Lajme

Java XXV: Prishtina – Trepça

Java XXV: Prishtina – Trepça

Kastriot: e shtunë, 8 prill – ora: 15.00

Prishtinë, 7 prill, 2017 – Prishtina kërkon fitoren e tretë rresht kundër rivalit më të madh në vend, Trepçës. Fitorja ndaj Ferizajt dhe përformanca e shkëlqyer kundër Dritës jep shpresa të mëdha se djemtë bardh e kaltër do të vazhdojnë me ritëm të njëjtë.

Vazhdojnë të mungojnë Ahmed Januzi, kurse Mërgim Neziri është i suspenduar përshkak kartonëve të verdhë.

Ndërsa, pas disa kohe skuadra rikthehet në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit, ku fusha është riparuar mjaft mirë çka jep shpresa edhe për lojë të pëlqyer.

Java XXV

Prishtina – Trepça

E shtunë, 8 prill – ora: 15.00

Stadiumi: “Agron Rama”, Kastriot

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Alban Ejupi (Pd), Armend Latifi (Pd) – Tefik Maloku (Pd)

A. Thaqi: Të vazhdojmë ritmin e fitoreve

“Kemi pasur dy paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe tani do të provojmë të mbajmë ritmin e fitoreve. Atmosfera është shumë e mirë tek lojtarët, çka është shumë pozitive dhe që jep shpresa të mëdha për fitoren e radhës”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Arsim Thaqi.

M. Pefqeli: Me lojë të pëlqyer të vazhdojmë ritmin e fitoreve

“ Normalisht duhet vazhduar me fitore. Kemi vazhdimësi të fitoreve dhe duhet të veprojmë njëjtë edhe tutje dhe rasti më i mirë është pra kjo ndeshje kundër Trepçës. Pozitive është se fusha është rregulluar në Kastriot çka jep shpresa edhe për lojë të mirë e të pëlqyer”, ka thënë mesfushori, Mergim Pefqeli.


Statistikat: Vetëm 25 përballje zyrtare pas luftës:

Prishtina e ka mposhtur Trepçën në 7 ndeshjet e fundit.

Prishtina dhe Trepça, deri në vitin 1992, kanë qenë dy skuadrat kryesore në vend. Por, para luftës, e veçmas ajo pas luftës, sidomos skuadrën e “xehetarëve” e gjen në krizë të madhe dhe jo në elitën e futbollit tonë.  Dhe, vetëm në vitin 2006 ishte inkuadruar në Superligë. Kurse, përballjet e dy skuadrave në stadiumin “Adem Jashari” mungonin që nga viti 1983, kur ishin ndeshur dy skuadrat që pastaj kishin ndarë rrugët e rivalitetit – Prishtina në ish-elitën e futbollist federativ, kurse Trepça çdo vit ishte fundosur thellë e më thellë. Megjithatë, “xehetarët”, nga mëvetësimi i futbollist kosovar më 1991, kanë fituar dy tituj kampioni, më 1992/93 dhe 2009/10.

Dhe, përballjet e pasluftës, prej kur mbajmë statistika, dy rivalët i fillojnë nga viti 2006/07.

Pra, janë zhvilluar vetëm 26 përballje zyrtare (të gjitha kampionale). Prishtina ka 13 fitore, 8 barazime dhe 5 fitore të mitrovicasve me golldallim +16 për bardhekaltrit, 34:18.

Në Prishtinë, nga 14 ndeshje, vendasit kanë 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm një triumf i mysafirëve, +21, 29:8.

Në Mitrovicë, nga 12 përballje, vendasit kanë 4 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje, me goldallim, +2, 10:8. Por, për ndeshjet në Mitrovicë duhet theksuar, sepse në mungesë të garave në një kategori, përballjet kanë munguar nga viti 1983 (përballja e fundit e zhvilluar në stadiumin e Trepçës ishte fituar nga Prishtina dhe në fund ishte inkuadruar në Ligën e parë Federative) deri më 13 gusht të vitit 2006. Pra, nga viti 2006, Prishtina ka arritur vetëm dy fitore, njëra në tavolinë, në vjeshtë të vitit 2014. Tifozët vendas kishin shkaktuar trazira dhe ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 21-të te rezultati 0:0. Pra, realisht Prishtina nga viti 2006 nuk ka fituar në “Adem Jashari” deri te ndeshja e fundit më 11 mars 2017, kur Prishtina fitoi njërën prej ndeshjeve më të çuditshme, pasi që ishte duke humbur 1:0 deri në minutën e 91-të kur u gjykua penallti (realizoi Leci 90+3) dhe pastaj pas ndërprerjes së gjatë në aksionin e parë pas vazhdimit, në minutën e 12-të shtesë shënoi për fitore Mankenda.

Trepça dhe Prishtina rezultatin më të shpeshtë e kanë 2:1, 6 herë (4 herë Prishtina, 3 vendas – 1 mysafir dhe Trepça 2 herë, në dy fushat nga njëherë). Ndërsa pa gola, 0:0 kanë luajtur 5 herë (4 herë në Mitrovicë – 1 në Prishtinë).

Trepça vetëm një fitore e ka më të lartë se minimalisht, 3:0. Kurse, Prishtina i ka dy të tilla 3:0 (ajo zyrtare e pallogaritur, si dhe 3:1, 4:1 dhe 4:0).

