Lajme

Java XXV: Prishtina – Vëllaznimi

Java XXV: Prishtina – Vëllaznimi

Nesër vazhdon kampionati pas dy javësh pushim

Prishtinë, 30 mars 2018 – Prishtina dhe Vëllaznimi do të ndeshen në kuadër të javës së XXV të Vala Superligës.

Ndeshje kjo e cila zhvillohet pas dy javësh pushim përshkak grumbullimit të Përfaqësueseve ku luajti edhe portieri ynë Visar Bekaj me U21 të Kosovës meqërast pati paraqitje brilante me Azerbajxhanin dhe Gjermaninë.

Prishtina dhe Vëllaznimi zhvillojnë duelin e tretë kampional në këtë edicion. Të parën si vendas në Drenas e kishte fituar Prishtina 1:0, ndërsa në Gjakovë luajtën baras pa gola.

Prishtina ka mungesë Lorik Maxhunin përshkak kartonëve dhe Diar Miftarajn i cili po rikthehet gradualisht nga lëndimi.

Java XXV

Prishtina – Vëllaznimi

E shtunë, 31 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Safet Berisha (Mt), Besnik Morina (Vu) – Isak Cerroviku (Mt)

P. Osmani: Me të gjitha forcat për tre pikë

“Përballja me Vëllaznimin, ndeshje jo e lehtë për ne. Po na penalizon shumë terreni si vendas, mirëpo pavarësisht këtij hendikepi, ne kemi punuar maksimalisht për t’i korrigjuar gabimet që kemi bërë ndeshjeve të fundit. Dhe, pra në këtë takim do të hyjmë me të gjitha forcat me të vetmin qëllim që nga ndeshja të dalim me tre pikë”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani.