Lajme

Java XXV: Prishtina – Dukagjini 4-1

Java XXV: Prishtina – Dukagjini 4-1

U munduan, por keq pësuan!

Ahmed Januzi

Prishtinë, 20 qershor 2020 – Sikur Dukagjini të luante për veti e jo për tjerët, ashtu siç luajti sonte, ekzistencën nuk do ta diskutonte. Shumë u munduan, por shumë keq pësuan! Po të kishte kohë do të pësonin edhe më shumë! Futbollistët prishtinas sot treguan karakter të çeliktë dhe nga një fitore e lehtë në letër para ndeshjes, doli një fitore e ëmbël pas ndeshjes.

Me golat e John (30’), Januzit (68’) Korenicës (85’) dhe Ukës (88’) – Prishtina mposhti bindshëm kundërshtarin e rënë nga Superliga e cila megjithëse jashtëzakonisht e motivuar, ia doli të shënonte një herë me Merlakun (43’).

Prishtina - Dukagjini 4-1 Meriton Korenica

Duhet theksuar het-trikun e Thaqit me asistime, diçka e padëgjuar për futbollin tonë, kurse ende nuk dihet se sa do të mungoj pas lëndimit, mbrojtësi, Miftaraj.

Bardhekaltrit në mesjavë udhëtojnë në Podujevë në derbin rajonal kundër Llapit.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Lorik Boshnjaku

Java XXV

Prishtina – Dukagjini 4-1 (1-1)

Golat: Oto John 30’, Ahmed Januzi 68’, Meriton Korenica 85’, Kreshnik Uka 88’ – Altin Merlaku 43’

Pa shikues

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Imran Kabashi (Mt), Hekuran Osmani (Gjl) – Shpëtim Murtezi (Gjl)

KV: L. Boshnjaku, L. Bekteshi, G. Mankenda, A. Dallku – A. Shala, E. Mulaj, L. Palushaj, J. Dushi, L. Doshlaku, L. Marmullaku

Pozita jashtë lojës: Pri 2-0 Duk

Kornerët: Pri 7-3 Duk

Gjuajtjet totale: Pri 17-2 Duk

Gjuajtjet në portë: Pri 9-2 Duk

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 5. Diar Miftaraj (8. Ahmet Haliti – 45’+1), 28. Leotrim Bekteshi, 4. Tun Bardhoku (22. Labinot Ibrahimi – 63’) – 7. Lorik Boshnjaku, 20. Qendrim Zyba, 88. Ardit Hila – 10. Meriton Korenica (15. Gauthier Mankenda – 86’), 77/ Oto John (11. Kreshnik Uka – 86’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Ermal Vitija, Dhurim Zhuri. Kryetrajner: Armend Dallku.

Dukagjini: 1. Altik Muhaxhiri – 3. Arbër Shala, 5. Elton Basri, 6. Ilir Syla, 10. Mark Milicaj, 18. Erblind Mujaj (11. Leorant Murmullaku – 61’), 19. Liridon Palushaj (7. Granit Elezaj – 73’), 23. Jeton Dushi, 24. Ilir Mustafa (99. Diellor Beseni – 78’), 27. Lulzim Doshlaku, 77. Altin Mërlaku /c/. Kryetrajner: Severin Elezaj.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Ahmed Januzi

Prishtina - Dukagjini 4-1 Oto John

Komenti:

Bardhekaltrit vazhduan me serinë e fitoreve të qindpërqindta në pranverë, pesë ndeshje – pesë fitore. Në shumicën e ndeshjes, me rrebesh shiu, bardhekaltrit nga fillimi filluan furishëm. U qëllua dy herë shtylla në pjesën e parë e pastaj pas harkimit të Thaqit, John shënoi golin e tij të 8-të kampionat (10 sezonal). Pas këtij goli, Prishtina kishte edhe disa tentime, por që nuk i realizoi dhe pastaj pësoi. Para se të shënon vendasit, u lëndua Miftaraj kur dëboi topin në këndore dhe nga kjo situatë vendasit shënuan golin e vetëm nga dy tentime në portë sa patën sot.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Meriton Korenica

Mysafirët luftuan aq shumë dhe sa shkonin minutat sikur shpresonin në befasi të madhe, por edhe më i madh ishte vullneti i gjithsecilit futbollist vendas që sa më shpejtë të rikthehej epërsia.

Trysnia dha rezultat. Januzi (10 gola kampional – 12 sezonal) vazhdoi me golin e dytë, e pastaj Korenica (goli i8-të kampional – 11 sezonal) e në fund Uka (2 kampional – 3 sezonal). Futbollistët prishtinas nuk ngopeshin me gola duke kërkuar të rritnin epërsinë sa më shumë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Armend Thaqi

Duhet theksuar statistikë të jashtëzakonshme të Thaqit me 3 asistime edhe pse goli i dytë topi u dëbua nga mbrojta, por ishte harkimi i tij i fortë nga këndorja që bëri të futeshin në panik mysafirët, çka përfitoi si mjeshtër Januzi.

