Lajme

Java XXIX: Prishtina – Llapi 3-2

Java XXIX: Prishtina – Llapi 3-2

Prishtina bënë detyrën – vazhdon luftën për titull

Pejë, 29 prill 2018 – Se mobilizimi ishte maksimal u pa që në sekondën e 27-të me rastin e parë e me golin në sekondën e 57-të. Prishtina e nisi furishëm, por me shpejtësi me golin mjeshtëror të Zhdrellës nga gjuajtja e lirë (6’) sikur u shtang, por ishte vetëm përshtypje. E pastaj, furia vazhdoi edhe me dy gola tjetër - të parin e Hoxhës (21’) e të dytin në ndeshje të Januzit (32’). Pas kësaj epërsie, e deri në minutën e 87-të, Prishtina ka dal aq shumë në raste në pozita vetëm me portier, sa kjo nuk i ka ndodhur skuadrës, jo në kampionat, por as në miqësore me skuadra të dobëta. Dhe, llapjanët ngushtuan në minutën e 87-të (Merlaku), por kjo ishte e tëra nga skuadra mysafire. Kështu, Prishtina rrëmbeu tre pikët e radhës, duke mos ia ditur se si kundërshtari për titull është duke i fituar ndeshjet, dhe tani e koncentruar maksimalisht i udhëton Feronikelit në Drenas. Prishtina e ka në duart e saj titullin, duhet fituar të gjitha ndeshjet dhe skuadra nuk ka imperativ tjetër përveç që përmes lojës së saj të fiton trofeun e munguar tani e katër edicione.

Java XXIX

Prishtina – Llapi 3-2 (3-1)

Golat: Ahmed Januzi 1’, 32’, Arbër Hoxha 21’ – Mentor Zhdrella 6’, Altin Merlaku 87’

Shikues: 200

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Besnik Morina (Vu), Imran Kabashi (Mt) – Erdall Zasella (Mt)

KV: G. Mankenda, D. Bozhoviç, L. Fetahaj – D. Jashari, B. Emini

Pozita jashtë lojës: Pri 5-3 Lla

Kornerët: Pri 4-5 Lla

Gjuajtjet totale: Pri 16-7 Lla

Gjuajtjet në portë: Pri 9-5 Lla

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 3. Jamal Arago, 66. Ergyn Ahmeti (21. Blend Baftiu – 71’), 29. Drashko Bozhoviç – 17. Arbër Hoxha, 15. Gauthier Mankenda (11. Liridon Fetahaj – 73’), 27. Ahmed Januzi (9. Basit Abdul Khalid – 76’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Gentrit Dumani, Agon Xhaka, Mergim Pefqeli. Kryetrajner: Mirel Josa.

Llapi: 12. Arben Beqiri – 8. Benjamin Emini, 5. Dardan Jashari, 3. Leutrim Kadriu, 23. Leart Emini (17. Festim Alidema – 46’), 26. Arbnor Zeqiri (20. Ardian Musliu – 46’), 10. Edon Zeqiri, 16. Hamdi Namani /c/, 7. Mentor Zhdrella, 9. Gentrit Begolli (45. Altin Merlaku – 70’), 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Komenti:

Prishtina sot me rastet e krijuara shumë lehtë ka mundur të poshtëroj kundërshtarin, por në minutën e 87-të i frikësua edhe skenarit të ndeshjes me Vëllaznimin kur nga 2:0 kishte luajtur 2:2. Aq shumë raste krijuan sot të përzgjedhurit e Josës, sa është e pabesueshme se sa me lehtësi lëshoheshin rastet. Sikur mungonte qetësia para portës.

Me rëndësi, skuadra ka filluar të krijoj raste nga aksione të mirëndërtuara dhe në katër ndeshjet e fundit shpresojmë shumë që skuadra do të shpërthej edhe me shënimin e golave.

Përndryshe sot Januzi ka arritur në shifrën prej 10 golave sezonal (8 kampional), por ka arritur edhe në 5 asistime (3 kampionale), ndërsa Hoxha ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Prishtinës. Bozhoviç ka regjistruar asistimin e 13-të (10 kampional), ndërsa Mankenda të 5-në (4 kampional). 

Minutë pas minute:

1’ Aksion i nisur nga Ahmeti te Bozhoviç që e kthen te Mankenda para zonës dhe që gjuan pastaj mbi tra.

1’ Drashko Bozhoviç harkon pothuajse nga këndorja e djathtë, Ahmed Januzi bukur nga brendësia e zonës me kokë e kthen në rrjetë – 1:0.

6’ Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë diku 25 metra, pak nga e majta, gjuan në këndin e djathtë, topi preku tokën e dukej se portieri Bekaj do ta ndalte, por megjithatë hyri në rrjetë – 1:1.

