Lajme

Java XXV: Prishtina – Dukagjini

Java XXV: Prishtina – Dukagjini

Bardhekaltrit për vazhdimin e serisë së fitoreve

Prishtinë, 19 qershor 2020 – Prishtina, para duelit të nesërm ndodhet e dyta me 47 pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara dhe thuajse edhe zyrtarisht konsiderohet skuadër e rënë nga elita e futbollit. Megjithatë, skuadra nga Klina i ka nxjerr Prishtinës barazim në ndeshjet e dytë të këtij sezoni (0:0). Pra, futbollistët prishtinas kanë ndjenjën e hidhur nga përballja e fundit dhe janë të etur për treguar përfomancë të lartë dhe sa më shpejtë të arrijnë rezultatin e dëshiruar.

Prishtina në këtë përballje ka tre mungesa, Krasniqi e Abazi me kartonë të verdhë dhe Ahmeti tashmë i lënduar.

Java XXV

Prishtina – Dukagjini

E shtunë, 20 qershor – ora: 19.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Imran Kabashi, Hekuran Osmani – Shpëtim Murtezi

Qendrim Zyba

Q. Zyba: Dukagjini i lehtë në letër, por na duhet përqendrim maksimal në fushë

“Përballja e nesërme në letër e lehtë, por në fushë duhet të japim maksimumin dhe me përqendrim maksimal që t’i argëtojmë tre pikë. Ndërsa sa i përket formës individuale, besoj që jam përshtatur mirë me bashkëlojtarët dhe shpresoj që edhe në vazhdim të kem paraqitje të mira. Për këtë dhe besimin e dhënë i falënderohem trajnerëve dhe shpresoj t’ua shpërblej me punën në fushën e blertë. Besoj shumë se në fund do të kurorëzohemi me dy trofetë që i kemi para nesh”, ka thënë i riu 19-vjeç, mesfushori, Qendrim Zyba i cili tashmë ka regjistruar në këmbët e tij 11 paraqitje zyrtare (8 kampionat, 3 kupë dhe 1 në Evropë).