Lajme

Java XXIV: Vushtrria – Prishtina

Java XXIV: Vushtrria – Prishtina

Bardhekaltrit për serinë e fitoreve

Vushtrri, 12 qershor 2020 – Prishtina udhëton në konak të rivalëve të papërshtatshëm, Vushtrrisë. Megjithatë, si asnjëherë më parë, Prishtina kundër vushtrriasve këtë edicion ka radhitur tre fitore të larta, dy kampionale, 0:3 e 4:0 si dhe për Kupë 4:1.

Vushtrriasit janë poshtë në klasifikim me pothuajse vetëm me gjasa teorike të shpëtojnë nga rënia, ndërsa prishtinasit në luftë të egër për ta rikthyer titullin në kryeqendër.

Bardhekaltrit kanë shënuar 11 gola dhe kanë pranuan vetëm një gol në dy ndeshjet pas pandemisë, ndërsa vushtrriasit janë mposhtë në Drenas, 3:1.

Te Prishtina mungojnë Hila me kartonë dhe portieri Haxho që ende është në rikuperim pas lëndimit të mushkërive, kurse rikthehet Ergyn Ahmeti pas një lëndimi gjatë stërvitjeve.

Java XXIV

Vushtrria – Prishtina

E shtunë, 13 qershor – ora 17.00

Stadiumi: “Ferki Aliu”, Vushtrri

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Jakup Musolli (Pd), Fatlum Jashari (Gjl) – Gramos Shala (Pe)

Diar Miftaraj

D. Miftaraj:Kemi kapur ritmin, jemi në rrugën e duhur

“Jam shumë i kënaqur me ecurinë, si individuale po ashtu edhe ekipore. Skuadra po merr frymë një dhe nuk janë rastësi si rezultatet e po ashtu edhe shfaqjet tona në ndeshje. Besojë shumë se njëjtë do të vazhdojmë edhe në Vushtrri, por edhe në ndeshjet tjera të radhës. Jemi duke shfaq cilësi të mirë dhe më duke se kjo po na dallon nga skuadra tjera dhe krejt çfarë mbetët është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Vushtrria është rival i papërshtatshëm i yni, por ne këtë edicion kemi treguar se e kemi gjetur rrugën drejt qëllimit që kemi”, ka thënë ish-mesfushori, tani qendërmbrojtësi i skuadrës, Diar Miftaraj.