Lajme

Java XXIV: Drita – Prishtina

Java XXIV: Drita – Prishtina

Prishtina vetëm pas dy jave kërkon revansh

Prishtinë, 4 prill, 2017 – Kryetrajneri, Arsim Thaqi, pas emërimit për kryetrajner ka caktuar një qëllim – mos ta humbas asnjë ndeshje nga 11 sa i kishte kur kishte pranuar ekipin. Dhe, debutoi me fitore ndaj Ferizajt dhe tani kërkon fitore edhe ndaj Dritës, kurse futbollistët vetëm pas dy jave që humben nga gjilanasit, tani kërkojnë revansh!

Prishtina, megjithatë nuk do të jetë pa probleme, përveç që vazhdojnë të mungojnë dy futbollistët e rinj, Blend Baftiu e Bleon Sekiraqa, sërish do të mungoj edhe Ahmed Januzi.

Java XXIV:

Drita – Prishtina

E mërkurë, 5 prill – ora: 15.00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Bajram Gashi (FK), Fatmir Sekiraqa (Pd), Artan Latifi (Pd) – Leutrim Mustafa (Pd)

*Drejtpërdrejt në Supersport Kosova

A.Thaqi: Të motivuar maksimalisht

“Në ndeshjen me Dritën pres angazhim maksimal të futbollistëve, ashtu siç kanë punuar në stërvitje këto dy ditë para ndeshjes dhe nëse luajnë ashtu siç edhe punuan, atëherë nuk shoh se do të kemi problem të përballojmë ndeshjen. Por, në këtë ndeshje mungesë të madhe, të paktën për dy javë, do ta kemi Ahmed Januzin. Ky futbollist do të na kishte kryer shumë punë, por do t’i shfrytëzojmë maksimalisht të tjerët që i kemi në dispozicion. Përndryshe, ekipi është maksimalisht i motivuar për ndeshje”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi.

L. Boshnjaku: Fitore për revansh

“Pikë së pari pres fitore dhe pastaj të revanshohemi për disfatën naive para dy javëve për çka do të angazhohemi maksimalisht vetëm për këtë qëllim”, ka thënë mesfushori, Lorik Boshnjaku.

A.D.