Lajme

Java XXIV: Prishtina – Besa 5-1

Java XXIV: Prishtina – Besa 5-1

Bardhekaltrit fituan thellë, por lëshuan edhe shumë raste tjera

Prishtina - Besa 5-1 Leutrim Kryeziu

Prishtinë, 10 mars 2021 – As bora edhe acari nuk pengoi futbollistët bardhekaltër që edhe me një përformancë të shkëlqyer të vazhdojnë serinë e fitoreve. Rezultati 5-1 është bindës, por ky rezultat me shumë lehtësi ka mundur të jetë edhe dyshifror.

Prishtina - Besa 5-1 Endrit Krasniqi

Sidoqoftë, golat e Leonit Abazit(14’), Endrit Krasniqit (21’), Leutrim Kryeziut (29’), Gauthier Mankendës (69’) dhe Albin Prapashticës (83’), siguruar tre pikë të reja. Golin e nderit për mysafirët shënoi kapiteni Donart Sheqerolli (48’). Besa, përveç këtij goli pati krejtësisht edhe dy tentime tjera.

Prishtina - Besa 5-1 Leonit Abazi

Prishtina sot pati mungesën e kapitenit Boshnjaku dhe Bekteshit përshkak kartonëve, kurse Mici u la në bankë duke mos u rrezikuar pas një lëndimi që kishte që para ndeshjes me Llapin.

Prishtina - Besa 5-1 Besnik Krasniqi

Për futbollistët prishtinas nuk ka pushim, menjëherë të shtunën udhëton në Drenas ku në javën e 25-të ndeshet me Feronikelin vendas. Ndërsa menjëherë të mërkurën zhvillohet çerekfinalja e Kupës po me Feronikelin në Drenas dhe në fundjavë në javën e 26-të e presim Gjilanin. Pas kësaj ndeshje pason pauza e ndeshjeve ndërkombëtare.

Prishtina - Besa 5-1 FC Prishtina

Java XXIV

Prishtina – Besa 5-1 (3-0)

Golat: L. Abazi 14’, E. Krasniqi 21’, L. Kryeziu 29’, G. Mankenda 69’, A. Prapashtica 83’ – D. Sheqerolli 48’

Gjyqtarë: Valbon Hoxha, Imran Kabashi, Safet Berisha, Arben Halilaj

Pozita jashtë lojës: Pri 2-0 Besa

Kornerët: Pri 6-0 Besa

Gjuajtjet totale: Pri 19-3 Besa

Gjuajtjet në portë: Pri 11- 2 Besa

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi /c/ (8. Mergim Pefqeli – 73’), 5. Lumbardh Dellova (24. Behar Maliqi – 85’), 22. Gentjan Muça, 4. Tun Bardhoku – 20. Qendrim Zyba (21. Enis Gavazaj – 73’), 88. Sabjen Lilaj, 10. Endrit Krasniqi (27. Albin Prapashtica – 57’) – 23. Leonit Abazi, 9. Leutrim Kryeziu, 17. Alban Shillova (15. Gauthier Mankenda – 46’). Zëvendësues: Ardit Nika, Gledi Mici. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Besa: 1. Agron Kolaj – 2. Guri Hana, 5. Ardi Hajdini, 6. Gentrit Salihu (17. Festim Haxhiu – 72’), 7. Erjon Morina (23. Rinor Jahmurataj – 62’), 10. Donart Sheqerolli /c/, 15. Diar Halili, 19. Ardi Qorri (21. Ron Raqi – 46’), 24. Ethmane H’Meimar (11. Bekim Maliqi – 37’), 26. Redon Syla, 30. Etnik Brruti. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi.

Prishtina - Besa 5-1 Alban Shillova

Rastet/golat:

Prishtina - Besa 5-1 Leonit Abazi

14’ Rasti i parë në ndeshje dhe bie goli. Endrit Krasniqi në mesfushë lufton, fiton duelin, lirohet dhe me saktësi e dërgon topin në anën e majtë brenda zonës, aty ku Leonit Abazi bukur lirohet nga dy futbollistë mysafir dhe me ndihmën e pingules së afërt sjell skuadrën në epërsi – 1-0. Goli i 5-të kampional dhe i 6-të sezonal i Abazit.

Prishtina - Besa 5-1 Leonit Abazi

Prishtina - Besa 5-1 Endrit Krasniqi

21’ Rasti i dytë, goli i dytë. Besnik Krasniqi e harkon ndërprerjen nga e djathta, devijim i topit i cili shkon te Endrit Krasniqi dhe me gjuajtje precize shton epërsinë në – 2-0. Goli i 5-të sezonal dhe kampional i Endrit Krasniqit.

Prishtina - Besa 5-1 Endrit Krasniqi

Prishtina - Besa 5-1 Besnik Krasniqi

27’ B. Krasniqi provon nga distanca, e lartë.

