Lajme

Java XXIV: Drita – Basit Abdul Khalid 1-3

Java XXIV: Drita – Basit Abdul Khalid 1-3

Shfaqje brilante e Prishtinës, het-trik i Khalid

Mergim Pefqeli

Prishtinë, 5 prill, 2017 – Prishtina ka shkëlqyer më në fund. Jo vetëm që e ka mposhtur pastër Dritën në shtëpi, por ka lëshuar raste edhe për dyfishin e golave. Ishte ky revansh i ëmbël pas disfatës para dy javëve. Shkëlqyen pothuajse të gjithë futbollistët, por sulmuesi Basit Abdul Khalid u tregua edhe njëherë “exheli” i gjilanasve dhe pas dy golave në finalen e Kupës së edicionit të kaluar, tani iu shënon edhe tre gola tjera.

Prishtina ritmin e fitoreve do të provoj të vazhdoj menjëherë në fundjavë të shtunën në Kastriot kundër Trepçës. Dhe, adhuruesit e Prishtinës i kënaq vetëm këso përformanca. Bravo djem!

Genc Hamiti

Java XXIV

Drita - Prishtina 1:3 (0:0)

Golat: Alban Shillova 88’ – Basit Abdul Khalid 51’, 58’, 86’

Shikues: 1.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Artan Latifi e Fatmir Sekiraqa (Pd) – Leutrim Mustafa (Pd)

KV: A. Ramadani, A. Shillova – M. Pefqeli, M. Neziri, A. Dallku

Pozitat jashtë lojës: Dri 0-1 Pri

Kornerët: Dri 0-1 Pri

Gjuajtjet totale: Dri 6-17 Pri

Gjuajtjet në portë: 3-7 Pri

Drita: 13. Betim Halimi – 77. Alban Rexhepi (16. Florim Berisha – 62’), 15. Erdin Hashani, 62. Viktor Kuka, 3. Alban Tusuni, 20. Qendrim Sejdiu, 7. Leutrim Kryeziu, 10. Arbnor Ramadani /c/ (14. Semir Zeneli – 62’), 11. Nderim Nexhipi (17. Bergim Maliqi – 72’), 8. Përparim Livoreka, 99. Alban Shillova. Kryetrajner: Afrim Shahini.

Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 6. Debatik Curri, 7. Lorik Boshnjaku, 77. Mergim Pefqeli (16. Genc Hamiti – 82’) – 8. Endrit Krasniqi (9. Shend Kelmendi – 67’), 15. Gauthier Mankenda (10. Gentrit Begolli – 87’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Gentrit Dumani, Liridon Kukaj, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

FC Prishtina

Komenti:

Pas videoskandalit të publikuar dje, nga FFK me urgjencë ishte zëvendësuar gjyqtari kryesor i suspenduar Bajram Gashi me Selim Isufin nga Mitrovica, i cili në vetëm dy-tre raste ka gabuar, kur ka ndëshkuar për simulim Mergim Pefqelin dhe kur nuk akordoi faull për Gauthier Mankendën duke toleruar epërsi e topi përfundoi në pozitë jashtë lojës për Khalid. Pra, pjesa tjetër e gjykuar ishte e mirë dhe pa vërejtje.

Debatik Curri

Prishtina nga minuta e parë ishte dominuese, kërkuese duke rrezikuar, por nuk pati rast të sigurt në 45 minutat e para. Pjesa e dytë i takoi plotësisht prishtinasve të cilët habitën me lojën e shtruar për toke, me shumë pasime dhe me lehtësi dilnin para portës vendase dhe me meritë shënuan tre herë nëpërmjet heroit të ndeshjes së sotme, Basit Abdul Khalid. Vendasit krejt çka ia dolën ishte të shfrytëzojnë një pozitë të pafat të prishtinasve ku reagoi mençur duke shënuar sulmuesi i pavërejtur vendas, Shillova i cili sot nuk mund të lëvizte nga mbulimi i mbrojtjes tonë.

Thjesht ishte fitore e merituar pas shfaqjes brilante të trajnerit Arsim Thaqi i cili nga dy ndeshje ka dy fitore dhe goldallim 4:1.

Gauthier Mankenda

Minutë pas minute:

3’ Shillova provon gjuajtjen nga e djathta, pa problem për portierin Muqiqi.

14’ Mankenda vjedh top dhe nga mesfusha kalon tre futbollistë një pas një kur edhe pengohet nga Hashani, por Mankenda nuk rrëzohet zgjat këmbën e pason për Khalid që ndodhej në pozitë jashtë lojës. Gjyqtari Isufi gabon duke mos ndal lojën për ndërhyrje të palejueshme.

15’ Maxhuni te Mankenda ky kroson në zonë për Khalid që gjuan me gërshërë, por teper e lartë.

Basit Abdul Khalid

18’ Kombinime para zonës vendase, në fund Neziri e mbyll me gjuajtjen e plogësht jashtë.

18’ Kundërpërgjigjet Nexhipi vendas njëjtë sikurse më parë Neziri, plogësht e jashtë.

20’ Kombinime të Khalid, Boshnjaku e Krasniqi i cili gjuan nga jashtëzona, ulët, kap portieri.

33’ Dallku si me dorë vertikale për Mankendën i cili kishte rrugën qel drejt portës, por as nuk gjuan, vendos të asistoj për Khalid në krahun tjetër, por pasaktë. Ishte situate e pastër kjo.

