Lajme

Java XXIX: Prishtina – Drenica

Java XXIX: Prishtina – Drenica

Bardhekaltrit të gatshëm për ndeshje

Prishtinë, 27 prill 2019 – Kanë mbetur edhe pesë javë deri në fundin e kampionatit. Edhe “pesë” finale tjera dhe pengesa e ardhshme është skuadra kuqezi e Drenicës.

Megjithëse Prishtina këtë edicion ka mposhtur tre herë Drenicën (në ndeshje kampionale dy herë me rezultat të njëjtë 1:0) dhe njëherë për Kupë (pas penalltive), kundërshtari gëzon respekt dhe qasje maksimale nga minuta e parë e ndeshjes.

Prishtinës vazhdon t’i mungojnë Korenica e Haliti të lënduar, ndërsa pa probleme nuk është as Khalid, por skuadra nuk ka mungesa me suspendime.

Fakt i mirë është se futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm fitorja i mban në luftë për titull dhe padurim presin të nis ndeshja.

Java XXIX

Prishtina – Drenica

E diel, 28 prill – ora 19:00

Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Besnik Morina (Vu), Driton Preniqi (Ka) – Vigan Ibërdemaj (Pe)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore 2 euro.
Tribuna perëndimore: 3 euro.
VIP: 5 euro.

A. Hoxha: Si nesër dhe deri në fund të kampionatit do të japim maksimumin

“Nesër do të jetë ndeshje e vështirë padyshim, por për këtë dhe për atë ku ndodhemi e sa afër qëllimit kemi arritur, jemi mobilizuar maksimalisht, sidomos duke e marrë parasysh që gabimet më nuk na falen. Si nesër po ashtu deri në fund të kampionatit do të japim maksimumin e mundshëm që të arrijmë te caku që i kemi caktuar vetës ”, ka thënë Arbër Hoxha sulmuesi i krahut 20 vjeç i cili me Prishtinën ka regjistruar 49 paraqitje duke shënuar 2 gola dhe 4 asistime.