Lajme

Java XXIX: Prishtina – Llapi

Java XXIX: Prishtina – Llapi

Llapi pengesa e radhës drejt titullit

Prishtinë, 28 prill 2018 – Kanë mbetur edhe pesë ndeshje kampionale. Edhe pesë “finale” drejt rikthimit të titullit pas katër edicionesh. Kundërshtar i radhës, Llapi nga Podujeva – skuadër kjo që nëpërmjet saj lehtësisht kaloi kundërshtari kryesor për titull, Drita. Por, Prishtina e ka mposhtur skuadrën rivale regjionale në dy ndeshjet e fundit të vitit 2018, në Pejë për pikë 2:0 dhe në çerekfinale të Kupës në Podujevë pas penalltive.

Prishtina nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores dhe duke shpresuar në gabim të Dritës, nëse jo atëherë duhet fituar të katër ndeshjet për t’u përball direkt me Dritën në ndeshjen e fundit.

Bardhekaltrit maksimalisht të mobilizuar edhe pse janë mungesat si Taipi e Osmani (me kartonë nga ndeshja skandaloze e gjykuar me Vllazninë në fundjavë) si dhe të lënduarit Boshnjaku e Mazrekaj. Diskutabil është edhe Mankenda, por për Prishtinën nuk do të paraqet pengesë asgjë drejt rikthimit të titullit dhe për ta ndjekur deri në fund duhet vazhduar nëpërmjet Llapit që sipas gjitha gjasave do të udhëtoj e supermotivuar! Dhe, kur ke përball skuadra të tilla, atëherë duhet mobilizim i tërësishëm i skuadrës e që kësaj radhe mezi s’po presin të dalin në fushë dhe ta fitojnë betejën!!

Java XXIX

Prishtina – Llapi

E diel, 29 prill – ora 16:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Besnik Morina (Vu), Imran Kabashi (Mt) – Erdall Zasella (Mt)

Josa: Ndeshje e vështirë që duhet fituar

“Ndeshje e radhës si gjithë ndeshjet tjera. Kemi thënë edhe herëve tjera, ne duhet vazhduar të shohim punën tonë, se ç’bëjnë skuadrat tjera është një problem tjetër. Kështu që tashti bëjmë llogaritë vetëm t’i fitojmë ndeshjen me Llapin e cila do të jetë ndeshje e vështirë. Normalisht, gjithë këtë kohë jemi munduar t’i fitojmë të gjitha ndeshjet pavarësisht prej paraqitjeve që kemi pasur. Megjithatë unë jam i kënaqur deri tani, të shohim.”, ka thënë Josa.

Curri: Ndeshje e vështirë, por ne i kemi pretendimet tona

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve. Ne normalisht që do të hyjmë për fitore, sepse nuk kemi rrugë tjetër nëse duam të shpallemi kampion. Dhe duhet fituar si këtë ndeshje, po ashtu edhe ndeshjet e ardhshme në vazhdim të kampionatit. Do të jetë padyshim ndeshje shumë e vështirë duke e ditur se Llapi është skuadër mjaft e fortë, por ne i kemi pretendimet tona kështu që besoj se do t’i marrim tre pikë drejt titullit të kampionit. Ndërsa, unë kisha pasur shumë dëshirë që në këto pesë ndeshjet e mbetura të kemi sa më shumë përkrahje nga adhuruesit tanë, sidomos, sepse janë të gjitha ndeshje finale dhe besoj shumë se do të na rrinë në krah e do të na ndihmojnë që të rikthejmë titullin”. 

Statistikat:

Prishtina kurrë s’ka qenë pa skuadra rivale lokale, apo rajonale. Këtë rol tani maksimalisht ka marrë Llapi, por përballjet me skuadrën llapjane nuk janë aq të shumta pas luftës, vetëm 20. Nga to, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 11 fitoreve – 3 barazime dhe 6 humbje me golldallim +15, 35:20. Sidomos rivaliteti është theksuar nga viti 2015 kur Llapi kishte eliminuar nga Kupa Prishtinën, e pastaj ishte rikthyer në Superligë dhe nga ky rikthim janë 11 përballje e ku sërish Prishtina prin me 6 fitore – 2 batazime dhe 3 humbje me golldallim +4, 17:13.

Me 55 gola të shënuar në këto 20 përballje, mesatarja e golave për ndeshje është mjaft e lartë, 2.75 dhe ku Llapi e ka mjaft të mirë efikasitetin prej 1 goli, por Prishtina e ka gati 2 gola (1.75). Për këtë mësë miri flet ku 3 rezultatet më të shpeshta janë nga 2:0 e te 2:1 dhe 3:1 – të tri këto rezultate nga 3 herë dhe du skuadrat kanë këso fitore.

35 golat e Prishtinës i kanë shënuar 21 futbollistë dhe prin ish-sulmuesi Sheremet Isufi me 5 (2x2) i ndjekur nga mesfushori i tanishëm, Bozhoviç me 3 (1x2), ndërsa nga futbollistët aktiv nga 1 gol kanë shënuar edhe Khalid, Januzi e Mankenda.

20 golat e Llapit i kanë shënuar 15 futbollistë dhe vetëm 3 prej tyre i kanë mbi 1 gol (Mirlind Daku 3 (1x2), Enis Zabërxha e Egzon Sinani nga 2).

Llapit në 20 përballje i kanë prirë 7 trajnerë dhe vetëm 2 mbi 1 ndeshje. Basri Muqolli me 3 ndeshje (0-1-2, 1:5) dhe Tahir Batatina me 12 (4-2-6, 15:18).

Në anën tjetër Prishtinës i kanë prirë gati dyfishi, 12 trajnerë dhe vetëm 4 prej tyre kanë mbi 1 ndeshje. Prinë Ajet Shosholli me 4 (3-0-1, 9:3), i ndjekur me nga 3 ndeshje nga Fadil Berisha (2-1-0, 7:2) e Mirel Josa (2-0-1, 4:5). Nga përballjet e trajnerëve kanë vetëm Batatina me Josën dhe Berishën me të gjitha zultatet që këta dy i kanë të regjistruara.