Lajme

Java XXIV: Vushtrria – Prishtina 0-2

Java XXIV: Vushtrria – Prishtina 0-2


Me dy golat e John-it (11’, 36’) Prishtina vazhdon serinë e fitoreve

Vushtrria - Prishtina 0-2

Vushtrri, 13 qershor 2020 – Prishtina sot hyri fuqishëm me presing të lartë që nga minuta e parë e takimit duke iu shpërblyer kjo lojë agile me dy gola çka e rehatuan ndeshjen e duke lëshuar edhe disa raste tjera të mira shënimi. Ndërsa pjesa e dytë ishte më shumë se sa monotone dhe skuadra mendonte vetëm për ndeshjen e të mërkurës të gjysmëfinales së Kupës në Skënderaj kundër Drenicës .

Me këtë fitore, të paktën deri nesër e shpresojmë sa më gjatë, Prishtina ngjitet në krye të klasifikimit me 47 pikë të tubuara.

Bardhekaltrit në fundjavë presin Dukagjinin në kuadër të javës së 25-të.

Qendrim Zyba

Java XXIV: Vushtrria – Prishtina 0-2 (0-2)

Golashënues: Oto John 11’, 36’

Pa shikues

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Jakup Musolli (Pd), Fatlum Jashari (Gjl) – Gramos Shala (Pe)

KV: J. Okonkwo – L. Abazi, E. Krasniqi, L. Boshnjaku

Pozita jashtë lojës: Vush 2-4 Pri

Kornerët: Vush 2-4 Pri

Gjuajtjet totale: Vush 4-14 Pri

Gjuajtjet në portë: Vush 1-8 Pri

Vushtrria: 99. Marly Koubassanath – 33. Bler Istrefi (44. Kadri Kodrolli – 46’), 5. Clinton Nnorom, 9. Drilon Fazliu, 10. Valmir Azemi (19. Adnard Mehmeti – 67’), 11. Baton Zabërgja, 16. Etrit Halimi /c/, 21.  Bismark Sie, 23. Joseph Okonkwo, 24. Besfort Dervishi, 34. Dren Ahmeti (15. Sekou Doumbia – ’83). Kryetrajner: Fitim Llapashtica.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/ (22. Labinot Ibrahimi – 83’), 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Tun Bardhoku (23. Leonit Abazi – 46’) – 7. Lorik Boshnjaku, 6. Endrit Krasniqi (18. Ergyn Ahmeti – 67’), 20. Qendrim Zyba – 10. Meriton Korenica (11. Kreshnik Uka – 67’), 77. Oto John (15. Gauthier Mankenda – 77’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Ahmet Haliti. Kryetrajner: Armend Dallku.

Endrit Krasniqi

Komenti:

Prishtina sot që nga sekonda e parë i bëri me dije kundërshtarit që nuk do t’ia linte rastit. Rreshtoheshin rastet njëri pas tjetrit, vendasit pothuajse nuk mund të kalonin gjysmën e fushës. Deri te gola e parë, prishtinasit patën disa situata të rrezikshme para portës vendase, u kërkua edhe penallti për prekje dore, por goli erdhi pas aksionit të bukur pas ndërprerjes dhe marrjes së topit nga Zyba, pasimit të saktë të Bardhokut për Korenicën e ky te Thaqi djathtë që asistoi për herë të 7-të në kampionat dhe gjuajtja e saktë me kokë e John-it (11’).

Oto John

Nga goli i parë deri te i dyti, sërish prishtinasit kishin disa mundësi, por goli i realizuar ishte model. Vendasit ishin në sulm në krahun e majtë ku Miftaraj pas luftës ia rrëmben topin kundërshtarit duke e shtyrë te Korenica e ai me shpejtësi te Zyba e ky me saktësi në krahun e majtë te Johni i cili pas depërtimit e shërben Januzin e ky me asistimin e 5-të e shërben John-in për golin e tij të 7-të kampional dhe të 9-në gjithsejtë nga po aq paraqitje 9, sa ka me fanellën e Prishtinës.

Pjesa e dytë me të vërtet ishte e plogësht e monotone dhe krejt çfarë ia vlen të theksohet është lëndimi i pafatat i Ergyn Ahmetit dhe nuk dihet sa gjatë do të mungoj.

Lorik Boshnjaku

Minutë pas minute:

2’ Zyba e qet vetëm me portier John-in që nuk ia doli të mbërrinte topin.

2’ Januzi nga e djathta e kthen për Korenicën më ballore gjuajtja e të cilit shkon skaj pingulës.

