

50’ Taipi nga mesfusha e vazhdon djathtë te Bozhoviç që harkon fortë, Arago shkëputet e gjuan me kokë, por e lartë.

52’ Bie rëndë mbrojtja e Prishtinës nga e djathta, vendasit me pasim te saktë për Dajakun në pozitë ballore i cili mjeshtërisht e vazhdon djathtë te i vetmuari Osman Mëziu i cili sikur të ishte futbollist i kalitur ndal topin dhe me qetësi e gjuan në këndin e djathtë të pambrojtur të Bekajt – 1:0.

58’ Bozhoviç me top të lartë e qet Januzin prapa shpinës së dy mbrojtësve vendas të cilëve iu ikën dhe pastaj gjuan pak nga e djathta nën dhe pastaj gjuan pak nga e djathta në këndin tjetër, çfarë pret portieri Neziri duke shpëtuar gol të sigurt.

62’ Kornerin e djathtë e ekzekuton Dallku në shtyllën e parë nga dëbohet nga vendasit deri para zonës ku ndodhej Bozhoviç i cili e harkon lartë në qendër të zonës nga ku shkëputet Fetahaj e gjuan në këndin e ulët të majtë, por portieri Neziri e ndal edhe këtë gjuajtje në vijë të portës.

80’ Mazrekaj harkon në zonë, Khalid gjuan me kokë, topi prek dikë nga vendasit dhe mbi tra e këndore.

81’ Pas ekzekutimit të këndores, topi dëbohet nga vendasit deri në vijë të zonës nga Dallku provon me gjuajtjen me kthim mbrapa, i pasaktë, anash pingules së majtë.

85’ Mazrekaj nga e majta bukur me top të lartë e gjen Dallkun në krahun e djathtë, gjuan, por i pasaktë, jashtë pingules së djathtë.

Deklaruan:

Mirel Josa: Problemi nuk është se skuadra pati shumë raste. Problemi i jonë është se nuk u futëm në lojë ashtu siç duhet dhe ku zhvilluam pjesë të parë shumë të dobët për mendimin tim. U munduam të ndryshonim në pjesën e dytë në momentin kur na goditi kundërshtari me një sulm në portën tonë e cila s’do të duhej të ndodhte. Pastaj nuk patëm qetësinë e duhur kur ishim në zonën e kundërshtarit, sepse ne duhet të penetronim në zonën e kundërshtarit. Megjithatë unë them që është një humbje në moment i cili kemi kohë për rikuperim. Por, nuk do të thotë që të gjitha gjërat shkojnë ashtu siç duam ne, duhet kemi parasysh se luajnë edhe skuadrat tjera futboll dhe me kë edhe skuadrat tjera futboll dhe me këtë futboll që ne po shohim duhet të jemi të qetë për të qetësuar situatën brenda për brenda skuadrës.

Sadat Pajaziti, kryetrajner i Drenicës:
E fituam ndeshjen, i fituam tre pikë për motiv i cili na është dashur duke e arritur ndaj një Prishtine e cila është super, e cila ka lojtarë shumë kualitativ e me shumë përvojë. Të them të drejtën iu thash lojtarëve para ndeshjes edhe në rast humbjes 1:0, apo 2:0 a mund të luajmë 90-minuta lojën tonë, pavarësisht çfarë do që do të ndodhte, sepse është Prishtinë dhe din të luaj e din të mbaj rezultatin e cila mund të dënoj edhe nga një goditje. Pra, iu thash se edhe nëse s’mund të bëjmë lojën tonë mos të dëshpërohen, sepse në këto kushte nuk e bëjmë dot. Tani jam shumë i lumtur, për lojtarët më shumë të them të drejtën që janë ngrit, sepse nuk e meritonin të ishin në këtë gjendje. Kemi lënë shumë pikë përshkak kushteve, dhe pamundësisë se ku të stërvitnim. Kështu që tani duhet mbajmë kokën lartë e të vazhdojmë.