Lajme

Java XXVI: Llapi – Prishtina 1-1

Java XXVI: Llapi – Prishtina 1-1

Bardhekaltrit ndalen në Podujevë

Llapi - Prishtina 1-1 Meriton Korenica

Podujevë, 25 qershor 2020 – Ndeshja e vështirë në praninë e rreth 300 shikuesve, kishte mundësi të përfundonte me fitoren e Prishtinës. Udhëhoqi e para (25’), u qëllua traversa (Zyba 45’), por edhe pas barazimit nga vendasit (Zhdrella 51’), i riu Zyba kishte mundësi ideale të mbyllte ndeshjen (56’). Pjesa tjetër e lojës ishte luftë në fushë, luftë nervash e pakënaqësi në gjykim (Prishtina kërkoi penallti në Januzin – 76’ e Llapi kërkonte penallti në çdo situatë brenda zonës së rreptësisë). Krejt kjo bëri mos të kishte shumë aksione apo raste tjera të pastra shënimi.

Pra, Prishtina e kishte vlerësuar ndeshje të vështirë këtë udhëtim, e megjithatë mund ta fitonte. Skuadrës, futbollistëve duhet t’i shërbej kjo ndeshje si mësim dhe të vazhdohet tutje në shtatë ndeshjet e mbetura, duke filluar nga Feronikeli të hënën.

Llapi - Prishtina 1-1 Oto John

Java XXVI

Llapi – Prishtina 1-1 (0-1)

Golat: Mentor Zhdrella 51’ – Ahmed Januzi 25’

Shikues: 300

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Isak Ceroviku (Mt)

KV: M. Zhdrella, B. Emini, V. Veliu, H. Sejdiu, K. Selmani – L. Boshnjaku, A. Januzi, L. Bekteshi, A. Hila

Pozita jashtë lojës: Lla 1-2 Pri

Kornerët: Lla 4-3 Pri

Gjuajtjet totale: Lla 4-4 Pri

Llapi: 1. Giacomo Nava – 3. Leutrim Kadriu, 4. Bujar Idrizi, 5. Elvis Prençi, 6. Ersil Ymeri, 7. Mentor Zhdrella/c/  (23. Labinot Osmani – 90’), 8. Benjamin Emini, 11. Valmir Veliu, 15. Hajdin Salihu, 19. Jasmin Raboshta (10. Alban Shabani – 69’), 22. Kastriot Selmani (27. Egzon Krasniqi – 83’). Kryetrajner: Tahir Batatina.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 8. Ahmet Haliti, 28. Leotrim Bekteshi, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku (88. Ardit Hila – 65’), 20. Qendrim Zyba, 6. Endrit Krasniqi – 10. Meriton Korenica (15. Gauthier Mankenda – 65’), 77. Oto John (11. Kreshnik Uka - 74’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Tun Bardhoku, Dhurim Zhuri, Labinot Ibrahimi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Llapi - Prishtina 1-1 Endrit Krasniqi

Komenti:

Prishtina sot ka bërë hap të gabuar, megjithëse ka ruajtur pozitën e dytë, tani ndodhet katër pikë larg Dritës.

Ishte skuadra vendase sot që kishte më shumë iniciativë, por Prishtina e ndëshkoi me kundërzbritje të shpejtë. Pas këtij goli, prishtinasit duhej të shënon edhe golin e dytë, duhej të tregoheshin më kërkues, më agil.

Edhe pas barazimit të rezultatit, ishte Prishtina që kishte situata më të pastra, por loja zhagitej e zhagitej e koha po ecte. Prishtinasit nuk u treguan të përqendruar, me shumë nervozitet e sidomos polemika me gjyqtarin e luhatshëm, Isufi.

Mbeti peng fitorja, mungoi edhe fati dhe tani skuadra do të ketë më të vështirë, por jo të pamundshme për ta kapur sërish kreun. Duhet nxjerrë mësim nga ky barazim.

Minutë pas minute:

14’ Selmani provon ballore e ulët, kap Bekaj.

18’ Sërish vendasit në aksion, nga e majta e në fund përfundon në gjysmëkrahun e djathtë nga gjuan Selmani, por gjuan lartë.

21’ Januzi e ulë topin për Krasniqin i cili ulët nga distanca, kap portieri italian, Nava.

21’ Zhdrella nga distanca gjuan rrezikshëm dhe qëllon pjesën e epërme të traversës.

23’ Veliu e pason Idrizin e ky nga pozitë ballore gjuan, e lartë.

24’ Krasniqi nga 22 metra gjuan me të parën, e lartë.

Llapi - Prishtina 1-1 Ahmed Januzi

25’ Super aksion i shpejtë, Ahmed Januzi e kthen për Meriton Korenicën e ky me top të gjatë vertikal e qet topin prapa mbrojtjes vendase dhe golashënuesi i Prishtinës, tani me 11 gola, shënon mjeshtërisht mbi portierin e shtrirë – 0:1.

Llapi - Prishtina 1-1 Ahmed Januzi

31’ Selmani merr top nga Zhdrella e vazhdon për Idrizin i cili gjuan ballore jashtë pingules.

32’ Tollovi para portës vendase, për pak të përfitonte Januzi, por gjuajtja e ulët shkoi larg portës.

34’ Krasniqi nga gjuajtja e lirë, larg mbi portë.

45’ Januzi e shërben John nga e majta pas depërtimit paralel me zonë ia vazhdon Qendrim Zybës i cili nga 22-23 metra gjuan rrëmbyeshëm dhe qëllon traversën.

Llapi - Prishtina 1-1 Qendrim Zyba

51’ Gjyqtari Isufi jep një ndërhyrje shumë të lehtë për vendasit. Nga kjo situatë, Mentor Zhdrella nuk fal dhe nga gjuajtja e lirë barazon – 1:1.

Llapi - Prishtina 1-1

56’ Abazi e harkon ndërprerjen nga e majta, Januzi e kthen nga qendra me kokë në shtyllën e djathtë, i riu Zyba i vetëm me portieri, gjuan me kokë drejt në portierin italian. Mëkat që nuk u shënua nga kjo situatë e pastër.

Llapi - Prishtina 1-1 Qendrim Zyba

58’ Krasiqi gjuan dinakërisht nga jashtëzona, por e pasaktë, jashtë.

62’ Veliu depërtues nga krahu i majtë pastaj gjuan furishëm, por larg portës.

64’ Ymeri e shërben djathtë Raboshtan e ky top të rrezikshëm në krahun tjetër ku topi devijohet paska nga mysafirët e nuk e mbërrin Veliu, por përfundon në këndore.

72’ Zhdrella gjuan nga ndërprerja, kap Bekaj.

Llapi - Prishtina 1-1 Ahmed Januzi

76’ Januzi depërton në mesin e dy futbollistëve vendas, del portieri, sulmuesi me përvojë shtyn topin përpara, italiani Nava e rrëzon, por hesht pipi i gjyqtarit Isufi.

90’+4 Krasniqi bënë përpjekjen e fundit ballore, jashtë pingules.

Llapi - Prishtina 1-1 Endrit Krasniqi

Deklaroi:

Armend Dallku:
Asgjë nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë tutje pasi gjithçka është e hapur dhe ku presim mos të ketë gabime të tilla në të ardhmen nga ana jonë. Fusha ishte një problem sot, pasi nxehtësia e saj ishte e madhe, por nuk dua të arsyetohem. Duke parë që kemi përballjet direkte, por edhe gjitha skuadrat tjera do të luajnë me Llapin, atëherë e gjitha mbetet e hapur dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë në dy frontet.