Lajme

Java XXV: Prishtina - Liria 3-0

Java XXV: Prishtina - Liria 3-0

Dygolëshi i tretë radhazi i Korenices - Ahmeti zhbllokoi rezultatin

Ergyn Ahmeti

Meriton Korenica

Prishtinë , 4 prill 2019 - Bardhekaltrit përfunduan ndeshjen në mënyrë rutinore ndaj Lirisë - 3:0. Deri te goli i parë i Ergyn Ahmetit (gjuajti ballore nga distanca) në minutën 36-të, mysafirët edhe u mbrojtën disi, por pas shënimit të golit të parë, pastaj ishin prishtinasit që me lojë të bukur e me shumë pasime me lehtësi vinin deri te goli i kundërshtarit dhe në këtë mënyrë Korenica shënoi dopietën e 3-të rresht (52’ - asistoi Thaqi; 61’ - asistoi Morina).

Majro Morina

Prishtina me këtë fitore pozicionet e dyta me 56 pikë, 3 pikë larg pozitës së parë. Kurse të hënën në javën e 26-të udhëton në Ferizaj.

Java XXV

Prishtina - Liria 3-0 (1-0)

Golat: Ergyn Ahmeti 36’, Meriton Korenica 52’, 61’

Shikues: rreth 500

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa (Pd), Besnik Morina (Vu), Imran Kabashi (Mt) - Isak Ceroviku (Mt)

KV: S’ka

Pozita jashtë lojës: Pri 4-0 Lir

Kornerët: Pri 14-1 Lir

Gjuajtet: Pri 12-2 Lir

Gjuajtjet në kuadrat: Pri 7-2 Lir

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj - 22. Armend Thaqi, 4. Armend Dallku /c/, 8. Ahmet Haliti, 13. Abdul Bashiru - 5. Diar Miftaraj, 3. Jamal Arago (17. Arbër Hoxha - 75’), 18. Ergyn Ahmeti - 10. Meriton Korenica (9. Basid Khalid - 64’), 15. Gauthier Mankenda, 27. Marjo Morina (21. Argjend Mustafa - 79’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Leotrim Bekteshi, Lorik Boshnjaku, Mergim Pefqeli. Kryetrajner: Mirel Josa.

Liria: 12. Flamur Gashi - 20. Valon Bytyqi (11. Qendrim Gashi - 81’), 15. Behar Dina, 4. Ragip Thaqi, 5. Florian Daci, 23. Jhonny Riascos (16. Gentijan Binishi - 55’), 7. Albin Memaj, 24. Ilir Mustafa, 27. Fitim Susuri, 17. Blendi Memaj. Kryetrajner: Erdogan Celina.

Abdul Bashiru

Komenti:

Ergyn Ahmeti

Prishtina ka fituar takimin e tretë kampional me Lirinë këtë edicion. Sërish lehtësisht dhe pa ndonjë problem - thjesht i duhej vetëm goli i parë i cili erdhi pas guximit të Ergyn Ahmetit të gjuaj nga largësia dhe ky guxim iu shpagua me golin e tij të 2-të kampional.

Meriton Korenica

Pastaj goli i dytë ishte thjesht “mat me tre poteza” - Miftaraj si me dorë me diagonale e gjen Thaqin djathtë i cili vrullshëm u fut në zonë dhe në afërsi të pingules nuk u tregua egoist, por asistoi për Korenicën në këndin tjetër. Ishte ky goli i 9-të i Korenicës, kurse asistimi i 6-të i Thaqit (më së shumti tek Prishtina).

Armend Thaqi

Edhe goli i tretë ishte mjeshtëror, Morina lehtësisht ia “lëshon” topin Korenicës prapa shpinës së mbrojtjes dhe Korenica një-me-një me portierin Gashi i pagabueshëm për golin e tij të 10-të, kurse asisti i dytë i Morinës.

Prishtina kishte edhe një mori rastesh tjera, sidomos me zëvendësuesit Hoxha e Khalid që shpërdoruan në dy-tre aksione.

Basid Khalid

Ndërsa kapiteni Dallku sot dha shumë topa të saktë diagonal prapa shpinës së mbrojtjes kundërshtare.

Dallku - Miftaraj

Liria ndërkohë, në stadiumin e Prishtinës vetëm KEK-u ka pasur statistika më të dobëta - nga dy gjuajtje patën një rast, por ishte Bekaj që priti gjuajtjen një-me-një të Susurit.

Ergyn Ahmeti

Deklaruan:

Mirel Josa: cNdeshja nuk ishte e lehtë. Unë nuk e diskutoj që të gjitha ndeshjet e kampionatit në Kosovë janë të njëjtit nivel, pothuajse, pavarësisht që Liria ka pozitën në klasifikim. Unë jam i kënaqur deri në një far momenti me skuadrën, sepse deri sa hapëm rezultatin hasëm në disa vështirësi, normalisht një skuadër që mbrohet i kryen më lehtë detyrat se sa të sulmosh. Në përgjithësi jam i kënaqur dhe nuk duhet të qëndrojmë te kjo ndeshje, tani kemi ndeshje tjera shumë të rëndësishme që i kemi para nesh. 

Ergyn Ahmeti: Tani si na ka ardhur situata me rëndësi është vetëm te arrijmë te fitorja, pra të arrihen tre pikë, kurse a shënoj unë a po dikush tjetër, s’ka rëndësi. 

Meriton Korenica: Po ndjehem shumë mirë që po vazhdoj t’i ndihmoj ekipit dhe të vazhdojmë tutje kështu deri në fund.

Erdogan Celina, kryetrajner i Lirisë: Sot në fushë ekzistoi vetëm një ekip e ajo ishte Prishtina. Ne i mbetëm borxh publikut me paraqitjet tonë, por momentalisht ky është realiteti dhe më shumë në këtë moment nuk mundemi. Prishtina ishte shumë më e mirë dhe fitoi me plotë meritë. Tani duhet rikthyer ndeshjeve që kemi përpara për të parë se a mund të bëjmë diçka më shumë, sepse me fond të lojtarëve jemi shumë keq, sot u detyruam të luajmë pa sulmues të cilët i kemi jo të lënduar, jo kartonët. Më shumë nuk kemi mundur të bëjmë dhe kemi qenë të detyruar të luajmë me shumë në mbrojtje. 

Gauthier Mankenda

Plisat

Jamal Arago

Foto: Roland Racaj