Lajme

Java XXIX: Prishtina – Drenica 2-1

Java XXIX: Prishtina – Drenica 2-1

Prishtina edhe me një fitore marshon përpara

Taulant Dajaku - Armend Thaqi

Prishtinë, 28 prill 2019 – Bardhekaltrit kanë vazhduar edhe me një fitore – të 8-në rresht, por kanë pësuar gol pas 6 ndeshjeve rresht.

Jamal Arago - Atdhe Grajqevci

Fitoren Prishtinës ia sollën golat e Thaqit (28’) dhe Morinës në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa mysafirët kanë shënuar nga rasti i vetëm në ndeshje nëpërmjet Mëziut (61’). Në përgjithësi u tregua lojë kualitative me Drenicë aspak të lehtë e cila diti të luaj futboll sidomos në pjesën e dytë kur në njëfarë mënyrë futbollistët vendas sikur u zmbrapsën megjithëse patën dy raste edhe në këtë pjesëtojë.

Para afërsisht 2.000 shikuesve të zëshëm, Prishtina ka rikthyer sërish pozitën e parë në klasifikim, por e cila vetëm formalisht përshkak goldallimit të përgjithshëm figuron e dyta.

Ndeshja e javës 30-të zhvillohet në fundjavë tek kampionët aktual të Dritës në Gjilan.

FC Prishtina

Java XXIX

Prishtina – Drenica 2-1 (2-0)

Golat: Armend Thaqi 28’, Marjo Morina 45’+1 – Osman Mëziu 61’

Shikues: afër 2.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Besnik Morina (Vu), Driton Preniqi (Ka) – Vigan Ibërdemaj (Pe)

KV: L. Bekteshi, A. Bashiru – D. Mustafa, T. Dajaku, O. Mëziu

Pozita jashtë lojës: Pri 1-1 Dre

Kornerët: Pri 7-2 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 9-5 Dre
]
Gjuajtjet në portë: Pri 5-3 Dre

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 21. Argjend Mustafa, 18. Ergyn Ahmeti (77. Mergim Pefqeli – 80’) – 3. Jamal Arago (7. Lorik Boshnjaku – 84’), 15. Gauthier Mankenda (9. Basid Khalid – 73’), 27. Marjo Morina. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Arbër Hoxha, Alen Jasharoski. Kryetrajner: Mirel Josa.

Drenica: 1. Arion Ymeri – 18. Besart Islamaj, 5. Arben Sykaj (7. Hysen Tahiri – 90’+1), 4. Princ Balde, 16. Azem Bejta, 8. Dijar Mustafa, 6. Arbios Thaqi, 14. Atdhe Grajqevci (77. Qemail Elshani – 53’), 11. Kreshnik Uka, 99. Osman Mëziu (45. Diar Prokshi – 90’+1), 21. Taulant Dajaku. Kryetrajner: Tahir Lushtaku.

Diar Miftaraj

Komenti:

Prishtina ka mposhtur këtë edicion “macen e zezë” të edicionit të kaluar, Drenicën, për herën e 4-të. Ka renditur fitoren e 21-të kampionale dhe të 8-në rresht, por duke pësuar gol pas 6 ndeshjeve – të 10-në kampional dhe vetëm golin e 4-të si vendas (të 6-në në “Fadil Vokrri”) dhe mbetët skuadra e vetme pa humbje si vendas (duke mos e llogaritur humbjen si mysafir me Flamurtarin në “Fadil Vokrri”).

Armend Thaqi ka shënuar golin e tij të 4-të, kurse Morina golin e 7-të, ndërsa asistimin 3-të, kurse Arago asistimin e 4-të.

Prishtina në fundjavë udhëton te skuadra aktuale kampione, Drita, me të cilën në Gjilan ku në dy udhëtimet e fundit e ka një humbje dhe barazim.

Ergyn Ahmeti

Minutë pas minute:

11’ Dallku diagonale te Bashiru majtë që e kthen në zonë me të parën, kurse Balde e devijon gabim dhe para Morinës me vështirësi intervenon portieri Ymeri.

Marjo Morina

13’ Geajqevci depërton dhe pastaj gjuan nga e djathta, gjuajtjen e ulët e pret pa problem Bekaj.

14’ Argjend Mustafa provon gjuajtjen nga distancë e madhe që përfundon skaj pingules së majtë.

Argjend Mustafa

25’ Këndoren e djathtë e harkon Mankenda, dëbohet deri te Dallku jashtë zone që e kalon një futbollist dhe harkon, portieri grushton jo aq sigurt, topin e merr Morina dhe gjuan furishëm, por nga afërsia njëri nga futbollistët mysafir e bllokon gjuajtjen, e vendasit pretendua që ishte me dorë.

Armend Dallku

26’ Harkimi i këndores nga e djathta, mysafirët s’ia dalin të largojnë më larg, Miftaraj ia vazhdon djathtë Morinës gjuan ulët e pret e shpëton portën portieri Ymeri.

Armend Thaqi

28’ Prishtina e vazhdon trysninë, atakon në qendër, Morina si me dorë ia shtyn Thaqit djathtë që me shpejtësi po vinte nga e djathta, kalon një futbollist del me portier dhe me gjuajtje të fortë të majtë shënon për 1:0.

