Lajme

Java XXVI: Ferizaj - Prishtina

Java XXVI: Ferizaj - Prishtina

Fitorja imperativ i vetëm

Prishtinë, 7 prill 2019 – Ferizaj, në historinë e vet të pasluftës, Prishtinën e ka mposhtur vetëm në 4 ndeshje nga 37 sa janë zhvilluar. Të gjitha këto fitore i ka minimale me 1:0 (3 herë) dhe 2:1 – 2-golëshi është maksimumi që Ferizaj ka arritur t’i shënoj Prishtinës në çfarë do ndeshje. Përkundër Prishtina ka 22 fitore, por janë arritur edhe 11 barazime. Golldallimi është +35 për kryeqytetasit, 56:21.
Në 9 ndeshjet e fundit Ferizaj nuk din për fitore, por ka arritur 4 barazime (2 në Prishtinë) dhe dy barazimet e fundit në këtë edicion janë rekord pozitiv i ferizajasve të lidhura rend në dy ndeshje. Futbollistët e Prishtinës duan të tregojnë që kanë qenë rastësi dhe lojë e ulët e skuadrës ferizajasve me kërcënim publik ndaj gjyqtarëve siç kanë bërë edhe tani dhe në ndeshjen e parafundit. E padëgjuar dhe e panjohur edhe për futbollin e Kosovës që një skuadër të ankohet paraprakisht në vetëm një skuadër nga 10 tjera sa janë. Pra, motivi është absolutisht i prishtinasve dhe mezi s’po presin të hyjnë në ndeshje për ta rreshtuar edhe një fitore tjetër! Prishtina nuk i frikësohet as kërcënimeve të hapura të një skuadre e as nuk donë të mbajë në mend që me gjyqtarin Mervan Bejtullahu në pranverë skuadra ka pësuar humbjen më të rëndë me Flamurtarin (2:0). Thjesht këto janë rastësi apo ditë të këqija – vrullin e Prishtinës drejt titullit ia caktojnë vetëm futbollistët e saj të cilët tanë janë në formën dhe harmoninë jetike!

Prishtina nuk ka asnjë problem as me suspendim as me lëndime dhe të vetmen “kokëçarje” që ka kryetrajneri Josa, është se kë të thërras në 18-she nga 25 futbollistët që ka skuadra.

Java XXVI

Ferizaj – Prishtina

E hënë, 8 prill – ora 15:00

Stadiumi me bari sintetik, Ferizaj

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Elvis Bicaj (Is), Driton Preniqi (Ob) – Bardh Ajeti (Mt)

J. Arago: Kemi gjetur ritmin tonë, rrugën drejt fitoreve dhe “Inshallah” do të kthehemi me tre pikë

“Kjo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme. Është ndeshja e tretë dhe e fundit që do të luajmë këtë edicion kundër tyre dhe ku në dy ndeshjet tjera na kanë humbur plot katër pikë – janë shumë për ne si skuadër pretenduese. Pra, gati-gati është ndeshje jetike të cilën mezi s’presim ta nisim e ku për rezultat negativ as që duam më ta mendojmë, sepse tani kemi gjetur ritmin tonë, rrugën drejt fitoreve tona dhe “Inshallah” nga Ferizaj do të kthehemi me tre pikë”, ka thënë Jamal Arago që deri më tani me fanellën e Prishtinës ka regjistruar 50 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe asistuar në 5 sosh.