Lajme

Java XXVI: Llapi – Prishtina

Java XXVI: Llapi – Prishtina

Ndeshje jetike e bardhekaltërve

Llapi - Prishtina 1-4

Prishtinë, 24 qershor 2020 – Prishtina udhëton nesër tek rivalët e vështirë të Llapit në Podujevë. Për të vazhduar luftën për titull, prishtinasit duhet të fitojnë ndeshjen. Skuadra duhet të jetë tërësisht e mobilizuar dhe me angazhim maksimal duhet të synohen tre pikët e nevojshme.

Skuadra duhet provuar formën e lartë që ka dhe për të fituar titullin duhet fituar ndeshjet një nga një.

Skuadra përballet me dy mungesa, Ahmeti e Miftaraj të lënduar, por tjera probleme nuk ka.

Java XXVI

Llapi – Prishtina

E enjte, 25 qershor – ora: 16.45

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Isak Ceroviku (Mt)

Pa shikues – drejtpërdrejt në Supersport Kosova

Ahmet Haliti

Haliti: Ndeshje e vështirë, por besoj tre pikët

“Është e vërtet që këtë edicion nuk kam shumë lojë të zhvilluara, por jam stërvitur mjaft mirë duke e mbajtur formën gjatë procesit të punës dhe besoj që pas lëndimit të Diarit e që i dëshiroj kthim sa më të shpejtë, pata paraqitje të mirë dhe besoj edhe në vazhdim do të ndihmoj skuadrën drejt qëllimit që kemi. Në Podujevë padyshim do të jetë e vështirë. Në ndeshjen e fundit atje pata shënuar gol, shpresoj prapë të shënoj edhe tani, por me rëndësi është të fitoj skuadra, të vazhdojmë ecurinë e mirë pozitive që kemi duke zhvilluar lojë të bukur ashtu siç i kemi zhvilluar deri tani. Kam besim të plotë se nga Podujeva do të kthehemi me tre pikë”, ka thënë qendërmbrojtësi, Ahmet Haliti.