Prishtina - Besa 5-1 Leutrim Kryeziu

29’ Abazi bënë presion nga krahu i majtë, futbollisti i Besës detyrohet të largoj por vetëm deri te Lilaj i cili e shtynë te Abazi, e ky afër vijës fundore nga e majta e harkon në shtyllën e dytë aty ku Leutrim Kryeziu gjuan me kokë, i bllokohet gjuajtja nga një futbollist mysafir dhe pastaj me qetësi gjuan me të jashtmen dhe 3-0. Goli i 6-të sezonal dhe kampional i Kryeziut.

Prishtina - Besa 5-1

39’ Morina gjuajtje ballore, e lehtë për portierin Haxho.

48’ Njëra ndër gabimet e pakta të Prishtinës sot dhe e shfrytëzuan skuadra e Besës, Donart Sheq grolli me gjuajtje precize jashtë zone ngushton epërsinë në 3-1.

53’ Kryeziu depërton deri para portierit, vonohet të gjuaj, ndërhyn njëri nga futbollistët mysafir.

63’ Bashkëveprim Kryeziu e Abazi, ky harkon në zonë, e kthen Zyba, e prek Mankenda, gjuan Prapashtica, pret portieri Kolaj.

66’ Dellova në pozitën e mesfushorit të djathtë, e dërgon topin para portierit, nuk e mbërrin Kryeziu, por e mbërrin Abazi që e qëllon pingulen.

67’ Pas këndores dhe dëbimit jashtë zonës, Zyba mjeshtërisht mbi mbrojtjen mysafire, Abazi gjuan me kokë, pret portieri mysafir.

Prishtina - Besa 5-1 Leonit Abazi

Prishtina - Besa 5-1 Gauthier Mankenda

69’ Besa humb topin, prishtinasit me shpejtësi mësyjnë përpara, nga krahu i majtë merr topin Kryeziu dhe e shfrytëzon daljen e portierit duke e asistuar Gauthier Mankendën e vetmuar me portë dhe – 4-1. Goli i 2-të i Mankendës kampional dhe sezonal. Ka arritur në shifrën prej 31 golave për Prishtinën çka e bënë futbollistin aktiv me më së shumti gola të shënuar.

70’ Prapashtica e kthen topin, Abazi gjuan, pret portieri. Abazi sot nuk dinte se çfarë është të pushohej, thjesht i pandalshëm, vetëmohues.

71’ Tani provon Prapashtica nga distanca, e lartë.

Prishtina - Besa 5-1 Qendrim Zyba

71’ B. Krasniqi e kthen për Zybën, gjuan, pret portieri. Mesfushori prishtinas dëmton dorën pas këtij aksioni dhe detyrohet të zëvendësohet.

76’ Prapashtica e qet me portier Kryeziun, i ikën kundërshtarit, qëllon shtyllën. Kryeziu sot shënoi dhe asistoi, por ishte i pafat, ka mundur të regjistronte edhe dy-tre gola tjerë.

81’ Tani Lilaj e gjen Kryeziun, del me portier, gjuan jashtë pingules së majtë të portës.

Prishtina - Besa 5-1 Albin Prapashtica

Prishtina - Besa 5-1 Albin Prapashtica

83’ Këndore e Prishtinës, topi në zonë, Mankenda mjeshtërisht e gjen Albin Prapashticën i cili shënon golin e parë kampional me Prishtinën dhe të dytin sezonal - 5-1. Përndryshe sot Mankenda barti për herë shiritin e kapitenit, është ndër futbollistët me më së shumti jetëgjatësi në skuadër.

Prishtina - Besa 5-1 Gauthier Mankenda

85’ Bardhoku e shërben Kryeziun, por megjithëse me portier, sërish nuk shënon. Shpresojmë që me ndeshjen e sotme të ketë harxhuar fatin e keq.

87’ Dalje e pejanëve, bashkëveprim i Brrutit e Jahmuratajt, ky i fundit gjuan jashtë.

90’ Lilaj harkon nga e majta, Muça bukur shkëputet e gjuan me kokë në këndin e sipërm, intervenim i mirë i portierit Kolaj.

Prishtina - Besa 5-1 Sabien Lilaj

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: I uroj futbollistët për fitoren dhe seriozitetin, qasjen shumë serioze në këtë takim. Me të vërtet edhe koha edhe dëbora na vështirësuan takimin, mirëpo duhet falënderuar të gjithë atyre që sot pastruan fushën dhe na mundësuan të shfaqnim lojë të mirë. Rezultat pozitiv, rezultat i mirë, mirëpo edhe pranimi i atij goli sikur na e prishi pak qefin apo disponimin, por sidoqoftë më rëndësi janë tre pikët e ardhura pas edhe një përformence të mirë.  

Gauthier Mankenda: S’kishte rëndësi kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët për çka të gjithë dhamë maksimumin. Po vazhdojmë të mbajmë lartë formën dhe kjo na gëzon të gjithëve. Pa dyshim se u ndjeva i nderuar me shiritin e kapitenit. Krenohem me bashkëlojtarët, me shokët e skuadrës që më të vërtet më bënë të ndjehem mirë. 

Prishtina - Besa 5-1 Alban Shillova