8’ Thaqi harkon nga e djathta dhe kërkon prekje me dorë nga ana e kundërshtarit.

Armend Thaqi

11’ Pas aksionit të bukur pas ndërprerjes dhe marrjes së topit nga Zyba, pasimit të saktë të Bardhokut për Korenicën e ky te Thaqi djathtë që asistoi për herë të 7-të në kampionat dhe gjuajtja e saktë me kokë e John-it, Prishtina shpejt erdhi në epërsi – 0:1.

Oto John

16’ Krasniqi e shërben Korenicën djathtë me diagonale e ky depërton nga qendra e gjuan lartë.

17’ Thaqi harkon nga e djathta, Januzi gjuan me kokë mbi portë.

20’ Topi i devijuar nga mbrojtja vendase, John provon vollej, kap portieri.

Tun Bardhoku

28’ Bardhoku bukur nga e majta fut top para portierit, aty tenton Zyba, por dy tentimet e tij bllokohen.

36’ Ky goli i realizuar ishte model nga përfitimi i topit e tranzicioni i shpejtë në sulm.  Vendasit ishin në sulm në krahun e majtë ku Miftaraj pas luftës ia rrëmben topin kundërshtarit duke e shtyrë te Korenica e ai me shpejtësi te Zyba e ky me saktësi në krahun e majtë te Johni i cili pas depërtimit e shërben Januzin e ky me asistimin e 5-të e shërben John-in për golin e tij të 7-të kampional dhe të 9-në gjithsejtë nga po aq paraqitje 9, sa ka me fanellën e Prishtinës -0:2.

41’ Super aksion, Zyba e shërben Thaqin djathtë e ky pasimin në shtyllën e parë për Januzin gjuajtjen e të cilit ndal portieri vendas.

43’ Endrit Krasniqi qëllon shtyllën nga e djathta brenda zonës së rreptësisë.

49’ Krasniqi nga distanca prej gjuajtjet së lirë, pret dhe kap gardiani vendas.

Meriton Korenica

Meriton Korenica

59’ Korenica bukur nga e djathta e shërben Januzin në shtyllën e parë, por gjuajtja ndalet me gjoksin e portierit, këndore.

59’ Korenica e harkon këndoren e djathtë, Thaqi me kokë e devijon në shtyllën e majtë nga Bekteshi me gërshërë gjuan pranë pingules.

Armend Thaqi

61’ Gjuajtja e parë e vendasve nëpërmjet Dervishajt, por shumë e lartë.

65’ Zyba nga distanca ballore gjuan rrëmbyeshëm, pret portieri, këndore.

Qendrim Zyba

69’ Provon Ahmeti nga gjuajtja e lirë, e lartë.

77’ Abazi sa kroson aq gjuan rrëmbyeshëm larg nga e majta dhe topi paska i devijuar shkon rrezikshëm pranë pingules së dytë.

79’ Edhe Uka e provon gjuajtjen nga distanca, e lartë.

82’ Fazliu e tenton portën nga ndërprerja, larg portës.

87’ Ergyn Ahmeti nuk ia del të vazhdonte lojën dhe Prishtina 7 minutat e fundit luajti me një futbollist më pak.

89’ Fazliu pas veprimit të bukur gjuan në shtyllën e majtë dhe Bekaj të vetmen punë që pati sot intervenoi bukur duke e dëbuar topin në këndore.

90’+1 Bismark Sie provon gjuajtjen, por e lartë.

Leotrim Bekteshi

Deklaruan:

Armend Dallku:
Fitore e merituar me një pjesëlojë të parë shumë të mirë tonën. Krijuam shumë raste edhe pse realizuam vetëm dy gola. Ndërsa në pjesën e dytë kërkuam që të menaxhojmë ndeshjen dhe më gëzon fakti që në fazën defanzive nuk i lejuam asnjë rast kundërshtarit dhe kjo na bënë të ndjehemi mirë. Ne tani kemi planet tona për ndeshjet e ardhshme dhe ky trepikësh na jep shumë motiv për ndeshjen e radhës kundër Drenicës. 

Oto John:
Ne u angazhuam maksimalisht që nga kjo ndeshje që të marrim pikët e plota e pastaj patëm mundësi edhe manovrimi. Jam i lumtur për golat, jam i lumtur me shokët e ekipit dhe ekipin në tërësi. Jam i kënaqur me këto tre pikë dhe krejt çfarë dua është të vazhdojmë me këtë ritëm. Natyrisht se jam i kënaqur me statistikat e mia dhe dua të ndihmoj ekipin të arrijmë, krijojmë golin dhe lutëm shumë të vazhdojmë sa më gjatë kështu.