Lajme

Java XXIX: Prishtina – Llapi 1:2

Java XXIX: Prishtina – Llapi 1:2

Prishtina rastet – Llapi lojën dhe fitoren

Basit Abdul Khalid

Kastriot, 7 maj, 2017 – Prishtina ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë fitoreve rresht. Me këtë humbje Prishtina zhvendoset në pozitën e tretë dhe titulli tani utopi duke e rrezikuar edhe vendin e dytë pasi që me humbje direkt ka lejuar që edhe Llapi tani të ketë ambicie për këtë pozitë. Ndërsa, Llapi ka mposhtur Prishtinën si vendase për herë të parë pas luftës, më parë nga tetë ndeshje kishte po aq humbje edhe pse Prishtina nuk ka luajtur në kryeqendër.

Të mërkurën më 10 maj nga ora 16.00 në Kastriot, Prishtina zhvillon përball Lirisë ndeshjen e javës së XXX.

Mergim Pefqeli

Java XXIX:

Prishtina – Llapi 1:2 (0:0)

Golat: Basit Abdul Khalid 58’ – Berat Hyseni 72’ (pen), Mirlind Daku 82’

Shikues: rreth 500

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe),  Ali Peshteri (Pe), Imran Kabashi (Mt) - Isak Ceroviku (Mt)

KV: M. Neziri, V. Bekaj, G. Dumani – F. Karabeg, M. Daku, L. Kryeziu, E. Zeqiri

Pozita jashtë lojës: Pri 4-1 Llapi

Kornerët: Pri 8-1 Llapi

Gjuajtjet totale: Pri 9-5 Llapi

Gjuajtjet në portë: 6-3 Llapi

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Lorik Maxhuni, 6. Debatik Curri, 21. Liridon Kukaj, 93. Mergim Neziri – 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (16. Genc Hamiti – 6’), 77. Mergim Pefqeli (11. Bleon Sekiraqa – 85’) – 15. Gauthier Mankenda, 9. Shend Kelmendi (66. Arbër Hoxha – 76’), 25. Basit Abdul Khalid. Zëvendësues: Ardit Nika, Gentrit Dumani, Agon Xhaka, Blend Baftiu. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Llapi: 12. Ilir Avdyli – 2. Rron Statovci (29. Valon Zeqiri – 67’), 4. Bujar Idrizi, 5. Dardan Jashari, 3. Leutrim Kadriu, 10. Edon Zeqiri, 16. Hamdi Namani, 8. Fuad Karabeg, 11. Florim Bërbatovci, 9. Berat Hyseni (17. Alban Mavriqi – 78’), 19. Mirlind Daku (15. Filonit Shaqiri – 87’). Kryetrajner: Tahir Batatina.

Genc Hamiti


Komenti:

Sot kushtet për lojë ishin jashtëzakonisht të vështira për futbollistë. Së pari ishte frymë e madhe, e pastaj rrebesh shiu që nuk u ndal, si për rastësi, deri te shënimi i Khalid. Por, fusha ishte jashtëzakonisht mirë e përgatitur dhe u zhvillua, pothuajse ndeshje mesatare dhe me shumë raste shënimi.

Prishtina krijoi raste shumë të pastra, por realizoi vetëm një nga to. Ndërsa, Llapi shtrinte lojën më mirë, kishte iniciativën dhe nuk u dorëzua as pas disavantazhit dhe në  fund mund të themi që me meritë mposhti Prishtinën e lodhur dhe pa ide.

Rastet/golat:

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, Llapi kontrollonte topin më shumë, kurse Prishtina krijoi rastet. Deri te minuta e 25-të nuk pati kurrfarë situate për notes, përveç lëndimit të Endrit Krasniqit në minutën e 4-të që u zëvendësua nga Genc Hamiti.

Pastaj ishte Neziri (21’) kur u vonua nga e djathta që pranë pingules të pasonte me kohë. Pastaj, depërtim ndërmjet 4-5 futbollistëve nga e djathta prej Kelmendit dhe dhënia e topit si me dorë për Mankendën në kahun tjetër që nga situatë e pastër gjuajti me të parën, por mbi tra (25’). Pastaj sërish aksion individual nga Kelmendi i cili megjithatë përball portierit Avdyli gjuajti plogësht dhe drejt në të.

Llapjanët u zgjuan vonë dhe rrezikuan dy herë me Dakun, me kokë që priti portieri i rikthyer në portë Bekaj (40’) dhe së dyti pas krosimit nga e djathta prej Statovcit u zgjat në shtyllën e parë, por ishte i pafat topi përfundoi jashtë.