Armend Thaqi

37’ Uka bukur prapa shpinës së vendasve e qet Mëziun me portierin Bekaj që ia bllokon hapësirën dhe shpëton portën.

39’ Uka pas kundërzbritjes nga e majta atakon në qendër pastaj gjuan ballore, por larg portës.

Gauthier Mankenda - Kreshnik Uka

42’ Ahmeti provon nga distanca ballore, e lartë.

43’ Super Argjend Mustafa i kalon tre futbollistë, e vazhdon djathtë te Morina, ky në qendër te Ahmeti që e vazhdon majtë te Bashiru që gjuan furishëm nga 20 metra, por e lartë.

Marjo Morina

45’+1 Me shpejtësi dilet përpara e pastaj vazhdohet te Arago majtë i cili si me dorë harkon fortë e Morina pothuajse në mes të dy futbollistëve si mjeshtër i vërtet gjuan me kokë dhe shënon për 2:0.

Jamal Arago

51’ Kundërzbritje, Mankenda provon te Morina në qendër, del portieri e një futbollistë mysafir e largon djathtë ku po vraponte Thaqi i cili e zë topin e gjuan, por e pasaktë, ishte porta e zbrazët.
52’ Dijar Mustafa gjuan ballore, e lartë.

61’ Prishtina e humb topin në mesfushë, Mëziu pranon top nga e djathta, i ikën Bashirus dhe e befason Bekajn me gjuajtjen ngjitur shtyllës së parë – 2:1.

Khalid

67’ Aksion i përkryer i Morinës e Ahmetit që i ka kthen e pastaj Morina gjuan brenda zonës, por Ymeri sot e ka ditën, shpëton gol të sigurt, këndore.

67’ Pas këndores së harkuar nga e majta, Bekteshi në pozitë ideale, herën e parë i bllokohet gjuajtja, herën e dytë grushton portieri.

68’ Kundërzbritje e Ahmetit te Morina i cili nga 22-23 metra gjuan ballore, pret portieri mysafir.

90’+4 Bejta harkon nga e majta, e Elshani afër shtyllës së parë gjuan me kokë, por e lartë.

Gauthier Mankenda - Azem Bejta

Deklaruan:

Mirel Josa: Futbollin varet se si e interpreton dhe nuk mund të themi që ka të bëjë fati. Ne duhej të interpretonim më mirë lojën në pjesën e dytë, duhej të ishim më efikas me daljet tona përpara në mënyrë që pas 2:0 ne duhej të shënonim edhe golin e 3-të, pavarësisht se nuk shkuam në mënyrë të drejt në sulm. E kërkuam në mënyrë individuale apo humbnim topat, sidomos nga krahu i djathtë nuk ishte bashkëpunimi efikas me Mankendën. Dhe kur një skuadër thyet shumë herë dhe është përherë në mbrojtje do të pësoj ashtu siç e pësuam ne. Fati ekziston në futboll, por fati është kur gjuan në portë dhe Drenicën nuk e pash të godiste portën, e cila megjithatë e zhvilloi lojën lirshëm, nuk kishte çfarë të humbte. Kishte ardhur për të luajtur futboll dhe është një ekip që luan futboll sidomos në mesfushë me shumë stacione duke e luajtur futbollin drejt duke pasur edhe futbollistë me eksperiencë. Kështu që në përgjithësi me lojtarët e mi jam i kënaqur, më intereson vetëm trepikëshi që morëm dhe të vazhdojmë tutje.   

Marjo Morina: Lojë jo e mirë në pjesën e dytë, ekipi sikur u lodh dhe presioni e bëri të vetën e pësuam një gol, por me rëndësi që me lojën shumë të mirë në pjesën e parë shënuam dy gola, morëm tre pikë shumë të rëndësishme dhe vazhdojmë tutje.

Armend Thaqi: Mund të them që në pjesën e parë ishte lojë më e mirë e jona, patëm shumë raste, shënuam dy gola , por si ekip i madh që jemi nuk na lejohet të pësojmë asi goli, mirëpo ndodh. Me rëndësi kanë qenë tre pikët, e arritëm synimin dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera. 

Tahir Lushtaku:  Pjesën e parë e kemi nisur taktikisht duke menduar të mbrohemi më shumë dhe kryesisht me kundërsulme ta dënonim Prishtinën, por u pa që nuk funksionoi.  Ndikuan edhe ato dy gabimet e lehta në defensivë që ndoshta na kushtuan me dy gola. Kurse në pjesën e dytë e kemi dominuar totalisht Prishtinën edhe pse ndoshta sikur gjyqtari të lejohej të zhvillohej lojë më e shpejtë që Prishtina mos ta zhagiste ndeshjen, atëherë me pak fat do të mund të dilnim edhe me një pikë.  Dhe nëse ndalim dhe analizojmë këto ekipet që pretendojnë të dalin në Evropë me një këso loje apo zhagitje do ta kenë vështirë Evropën. Mendoj që Prishtina mbi 20 minuta e ka zhagitur lojën, ndoshta e ka pasur rezultatin, por mendoj se këto ekipe që luftojnë për titull duhet të zhvillojnë tjetër lojë që u kanë hije. 

Plisat

Plisat