Lajme

Java XXV: Feronikeli – Prishtina 2-0

Java XXV: Feronikeli – Prishtina 2-0

Humbim pas 18 ndeshjeve

Feronikeli - Prishtina 2-0

Drenas, 13 mars 2021 – Prishtina sot nuk e kishte ditën e saj, por edhe trysnia e madhe e vendasve, si dhe siç duket as gjyqtarët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, bëri që Prishtina pësoi humbjen e parë pas 18 ndeshjeve. Megjithatë, pas tre ditësh, bardhekaltrit kanë mundësinë të revanshohen në ndeshjen çerekfinale të Kupës, po në Drenas.

Vendasit erdhën në epërsi në minutën e parë shtesë pasi që topi u humb nga prishtinasit, mor reagim i duhur dhe me kohë na sanksionoi Simonovski nga afërsia (45+1’). Simonovski kishte rast të art edhe në minutën e 11-të, i përballur vetëm me portier qëlloi pjesën e jashtme të pingules.

Prishtina pati mundësi me gjuajtjen e Shillovës (33’), por topi shkoi drejt në portierin vendas. Prishtina pati edhe një rast të qindpërqindtë në minutën e 6-të shtesë kur Abazi nuk qëlloi portën e zbrazët.

Feronikeli e dyfishoi rezultatin pas penalltisë nëpërmjet Simonovskit (76’) e Simonoski kishte rast për het-trik në minutën e 7-të shtesë, por gjuajti jashtë.

Feronikeli - Prishtina 2-0

Feronikeli - Prishtina 2-0

Prishtina sot kontestoi në të paktën 3 raste, dyshime në penalltinë e dhënë te vendasit dhe në dy raste kontakti në zonën e vendasve, te Abazi dhe sidomos te Mankenda që u shkel, por u ndëshkua për simulim dhe të dyja këto raste kishin më shumë  kontakt se sa penalltia e Feronikelit.

Feronikeli - Prishtina 2-0

Prishtina shënoi edhe dy gola të cilat u anuluan për pozitë jashtë lojës, Shillova (20’) dhe Kryeziu (Abazi u sinjalizua në pozitë jashtë lojës) në minutën e 2-të shtesë.

Prishtina të mërkurën udhëton sërish në Drenas ku do të ndeshet në kuadër të çerekfinales së Kupës.

Feronikeli - Prishtina 2-0

Java XXV

Feronikeli – Prishtina 2-0 (1-0)

Marko Simonovski 45+1’, 76’ (p)

Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Valdet Hoxha

KV: Thaqi, Malaj, Lladrovci – Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Shillova, Bekteshi, Mankenda

Pozita jashtë lojës: Frn 1-8 Pri

Kornerët: Frn 1-3 Pri

Gjuajtjet totale: Frn 7-6 Pri

Gjuajtjet në portë: Frn 3-1 Pri

Feronikeli: 1. Florjan Smakiqi – 2. Simon Loshi (21. Përparim Islami – 86’), 8. Argjend Malaj, 6. Astrit Thaqi, 44. Bujar Pllana, 4. Albert Dabiqaj, 14. Adem Maliqi (10. Besmir Bojku – 60’), 22. Marko Miliçkoviç, 11. Jean Da Silva, 7. Mendurim Hoti /c/ (61. Prince Balde – 79’), 70. Marko Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duri.

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (88. Sabien Lilaj – 81’), 10. Endrit Krasniqi – 23. Leonit Abazi, 9. Leutrim Kryeziu, 17. Alban Shillova (15. Gauthier Mankenda – 71’). Zëvendësues: Ardit Nika, Genjtan Muça, Tun Bardhoku, Enis Gavazaj, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

FC Prishtina

Golat/rastet:

8’ E. Krasniqi ballore e largët, jashtë.

Feronikeli - Prishtina 2-0

11’ Gjuajtje e lirë nga e majta për vendasit, harkim, topi ulët sikurse në skemë për Simonovskin i cili nga pozitë ideale nga e majta gjuan e qëllon pjesën e jashtme të pingules së kundërt.

20’ Dellova me top të lartë mbrapa shpinës së vendasve, Dellova depërton deri te porta dhe shënon, por anulohet për pozitë jashtë lojës.

33’ Insistim dhe depërtim i Besnik Krasniqit nga e djathta në mes dy futbollistëve kundërshtar, ia del t’ia shtyjë Shillovës që gjuan nga këndi i afërt, por portieri Smakiqi në vend.

Feronikeli - Prishtina 2-0

39’ Hoti merr topin pranë B. Krasniqit që kërkoi ndërhyrje, pason gjuajtja e Hotit, intervenon dhe kap portieri Haxho para Simonovskit.

45+1’ Prishtinasit humbin topin në mesfushë, vendasit ia dalin të organizojnë sulm të shpejtë me Hotin e Miliçkoviçin që gjuan, topi bllokohet dhe devijohet e del para Haxhos që nuk ia del të intervenonte para Simonovskit dhe – 1:0.

Feronikeli - Prishtina 2-0

48’ Tentimi i Abazit i lartë.

52’ Gabojnë mysafirët, organizohen vendasit, Maliqi në zonë, e mbulon Boshnjaku dhe pason gjuajtje e plogësht pranë portës.

74’ Miliçkoviç e pason Simonovskin, i cili në duel me Boshnjakun, pothuajse pa asnjë lloj kontakti bije dhe gjyqtari Shala sinjalizon në pikën e bardhë.

76’ Nga pika e bardhë i saktë Simonovski – 2:0.

Feronikeli - Prishtina 2-0

78’ Argjend Malaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

80’ Tentimi i Endrit Krasniqit i lartë.

86’ Mankenda nga e djathta depërton në zonë në mesin e dy futbollistëve, pengohet nga Balde, i shkelet këmba, por gjyqtari Shala në vend që të sinjalizoj në pikën e bardhë ai e ndëshkon futbollistin prishtinas për simulim.

90+2’, Abazi pranon top në krah, e pason Kryeziun me portier që shënon, por goli anulohet për pozitë jashtë lojës.

Feronikeli - Prishtina 2-0

90+6’ Endrit Krasniqi pason bukur me top të lartë e që vendasit nuk e perceptojnë si duhet, Abazi i vetëm me portier dhe me portë, por nuk e qëllon atë, jashtë.

90+7’ Aksion i mirë i vendase, Simonovski nga e majta nuk e qëllon portën nga pozitë ideale.

Feronikeli - Prishtina 2-0

Deklaroi:

Zekirija Ramadani:

Çdo humbje është e hidhur, por kur ke një periudhë të gjatë me rezultate pozitive, kjo ndikon edhe në aspektin psikologjik. Ndërsa sa i përket ndeshjes, unë mendoj që ishte mjaft e barabartë në një fushë mjaft të vështirë dhe e dinim që në Drenas për t’i marr tre pikë është shumë vështirë. Futbollistët dhanë maksimumin, por ishte meritë e Feronikelit që defensive e tyre na pamundësoi më shumë duke mos arritur të gjuajmë shumë dhe të rrezikojmë. Gjithsesi, këtë humbje duhet harruar sa më shpejtë, sepse pas tre ditësh e kemi edhe ndeshjen për Kupë ku duhet të fokusohemi te ai takim dhe unë jam i bindur që e kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit që ta përballojmë sa më mirë këtë humbje.