13’ Dallku e nis me shpejtësi një ndërprerje para zonës te Mankenda i cili e kthen te Dallku dhe e gjuan drejt e në portë nga Curri e pabesueshme që nuk e shtin në rrjetë, por mbi tra.

14’ Zhdrella bukur me top direkt e fut Begollin në zonë e që gjuan jashtë.

21’ Januzi bukur lufton për një top me B. Eminin dhe e vazhdon te Arbër Hoxha majtë i cili pas depërtimit nga pozitë e vështirë gjuan lartë dhe – 2:1. Është ky goli i parë i Hoxhës me fanellën e Prishtinës.

32’ Bozhoviç nga mesfusha e vazhdon djathtë te Mankenda i cili lirohet nga ndjekësi e pastaj e pason në zonë te Januzi që tani ndryshe prej golit të parë me kokë, topin e kthen me këmbë në rrjetë – 3:1.

37’ Bozhoviç me pasim horizontal, një mbrojtës e prek pak me kokë dhe Januzi del i vetëm me portier dhe mund ta pyeste se ku donë të ia shënonte, e gjuan këndin e majtë, por e huq, e pabesueshme.

45’ Ahmeti e vazhdon te Hoxha majtë lufton e lirohet e harkon në shtyllën e parë te Januzi që me kokë nuk ia doli të kthente në portë.

48’ Bozhoviç nga distanca jashtë.

51’ Januzi merr top nga ndërprerja e del në krah të djathtë e gjuan paralel me portën, përpak i pasaktë.

54’ Mankenda nga mesfusha kalon nëpërmjet 4-5 futbollistëve e kur futet në zonë gjuan drejt në portierin Beqiri.

56’ Bashiru e fiton një top në duel brenda zonës e vazhdon te Ahmeti e ky krejtësisht me vertikale te Mankenda e ky e vazhdon te Januzi që del pak anash me portier, por ia kthen në kahun e kundërt Ahmetit e ky gjuan drejt në portier. Edhe ky rast që nuk lëshohet.

57’ Pas harkimit nga e djathta, Daku ia del të gjuaj me kokë lartë.

61’ Bekaj e pret një gjuajtje dinake nga e djathta prej B. Eminit.

66’ Begolli e harkon këndoren e majtë, pas devijimit nga afërsia Jashari gjuajti me kokë, por e kap Bekaj.

67’ Zhdrella bukur harkon nga e djathta e qet Begollin në rast, por gjuan plogësht.

67’ Aksion i shpejtë, Bozhoviç te Mankenda e ky te Januzi e me shpejtësi e kalon edhe portierin, por anash dhe nuk ia doli të gjuante e kthen topin mbrapa.

72’ Dallku e harkon ndërprerjen, Bozhoviç e kthen me kokë për Januzin e ky gjuan jo fortë drejt në portier.

78’ Hoxha kalon një mbrojtës e kthen për Khalid i cili edhe ky gjuan drejt në portier, nga topi i kthyer nuk përfiton Fetahaj, i ikën topi, duhej të gjuante, mbase.

81’ Top i lartë, Khalid i ikën në duel shpejtësie Jasharit e gjuan furishëm përreth zonës, por jashtë.

87’ Gjuajtje e lirë në vijë të zonës. Zhdrella e qëllon traversën, topi kthehet në afërsi te Merlaku dhe ngushton rezultatin – 3:2.

90’+2 Khalid ia rrëmben topin Jasharit e gjuan, skaj pingules.

Deklaruan:

Mirel Josa: Unë si numërova, por mendoj që ishin shumë raste shënimi dhe nuk ka asnjë lloj komenti kjo punë. Duhej të mbaronim ndeshjen shumë më përpara, të qetësonim skuadrën dhe normalisht nga humbja e atyre rasteve erdhi edhe trysnia jonë në fund të ndeshjes, në pesë minutat e fundit, gjë që ne e kemi provuar njëherë në ndeshjen me Vëllaznimin. Kështu që duhet të kemi më autoritet, më personalitet në fushë, sepse lojtari që ka personalitet nuk i humb ato raste. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, na kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe duhet të shohim ndeshjen e radhës, nuk duhet shohim fare se çfarë bëjnë kundërshtarët tonë. Të mërkurën kemi ndeshje shumë të fortë me Feronikelin dhe do të shohim si do të shkojnë punët, pastaj të bëjmë llogaritë për ndeshjen tjetër.

Ahmed Januzi:
Kështu e ka futbolli, u deshtë të shënonim më shumë gola, nganjëherë nuk ecë, pavarësisht se shënon dhe ke raste tjera të shumta e për këtë pak jam i dëshpëruar, por pikët i morëm dhe me rëndësi vazhdojmë tutje vëlla, shkurt e shqip.