Duke mos llogaritur rezultatin e ndeshjes zyrtare, nga 31 golat e Prishtinës, i kanë shënuar 26 futbollistë dhe prinë Labinot Osmani me 4 (2x2), i ndjekur nga Azem Ahmeti me 3 (1x2) si dhe me 2 Mentor Mazrekaj (1x2), Florim Bërbatovci (1x2) dhe Ardian Kozhani. Nga futbollistët aktivë, nga një gol e kanë të shënuar Shend Kelmendi, Armend Dallku, Liridon Kukaj, Liridon Leci dhe Gauthier Mankenda.

Nga 18 golat e Trepçës, i kanë shënuar 13 futbollistë dhe prin, golashënuesi më i mirë i Prishtinës pas luftës i cili pas bardhekaltërve ishte transferuar tek “xehetarët”, Sheremet Isufi me 3 gola (1x2), njëjtë sa edhe Visar Shkupolli dhe ish-futbollisti i Prishtinës, Bardhyl Kaqiu me 2 gola.

Prishtinës në këto 26 përballje i kanë prirë 10 trajnerë dhe vetëm dy trajnerë me mbi 2 ndeshje. Prin Afrim Tovërlani me 8 ndeshje (3-2-3; 6:7) dhe Ramiz Krasniqi me 7 ndeshje dhe shumë bilanc më të mirë (4-2-1; 13:4)

Te Trepça kanë prirë 9 trajnerë dhe vetëm tre prej tyre më me shumë se 3 paraqitje. Prin Fidaim Haxhiu me 9 ndeshje (2-3-4; 6:13), Nazmi Rama 5 (0-4-1; 4;6) dhe Gani Sejdiu 4 ndeshje (2-0-2; 5;8).

Mbi dy përballje kanë vetëm Fidaim Haxhiu e Ramiz Krasniqi ku ky i fundit me Prishtinës është shumë më i suksesshëm me 2 fitore, 1 barazim e 1 humbje dhe me goldallim 8:2.


Përballjet zyrtare (të gjitha kampionale), 2006 – 2016:

2006/07: Trepça - Prishtina 1:1 (0:1) Alassane Ba 65’ – Emin Baliqi 33’
2006/07: Prishtina – Trepça 1:1 (1:1) Enis Fetahu 38’ – Sheremet Isufi 11’
2007/08: Prishtina – Trepça 1:0 (0:0) Driton Vokshi 90’
2007/08: Trepça - Prishtina 0:0
2008/09: Prishtina – Trepça 2:1 (1:0) Ardian Kozhani 34’, Visar Berisha 90+’ – Alban Dragusha 48’
2008/09: Trepça - Prishtina 3:0 (1:0) Sheremet Isufi 45’, 89’, Visar Shkupolli 89’
2009/10: Prishtina – Trepça 1:2 (1:1) Astrit Fazliu 23’ – Elvis Osmani 45’, Bardhyl Kaqiu 86’
2009/10: Trepça – Prishtina 0:0
2009/10: Prishtina – Trepça 1:0 (0:0) Faton Zejnullahu 69’
2010/11: Prishtina - Trepça 3:1 (3:0) Azem Ahmeti 15’, Genc Sermaxhaj 29’, S. Saliagiq 44’ – Afrim Mziju 85’
2010/11: Trepça – Prishtina 1:1 (0:0) Visar Shkupolli 85’ – Ardian Kozhani 74’ 
2010/11: Trepça – Prishtina 1:0 (1:0) Bardhyl Kaqiu 45’
2011/12: Prishtina – Trepça 4:1 (2:0) Azem Ahmeti 24’, 29’, Mentor Mazrekaj 67’, 81’- Bashkim Shala 64’
2011/12: Trepça – Prishtina 0:0
2011/12: Prishtina – Trepça 0:0
2012/13: Prishtina - Trepça 2:1 (0:0) Florim Bërbatovci 62’, 76’ – Erdin Hashani 49’
2012/13: Trepça - Prishtina 2:1 (1:1) Visar Shkupolli 42’, Shpëtim Babaj 76’ – Liridon Latifi 18’
2012/13: Trepça – Prishtina 0:0
2013/14: Trepça – Prishtina 1:0 (1:0) Florent Sejdiu 55’
2013/14: Prishtina – Trepça 2:0 (0:0) Isuf Llumnica 65’, Driton Krasniqi 82’
2013/14: Prishtina – Trepça 3:0 (1:0) Kastriot Rexha 21’, Argjend Malaj 68’, Berat Ahmeti 83’
2014/15: Trepça – Prishtina 0:3 zyrtarisht (0:0 u ndërpre në min .21)
2014/15: Prishtina – Trepça 3:0 (0:0) Ahmet Haliti 50’ Labinot Osmani 65’ 86’
2014/15: Prishtina – Trepça 4:0 (2:0) Shend Kelmendi 30’, Labinot Osmani 34’, 56’, Mentor Zhdrella 72’
2016/17: Prishtina – Trepça 2:1 (1:1) Armend Dallku 38’, Liridon Kukaj 63’ - Ardian Muja 31’
2016/17: Trepça – Prishtina 1:2 (0:0) Enis Zabërxha 57’ – Liridon Leci 90+3 (pen), Gauthier Mankenda 90+12’