Prishtina mund ta mbyllte pjesën e parë me epërsi kur Curri nga e djathta e gjen Mergim Nezirin krejtësisht të vetëm me portë, por pasi gjuajtja me të parën shumë larg portës.

Pasuan rastet e Prishtinës, ishin Mankenda e Khalid që provuan pas aksionit nga ky i pari e Khalid me portën e zbrazët pa portier me kokë e qëllon mbrojtësin mysafir dhe përfundon në këndore. Ishte minuta e 10-të e kaloi e 11-ta kur pas ekzekutimit të këndores nga e majta, topi disi përfundoi në shtyllën e dytë ku ishte Liridon Kukaj në pozitë ideale, gjuajti, por jo sa të qëllonte ndonjë hapësirë për gol, topi u devijua në momentin e fundit nga vendasit i cili megjithatë përfundoi te Boshnjaku majtë që gjuajti furishëm, por pranë pingules.Gauthier Mankenda

Insistimi i Prishtinës u shpagua me kundërzbritje. Curri nga pothuajse vija këndore me top të lartë në mesfushë për Pefqelin që vazhdon disi topin te Mankenda e ky me shpejtësi asiston përpara për Abdul Khalid që del me portier dhe drejton topin në rrjetë për golin e tij të 10-të personal në këtë edicion, kurse ishte asistimi i 9-të për Mankendan (58’).


Kelmendi edhe një herë me soloaksion nga e majta, ku gjuajtjen e tij e ndali portieri Avdyli (65’).

Shend Kelmendi


Dhe, fillon ofensiva e Llapit që e gjen pothuajse të tërë skuadrën vendase të çakorduar. Fati nuk i shërbeu Berat Hysenit kur u shërbye nga e djathta, tentoi të ndalte topin me gjoks e ishte i vetëm me portier (69’). Luhej kjo minutë kur nga e majta sërish Bekaj intervenoi para Hysenit e topi me lehtësi depërtonte deri te ai.

Mirlind Daku

Nga e majta aksion për mysafirët, mbrojtja prishtinase nuk ia doli të pastronte, kurse portierit Bekaj nuk i mbeti tjetër vetëm se ta pengonte Dakun dhe penalltinë e realizoi Berat Hyseni (72’).

Prishtina tenton të reagoj në tre raste me Boshnjakun, së pari me gjuajtje (pret Avdyli 74’), e nga harkimi i këndores po nga 7-shi prishtinas, Curri provon me kokë e që sërish shpëton portieri mysafir dhe në fund në tentimin e tretë të Boshnjakut s’pati nevojë për intervenim sepse gjuajtja ishte e lartë (75’).

Lorik Boshnjaku

Pas këtyre tentimeve shterpe, sikur ra krejtësisht morali e forca fizike, gabohet në mesfushë e Berbatovci si me dorë e gjen Dakun djathtas i cili u tregua i saktë për 1:2 dhe fitoren e llapjanëve (82’).

Mirlind Daku

Prishtina provoi edhe njëherë, por nga rrëmuja e krijuar para zonës, nuk ia doli të përfitonte i riu Sekiraqa që iu bllokua gjuajtja e përfundoi në këndore.

Bleon Sekiraqa

Deklaruan:

Arsim Thaqi, kryetrajner i Prishtinës: Na kushtoi ndeshja me Besën, përveç fitores atje, ne humbëm dy mbrojtësit, Dallkun e Lecin dhe pasojat i bartëm sot. Ne krijuam shumë raste dhe i shpërdorëm ato. Edhe pse shënuam, nuk arritëm ta mbronim rezultatin, siç thash për faktin e mungesës së dy mbrojtësve në formacion. U pa se mungesa e Armend Dallkut për nivelin e Kosovës është i jashtëzakonshëm, por edhe mungesa e Lecit e bëri të vetën. Në ndeshjet e ardhshme na mbetët të luftojmë për vendin e dytë.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: Një skuadër që dorëzohet, nuk është serioze. E unë i përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe duke e rikthyer rezultatin, skuadra që e bën atë, tregon që është skuadër e fuqishme. Lojtarët dhanë maksimumin, por unë e fitova ndeshjen taktikisht, pasi që pas pësimit të golit ndryshova në taktikë dhe shumë shpejtë e rikthyem rezultatin. Unë jam të bëjë lojën taktikisht e futbollistët të angazhohen. E unë s’jam si politikanët të jap premtime boshe, kam thënë që Llapin do ta qoj në Evropë, ose nëpërmjet Kupës ose vendit të dytë, tani e kemi lojën “degergjik” dhe të kemi “shylevek” është mirë.

 


Avni Durmishi