Lajme

Java XXVI: Flamurtari – Prishtina

Java XXVI: Flamurtari – Prishtina

Bardhekaltrit vetëm për fitore

Prishtinë, 8 prill 2018 – Të hënën zhvillohet derbi i 37-të i kryeqendrës pas luftës. Flamurtari në luftë për ekzistencë, por vetëm fitorja Prishtinën e mbanë tre pikë larg Dritës. Dhe futbollistët janë të vetëdijshëm dhe tërësisht të mobilizuar që më nuk ka vend për gabim.

Fusha e keqe mund të penalizoj lojën e mirë, por tani është koha vetëm për fitore!

Java XXVI:

Flamurtari – Prishtina

E hënë – 9 prill; ora 14:00

Stadiumi i Flamurtarit

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Visar Kelmendi (Pe), Gzim Mehmeti (Mt) – Isak Ceroviku (Mt)

M. Josa: Të bëjmë detyrën tonë, pastaj të shohim tjerat

“Ne s’duhet shohim ndeshjet e ekipeve kundërshtare. Ne duhet shohim ndeshjet tona, të bëjmë detyrën tonë, pastaj të shohim tjerat. Do të jetë ndeshje e vështirë, siç janë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës. Mendoj që futbollistët kanë vu diçka në mendjen e tyre që duhet bërë punën e tyre fillimisht, pastaj të shohin kundërshtarët. Në këtë gjendje erdhëm që të shohim edhe kundërshtarët tonë, por pa bërë punën tonë s’kemi si t’i shohim ato. Unë siç thash, përballjen e shoh si shumë të vështirë, sepse edhe Flamurtari lufton për mbijetesë, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse edhe terreni nuk na lejon të bëjmë futbollin që duhet”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. 

Të gjitha përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtinë: Flamurtari – Prishtina 0:1 (0:1) Sheremet Isufi 34’
Prishtina - Flamurtari 5:0 (1:0) Visar Aliu 3’, Sheremet Isufi 55’ 77’, 81’, Samet Zeqiri 73’

2000/01:
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Afrim Tovërlani 82’
Flamurtari – Prishtina 0:0

2001/02:
Flamurtari - Prishtina 3:2 (1:2) Erkan Sylejmani 5’, Bujar Muji ?, Përparim Hasani ? – Florim Humolli 4’ 44’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Artan Krasniqi 72’

2002/03:
Flamurtari - Prishtina 0:0
Prishtina – Flamurtari 3:1 (0:1) Artan Krasniqi 46’, Xhevdet Llumnica 52’, Sheremet Isufi 65’ – Meriton Janova 23’

2003/04:
Rahovec Flamurtari - Prishtina 1:3 (1:1) Lulzim Avdiu 42’ – Bashkim Patoku 2’, Florim Humolli 56’, Milaim Humolli 90’
Prishtina - Flamurtari 0:1 (0:0) Fatos Ademi 74’

2004/05:
 
Flamurtari – Prishtina 2:1 (1:0) Kushtrim Munishi 14’, Hysni Veliu 55’ – Sheremet Isufi 88’
Prishtina – Flamurtari 3:2 (2:1) Raphael Edereho 8’, 48’, Selman Berisha 17’–Kushtrim Munishi 11’, Enis Fetahu 82’
Flamurtari – Prishtina 1:2 (1:0) Edi Martini 24’ – Sheremet Isufi 47’, Driton Krasniqi 51’
Prishtina – Flamurtari 2:0 (1:0) Sheremet Isufi 39’, Labinot Haliti 83’

2005/06:
Flamurtari - Prishtina 2:1 (0:0) Isuf Llumnica 54’, Sunaj Keçi 77’ – Liridon Kukaj 66’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Uliks Emra 68’
Prishtina – Flamurtari 2:0 (0:0) Enis Fetahu 67’, 71’
Flamurtari - Prishtina 1:1 (1:0) Bardhyl Kaqiu (aut) 8’ – Nikollë Dushi 55’

2006/07:

Prishtina – Flamurtari 1:0 (0:0) Sunaj Keçi 87’
Flamurtari - Prishtina 2:2 (0:0) Berat Hyseni 51’, Suad Keçi 67’ – Ardian Kozhani 69’, Florim Humolli 88’

2007/08:
Flamurtari - Prishtina 2:5 (0:2) Milaim Humolli 55’, Faton Zejnullahu 83 – I. Llumnica 20’, 59’, Ertan Hasan 32’, B. Kaqiu 62’, K. Munishi 78’
Prishtina – Flamurtari 0:0

2008/09:
Prishtina – Flamurtari 3:2 (3:1) Suad Saliagiq 26’, 41’, Behar Maliqi 44’ – Naim Kodraliu 42’, Milaim Humolli 80’
Flamurtari - Prishtina 0:0
Kupa ¼ Prishtina – Flamurtari 1:0 (0:0) Ardian Kozhani 49’
Kupa ¼ Flamurtari – Prishtina 2:1 (2:1) Behar Maliqi (aut) 28’, Faton Zejnullahu 31’ - Suad Saliagiq 37’

2009/10:
Flamurtari - Prishtina 3:2 (2:1) Desaret Dervishi 8’, 90’, Qendrim Sejdiu 45’ – Astrit Fazliu 42’, Suad Saliagiq 84’
Prishtina – Flamurtari 2:2 (1:1) Astrit Fazliu 28’, Behar Maliqi 63’ – Malsor Gjonbalaj 42’, Alban Ukzmajli 90’
Flamurtari - Prishtina 1:1 (1:1) Labinot Jetullahu 41’ – Faton Zejnullahu 26’

2010/11:
Flamurtari – Prishtina 1:1 (1:1) Arton Gashi 22’ – Astrit Fazliu 14’
Prishtina – Flamurtari 3:2 (1:1) Astrit Fazliu 6’, 52’, Labinot Ibrahimi 80’ – Përparim Livoreka 31’, 48’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Azem Ahmeti 67’

2011/12:
Kupa 1/16 Prishtina – Flamurtari 6:0 (5:0) Gen. Begolli 14’, Sh. Osmani 19’, A. Ahmeti 33’, M. Mazrekaj 35’, Arbër Sahiti 37’, Gr. Begolli 83’

2017/18:
Flamurtari – Prishtina 0:2 (0:2) Mergim Pefqeli 18’, Mentor Mazrekaj (p) 38’
Prishtina – Flamurtari 3:1 (1:0) Armend Dallku /p/ 4’, Derbatik Curri 59’, Mergim Pefqeli 72’ – Mergim Boshnjaku 49’
Kupa: Rr.III Flamurtari – Prishtina 2:3 (0:2) Hasip Hajdari 48’ (p), Pleurat Hajdini 83’ – Drashko Bozhoviç 6’, 22’, Ahmed Januzi 78’