Gauthier Mankenda

36’ Pefqeli majtë pranon top nga Curri dhe niset drejt portës, e ndjek Rexhepi e pastaj intervenon Viktor Kuka. S’bëhej fjalë për simulim për çka e ndëshkon gjyqtari Isufi Pefqelin – më parë ishte penallti, por vetëm simulim jo.

39’ Khalid e kthen brenda zonës për Pefqelin i cili pasi lirohet bukur gjuan diku nga 15 metra, ulët, por jashtë.

Mergim Pefqeli

41’ Nexhipi nga gjuajtja e lirë gjuan tepër lartë.

43’ Leci nga largësia prej ndërprerjes plogësht, kap portieri Halimi.

49’ Khalid provon gjuajtjen nga 20 metra, e plogësht jashtë.

FC Prishtina

51’ Basit Abdul Khalid ia vjedh topin Rexhepit në krahun e majtë dhe posa futet në zonë me gjuajtje të saktë shënon në këndin e kundërt gol jashtëzakonisht të bukur – 0:1.

58’ Gauthier Mankenda në mesfushë pranon top, bukur lirohet dhe si me dorë e shtyn përpara te Basit Abdul Khalid nga mbrojtja që e kishte harruar dhe ishte mbetur mbrapa, Khalid del me portier, i vije mbrojtësi, i ikën topi paksa, por se si e fut këmbën e majtë dhe e shtyn topin në rrjetë e pabesueshme, e shkëlqyeshme dhe – 0:2.

Basit Abdul Khalid

57’ Khalid sërish del prapa mbrojtës vendase, hutohet për pozitë jashtë lojës që nuk ishte e ndalet, por vazhdon sërish edhe pse nën presionin e Hashanit, gjuan, por jashtë.

63’ Neziri nga e majta provon edhe një gjuajtje, pak anash kuadratit.

65’ Vendasit gabojnë dhe Pefqeli provon nga e para të befasoj, por plogësht përpak jashtë.

67’ Gjuajtje e lirë, topi i parë dëbohet dhe nga topi kthyes gjuan Boshnjaku, pak jashtë.

Lorik Boshnjaku

71’ Kryeziu pason për Berishën, gjuan, pret e shpëton Muqiqi.

75’ Curri udhëheq kundërzbritje, pason për Mankendën djathtë dhe e kthen më mbrapa në kahun tjetër për Kelmendin i cili posa lirohet tenton parabolën, por përpak i saktë.

77’ Tjetër kundërzbritje, Mankenda fut Maxhunin në zonë e ky drejton topin para portës që vendasit e dëbojnë dhe Khalid e shtyen edhe më mbrapa për Kelmendin e ky edhe më mbrapa për Pefqelin që gjuan jashtë.

Lorik Maxhuni

79’ Maliqi vendas provon nga gjuajtja e lirë, jashtë.

85’ Portieri Halimi ndodhet në presion e dëbon me këmbë para zonës, topin e merr Mankenda dhe me shpejtësi afrohet ngat Halimit dhe gjuan në këndin e majtë e topi për disa milimetra nuk futet në rrjetë, jashtë.

86’ Lorik Boshnjaku me gjuajtje të fortë ballore qëllon pingulen, nga topi i rikthyer përfiton Basit Abdul Khalid që pak nga e majta vendos topin në kahun tjetër dhe në rrjetë. Het-trik i Khalid - 0:3.

88’ Dallku provon të largoj topin i cili përfundon në gjoksin e një futbollisti vendas dhe rikthehet për Alban Shilloven që del përball portierit Muqiqi të cilin e mposhtë – 1:3.

Deklaratat pak më vonë...

Arsim Thaqi, kryetrajner i Prishtinës: Edhe pse kemi pasur mungesë futbollistin kryesor përshkak lëndimit, Ahmed Januzi, jam shumë i gëzuar që qendërsulmuesi Khalid shënoi tre gola duke dëshmuar që realisht nuk është që s’është futbollist që nuk mund të nxjerr Prishtinën me rezultate pozitive. Pra jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë lojtar, por edhe për tërë ekipin. Në pjesën e parë edhe pse krijuam disa raste nuk realizuam, por në pjesën e dytë ishte një lojë krejtësisht tjetër dhe jam optimist se ndeshjet e ardhshme Prishtina do të luan edhe më mirë.

Basit Abdul Khalid: E falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të shënoj het-trikun e parë. Ne kemi punuar shumë si ekip dhe kemi luajtur ashtu siç na ka udhëzuar trajneri. Suksesi është i të gjithëve.

Afrim Shahini, trajner i Dritës: Për Dritën kjo është humbje e madhe, tre pikë të humbura janë të mëdha. Por, ne nuk do të dorëzohemi do të provojmë t’i riparojmë këto tre pikë në duelet direkte me ekipet që janë në fundin e tabelës. Tani kemi orarin e vështirë, e pastaj kemi duelet me ekipet që luftojnë në fund të tabelës. Pjesa e parë ishte e mirë, Prishtina nuk na bëri shumë probleme, sidomos në defansivë luajtëm mirë. Pastaj në pjesën e dytë bëmë dy gabime dhe Prishtina ato nuk i falë dhe më tej ekipi u çorientua dhe ngarkesa e pikëve edhe pse normalisht ngjarjet e fundit nuk kanë tronditur vetëm Dritën, por tërë Kosovën, por Prishtina e kishte më lehtë psiqikisht, ka qenë pa ngarkesa dhe e kemi ditur që do ta kemi vështirë.

Avni Durmishi