Përndryshe ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Diar Miftarajt.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Labinot Ibrahimi

Minutë pas minute:

4’ John e pason djathtë te Korenica e ky para zonës te Zyba që ndodhej me portier, por nuk ia doli të prekte topin.

12’ Januzi ballore, e lehtë jashtë shtyllës së djathtë.

15’ Thaqi nga 20 metra, gjuajtje e lirë, qëllon pjesën e epërme të traversës.

24’ Thaqi harkon këndoren e djathtë, Hila shkëputet e gjuan me kokë, qëllon pingulen e djathtë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Ardit Hila

27’ Zyba harkim diagonal, John tenton me kokë, e lartë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Oto John

30’ Armend Thaqi harkon si me dorë nga e djathta, Oto John shkëputet e me gjuajtje me kokë drejton topin në rrjetë – 1:0.

Prishtina - Dukagjini 4-1

35’ Januzi pranon top prapa shpinës së mbrojtjes, vonohet shumë, nuk ia del të gjuaj dhe portieri Muhaxhiri kap topin.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Ahmed Januzi

36’ John ulë një top të gjatë prapa shpinës për Hilën që gjuan vollej, e lartë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Ardit Hila

39’ Thaqi i pandalshëm, kalon një kundërshtar pran vijës dhe e kthen te John që gjuan me të parën, rrezikshëm, por e lartë.

40’ Hila nga pozitë ballore prej distancës, e lartë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Diar Miftaraj

44’ Lëndohet Miftaraj pasi që dëbon një top në këndore të cilin pas disa çasteve e harkon Dushi e nga shtylla e parë me kokë gjuan Mërlaku, por me gjithë tentimin e Bekajt topi përfundon në rrjetë – 1:1.

53’ Aksion i gjatë mbyllet me pasimin e Thaqit nga e djathta në zonë, Hila provon, e qet jashtë.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Ardit Hila

60’ Thaqi harkon brutalisht saktë, Januzi edhe më bukur i vetëm me portier shkëputet e gjuan, centimetra mbi kuadrat.

62’ Korenica provon nga distanca ballore nga gjuajtja e lirë, e lartë.

63’ Dushi provon nga distanca ballore, e ulët, kap Bekaj.

67’ Aksion i shpejtë, Hila me harkim diagonal te Korenica në shtyllën e majtë, gjuan me kokë, pret Muhaxhiri, këndore.

Prishtina - Dukagjini 4-1

68’ Armend Thaqi e harkon bukur këndoren, topi largohet paska deri te Januzi që ndalet e pas kthimit të shpejt vendos topin në këndin e majtë të portës – 2:1.

82’ Korenica nga e djathta kthen topin në zonë, gjuan Hila, pret Muhaxhiri.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Meriton Korenica

Prishtina - Dukagjini 4-1 Meriton Korenica

85’ Super aksion, Januzi e vazhdon te Hila e ky paska djathtë te Korenica i cili kalon kundërshtarin del i vetëm me portier dhe nuk fal për – 3:0.

Prishtina - Dukagjini 4-1

Prishtina - Dukagjini 4-1 Kreshnik Uka

86’ Armend Thaqi ka topin nga e djathta duke depërton paralel me portën e gjen zgjidhjen duke e kaluar në krahun tjetër te Kreshnik Uka i cili sapo iu krijua hapësira gjuajti fort e në këndin e epërm të shtyllës së afërt për – 4:0.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Kreshnik Uka

Deklaruan:

Armend Dallku:
Mund të them ndeshje e vështirë, por sikur t’i realizonim të gjitha ato raste në pjesën e parë, besoj që nuk do të vinim në situatë më të vështirë, të themi. Por, pavarësisht asaj, duhet përgëzuar djemtë për reagimin që patën, sepse mos të them pësuam një gol naiv, ishte i evitueshëm, por në futboll ndodhin këto gjëra. Në pjesën e dytë djemtë u futet me vetëbesim të madh që do të kthenin ndeshjen dhe si rezultat i kësaj shënuam edhe tre herë tjera. I uroj djemtë për fitoren me karakter dhe shpresoj që kundërshtari i sotëm do të luaj njësoj kundër tjerëve ashtu siç luajti kundër Prishtinës, sepse e kemi ditur para ndeshjes që do të vije i motivuar, mirëpo kjo s’ka rëndësi për neve, e kemi cekur edhe më parë se ndaj çdo kundërshtari do të luajmë lojën tonë dhe si rezultat i saj shënuam golat.   

Prishtina - Dukagjini 4-1 Armend Dallku

Armend Thaqi:
Dikush duhet të asistoj, nga shumë harkime që pata sot, u realizuan tre gola dhe kjo ka shumë rëndësi. Janë tre pikë të rëndësishme pas një ndeshje të vështirë që patëm ndaj një Dukagjini jo të fortë, por kemi kundërshtar tjerë të fortë dhe për këtë arsye edhe doli ndeshje e fortë. Thjesht, vazhdojmë tutje.

Prishtina - Dukagjini 4-1 Armend Thaqi

Vijojnë fotot